LAJMI I FUNDIT:

Tri raste të dënimit me burgim të përjetshëm në Kosovë, disa të tjera në rigjykim

Tri raste të dënimit me burgim të përjetshëm në Kosovë, disa të tjera në rigjykim
Burgu i Sigurisë së Lartë /Foto: Ridvan Slivova/

Veprat më të rënda të kryera në rrethana veçanërisht rënduese, ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda, konsiderohen si veprat më të rënda kriminale, për të cilat pason dënimi maksimal – burgim i përjetshëm, dënim ky i bazuar në Nenin 44 të Kodit Penal të Kosovës (KPK). Që nga hyrja në fuqi e Kodit Penal, më 1 janar 2013 e deri më sot, janë shqiptuar disa dënime me burgim të përjetshëm, në Kosovë.

Zyrtari për informim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, Florent Gashi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në Qendrat Korrektuese të Kosovës, dënimin me burg të përjetshëm po e vuajnë tre persona.

Sipas tij, me vendim janë tri raste, një i ekstraduar në Kosovë nga shteti i Zvicrës për vrasje të dyfishtë, dënimi me burgim të përjetshëm për ish policin Sh.S, për vrasjen e të ndjerit J.A dhe rasti i fundit me burgim të përjetshëm, kundër të akuzuarit N.P, që u dha të mërkurën nga Gjykata Themelore në Ferizaj (shkalla e parë).


Këto janë tri rastet kur është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm në Kosovë, që nga viti 2013
Lexo po ashtu Këto janë tri rastet kur është shqiptuar dënimi me burgim të përjetshëm në Kosovë, që nga viti 2013

Ndërkaq, ditë më parë zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari nëpërmjet një postimi të tij në Facebook ka treguar se gjykatat në vend kanë shqiptuar shtatë dënime me burg të përjetshëm, por asnjë nga këto nuk i ka kaluar të gjitha instancat, për të marr vulën e plotfuqishmërisë.

Në vijim Telegrafi ju sjell një kronologji të këtyre rasteve:

Vrasje makabre në Obiliq, 2015

Emin Krasniqi dhe Astrit Mehmeti, janë të dënuarit me burgim të përjetshëm, pasi më datën  12.10.2014 kanë kryer vrasjen makabre të Mevludin Ajdinoviqin, 24 vjeç nga Novi Pazari, në Obiliq.

Prishtinë, dënohen me burg të përjetshëm për vrasje
Lexo po ashtu Prishtinë, dënohen me burg të përjetshëm për vrasje

Në vrasje ishte e infiltruar edhe e mitura, Festina C. 16 vjeçare e cila po ashtu ka marr dënimin me 9 vite e 10 muaj burg.

Mirëpo, një kolegj penal prej tre gjyqtarësh i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës së Apelit, në vitin 2016 ndryshoi dënimin me burgim të përjetshëm të shqiptuar ndaj dy të akuzuarve, Emin Krasniqi e Astrit Mehmeti, të cilët ishin dënuar më 11 shtator 2015 për vrasjen e Melvin Ajdinoviqit në Strofc të Obiliqit. Kolegji në fjalë vendosi që për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, nga neni 179 par.1 nën par.1.4 dhe 1.6, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarin e parë ta gjykojë me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 vjetësh, ndërsa të dytin me 22 vjet burgim. Ankesa e mbrojtësit të të miturës F.C. u refuzua si e pabazuar.

Vrau gruan dhe vajzën në Gjakovë, 2018

Pjetër Nrecaj, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas dhe vajzës së tij 9 vjeçare. Vrasja pati ndodhur në vitin 2018 në shtëpinë e vëllezërve të Valbona Nrecajt, ku ajo ishte strehuar bashkë me fëmijët e saj pas problemeve që kishte pasur me bashkëshortin. Gjykata e Apelit në Gjakovë, shpalli dënim me burgim të përjetshëm ndaj, Nrecajt.

Mirëpo, kolegji i Gjykatës Supreme, ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Pjetër Ndrecajt, nga Gjakova, duke anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe çështjen ia ka kthyer gjykatës së shkallës së parë, në rivendosje.

Në procedurë të rigjykimit, gjykata e shkallës së parë, e dënoi  të akuzuarin me dënim unik 24 vjet e 6 muaj, vendim të cilin e ndryshoj sërish Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit 2020, duke ia rritur dënimin në 30 vjet burgim.

Gjykata e Apelit shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin Pjeter Ndrecaj, i cili u shpallur fajtor për vrasjen e   bashkëshortes Valbona Marku  dhe vajzës Klara Ndrecaj. Ky rast u kthye në rigjykim më pas nga Gjykata Supreme. Në procedurë të rigjykimit, gjykata e shkalles se parë, e dënoi  të akuzuarin me dënim unik 24 vjet e 6 muaj, vendim te cilin e ndryshoj serish Gjykata e Apelit në dhjetor te vitit 2020, duke ia rritur dënimin në 30 vjet burgim.

Vrasje e Donjeta Pajazitaj, 2019

Naser Pajazitaj, i akuzuar për vrasje ‘dinake’ të Donjeta Pajazitaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore e Pejës.

Ky dënim u vërtetua  nga Gjykata e Apelit, por që u kthye në rigjykim më pas nga Gjykata Supreme. Në procedurë të rigjykimit i akuzuari u dënua sërish më burgim të përjetshëm (Gjykata Themelore në Ferizaj  -27.05.2021.)

“I pandehuri N.P. akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit – Komuna Deçan, në vendin e quajtur te ‘Kroni i Lajthisë’, duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta, ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshat, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë, në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet në afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit, dhe kur arrin tek ‘Kroni i Lajthisë’ e privon nga jeta me armë duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit”, thuhet në njoftim.

Vrasja në Ferizaj, 2020

Gjykata Themelore në Ferizaj, e dënon më burgim të përjetshëm, të akuzuarin Trimor Lalinovci, si fajtor për vrasjen e shtetasit Shkodran Bytyqi. Vendimi u ndryshua nga Gjykata e Apelit (dhjetor 2020). Dënimi me burgim të përjetshëm iu zëvendësua me atë prej 30 vjet burgim.

Vrasja në Ferizaj, Gjykata e Apelit i zëvendëson dënimin e përjetshëm me 30 vjet burg personit që kreu vrasjen
Lexo po ashtu Vrasja në Ferizaj, Gjykata e Apelit i zëvendëson dënimin e përjetshëm me 30 vjet burg personit që kreu vrasjen

“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 09.11.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim. Të akuzuarit për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”  nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dënimi me burgim të përjetshëm i është zëvendësuar më atë prej 30 vjet burgim”, thuhej në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Ish-polici që vrau Jetmir Aliajn në një kazino në Suharekë, 2020

Gjykata Themelore në Prizren, e dënon më burgim të përjetshëm ish policin Shefki Spahiun, për vrasjen e të ndjerit Jetmir Aliaj. Vendimi u vërtetua nga Gjykata e Apelit (shkurt 2021). Lënda tash ndodhet me mjet të jashtëzakonshëm juridik në Gjykatën Supreme.

Apeli refuzon ankesën e Shefki Spahiut, mbetët në fuqi dënimi me burg të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt në kazino
Lexo po ashtu Apeli refuzon ankesën e Shefki Spahiut, mbetët në fuqi dënimi me burg të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt në kazino

Gjykata  e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren për burg të përjetshëm për Shefki Spahiun i cili vrau Jetmir Aliajn më 17 mars 2019 në një kazino në Suharekë.

Apeli ia refuzoi ankesën e parashtruar nga mbrojtja e Shefki Spahiut për vrasjen e Aliajt, duke i vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm, teksa lënda ndodhet në ankesë. 

Vrau gruan me shufër në Kamenicë, 2020

Gjykata Themelore në Gjilan, e dënoi më burgim të përjetshëm të akuzuarin Nuhi Mavrovqani, për shkak  të vrasjes së bashkëshortes se tij Sabile Mavrovqani. Ky aktgjykim është prishur nga Gjykata e Apelit, në shkurt të këtij viti dhe lënda  i është kthyer  të njëjtës gjykatë në rivendosje.

Dënohet me burg të përjetshëm burri nga Kamenica që e vrau gruan e tij me shufër të hekurit
Lexo po ashtu Dënohet me burg të përjetshëm burri nga Kamenica që e vrau gruan e tij me shufër të hekurit

Ndryshe, dënimi me burgim të përjetshëm është i sanksionuar si dënim në sistemin juridik të Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi e Kodit Penal më 1 janar 2013, i cili dënim edhe e ka zëvendësuar dënimin me burgim afatgjatë (20 deri në 40 vite burgim) që ka qenë në Kodin e Përkohshëm Penal. Në Kodin Penal të Kosovës (KPK), neni 44 pika, në ligjin me burgim të përjetshëm thuhet:

Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda.

Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale.

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore”

Ndryshe, dënimi me burgim të përjetshëm është i sanksionuar si dënim në sistemin juridik të Republikës së Kosovës që nga hyrja në fuqi e Kodit Penal më 1 janar 2013, i cili dënim edhe e ka zëvendësuar dënimin me burgim afatgjatë (20 deri në 40 vite burgim) që ka qenë në Kodin e Përkohshëm Penal. Në Kodin Penal të Kosovës (KPK), neni 44 pika, në ligjin me burgim të përjetshëm thuhet:

Ligji mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm për veprat më të rënda penale të kryera në rrethana veçanërisht rënduese ose për vepra penale që kanë shkaktuar pasoja shumë të rënda.

Ligji nuk mund të parasheh dënimin me burgim të përjetshëm si të vetmin dënim kryesor për një vepër të veçantë penale.

Dënimi me burgim të përjetshëm nuk mund t’i shqiptohet personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale nuk i ka mbushur njëzetenjë (21) vjet ose personit i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ka pasur aftësi esencialisht të zvogëluar mendore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori