Ndoshta nuk e keni ditur, por etja nuk është treguesi i vetëm që organizmi juaj ka dehidratuar, apo që i mungojnë lëngjet. Trupi ju sinjalizon se është koha për një gotë ujë në mënyra të ndryshme.
Trupi gjatë temperaturave të verës dhe djersitjes së tepruar shpejt e humb ujin, i cili është më se i nevojshëm. Dhe në qoftë se gjatë ditëve të nxehta nuk pini sasi të mëdha të lëngjeve, organizmi mund të dehidratojë shumë shpejt.
Gjithashtu, sigurisht nuk e keni ditur, por etja nuk është e vetmja simptomë, e cila tregon qartë se duhet të pini më shumë ujë, por për këtë trupi juaj ju njofton në mënyra të ndryshme.
Simptomat e mëposhtme të prezantuara nga fiziologu Craig Justice, në mënyrë të qartë, tregojnë se jeni dehidratuar, kështu që nëse i ndieni ato, duhet të dini se është koha për të bërë diçka lidhur me këtë.
Dhimbja e kokës. – Organizmi vazhdimisht i humb lëngjet dhe me to shkojnë edhe kripërat. Truri është i ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve dhe pikërisht ky është shkaku i dhimbjes së kokës. Sa më shumë lëngje që i mungojnë organizmit, dhimbja e kokës është më e fortë.
"Sa më shumë lëngje që humbni, aq më shumë zvogëlohet volumi i gjakut për ç’arsye më pak oksigjen arrin në tru, ku enët e gjakut zgjerohen dhe dhimbja e kokës përkeqësohet", thotë Justice.
Urina jashtëzakonisht e verdhë. – Kur urina bëhet e verdhë, është koha të shkoni në kuzhinë dhe ta mbushni një gotë me ujë, transmeton Koha.net. Urina e personit që pi lëngje të mjaftueshme është e tejdukshme, ndërsa ngjyra e verdhë tregon se në urinë ka shumë mbeturina.
"Kur të jeni hidratuar sa duhet, toksinat dhe substancat e tjera nxirren me lehtësi nga organizmi, por në qoftë se nuk pini ujë të mjaftueshëm, ato mbeten në organizëm," shpjegoi fiziologu Craig.
Kapsllëku. – "Uji ndihmon në kalimin e materieve nëpër zorrë dhe nxjerrjen e tyre nga trupi juaj, prandaj nëse trupi nuk është duke marrë lëngje të mjaftueshme, as ju nuk do të keni jashtëqitje të rregullt," përfundon Justice. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?