Xhudistet e Kosovës kanë shënuar sukses të madh në Kupën Evropiane për Juniorë, e cila u zhvillua gjatë fundjavës në Shkup. 

 Në këtë garë e cila përfshinte xhudistë deri në moshën 21-vjeçare, Kosova u paraqit me disa prej talenteve më premtues në këtë sport. 


Laurinë Gashi shkëlqeu duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke treguar dominim  në të gjitha përballjet e saj. 

Në të njëjtën kategori, Sidorela Dodaj siguroi medaljen e bronztë, duke e përforcuar suksesin kosovar në këtë kategori. 

Një tjetër medalje bronzi u sigurua nga Enise Zijade në kategorinë deri në 57 kilogramë, pas një paraqitjeje të fortë dhe të vendosur. 

Përveç medalisteve, edhe xhudistet e tjera treguan angazhim të madh. Sara Osmani u rendit e pesta pas një performance të denjë, duke fituar dy ndeshje radhazi ndaj Milana Stevanovic nga Mali i Zi dhe Carmel Eshel nga Izraeli. 

Ndërkohë, Erlule Musaj arriti të pozicionohet e shtata në renditje, duke grumbulluar përvojë të çmuar në një garë të këtij niveli./Telegrafi/

telegrafi sport app