Tri orët e para janë vendimtare nëse do të jetoni: Nëse i ndieni këto simptoma, kanë të bëjnë me një goditje në tru!

Njohja e simptomave dhe shpejtësia e reagimit mund t’ju shpëtojë jetën!
Goditja në tru ndodh për shkak të dëmtimit të enëve të gjakut të trurit, për shkak të të cilave ushqimi i asaj pjese të trurit me oksigjen dhe lëndë ushqyese është i vështirë ose plotësisht i pamundur.
Pas goditjes në tru, pjesa e prekur e trurit ndalon funksionimin dhe shfaqen sulme neurologjike. Goditja ndryshe quhet edhe goditje cerebrovaskulare, transmeton Telegrafi.
Goditja në tru është një urgjencë në mjekësi, sepse mund të çojë në dëmtim të përhershëm ose vdekje të personit.
Prandaj, është e nevojshme të kërkoni ndihmën e mjekut menjëherë brenda tri orëve të para të njohjes së simptomave të një goditjeje në tru.
Simptomat e një goditje në tru mund të jenë: konfuzioni ose një ndryshim i papritur në gjendjen e vetëdijes, paralizë, dobësi ose mpirje e njërës anë të trupit, të folur të vështirë ose pamundësi e të folurit, dhimbje koke të papritur të rëndë, humbje të shikimit, “imazhe të dyfishta”, humbje ekuilibri ose marramendje…
Të gjitha këto janë simptoma që duhet të jenë një alarm se mund të ketë ndodhur një goditje në tru.
Parashikimi i goditjes në tru është i keq si në vendin tonë ashtu edhe në botë. Goditja në tru është ende një nga shkaqet më të zakonshme të vdekjes. Shanset për mbijetesë rriten ndjeshëm nëse aplikohet terapi specifike (tromboliza), dhe për këtë arsye është e nevojshme të thërrisni një mjek menjëherë brenda 3 deri në 4.5 orë nga shfaqja e simptomave!
Simptomat:
▪ Konfuzion ose një ndryshim i papritur i vetëdijes
▪ Privimi (paraliza) e njërës anë të trupit
▪ Dobësia e njërës anë të trupit
▪ Mpirje e njërës anë të trupit
▪ Privimi / dobësia e krahut dhe këmbës
▪ Vështirësi / të folur me aftësi të kufizuara
▪ Fillimi i papritur i dhimbjes së fortë të kokës
▪ Humbja e shikimit
▪ Pamje e dyfishtë
▪ Humbja e ekuilibrit
▪ Marramendje
Faktorët e rrezikut:
▪ Mosha
▪ Gjenetika (homocistinuria)
▪ Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
▪ Aritmia kardiake (aritmi absolute, dëmtimi i valvulave)
▪ Diabeti
▪ Nivelet e larta të yndyrës në gjak (kolesterol i lartë LDL dhe kolesteroli i ulët HDL)
▪ Ngushtimi i enëve të gjakut në qafë (arteriet karotide) për shkak të arteriosklerozës
▪ Aneurizma (këputje e arteries së zgjeruar në tru)
▪ Pirja e duhanit
▪ Obeziteti
▪ Përdorimi i drogës (kokainë, amfetamina)
▪ Alkooli
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi