LAJMI I FUNDIT:

Tripunovski: Duhani këtë vit është blerë me çmim mesatar prej 374 denarë

Tripunovski: Duhani këtë vit është blerë me çmim mesatar prej 374 denarë

“Sot jam për vizitë në rajonin e Prilepit, në Kombinatin e Duhanit, për të bërë inspektimin e procesit të grumbullimit të duhanit për të korrat e vitit 2024. Edhe pse afati i fundit ligjor deri më 15 dhjetor nuk ka mbërritur ende, shohim se një pjesë e duhanarëve e kanë dorëzuar prodhimin e tyre”, theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, nga Prilepi.

Ai tha se sipas të dhënave të regjistruara në sistem, deri dje janë grumbulluar 1,400,000 kilogramë duhan me çmim mesatar prej 374.30 denarë, duke shtuar se deri tani janë paguar rreth 45% e fermerëve.

Ministri Tripunovski shtoi se Inspektorati i Bujqësisë po e ndjek nga afër këtë proces.


“Ne si ministri jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha shoqatat. Po e ndjekim gjithë procesin dhe që nga java e ardhshme presim një rritje të dorëzimit të duhanit nga të korrat e këtij viti. Duhanarët nuk duhet të shqetësohen, sepse këtë vit do të kemi një çmim mesatar më të lartë për grumbullimin krahasuar me vitin e kaluar,” siguroi ministri Tripunovski.

Ai theksoi se si Qeveri dhe si Ministri janë në komunikim të vazhdueshëm me grumbulluesit, prodhuesit e duhanit dhe të gjitha shoqatat që veprojnë në këtë sektor. Gjatë deklaratës së tij, ministri theksoi se këtë vit nuk do të ketë asnjë prodhues të duhanit të pakënaqur. Ministria nuk do të lejojë zhgënjime si ato që ndodhën në të kaluarën.

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori