LAJMI I FUNDIT:

Tri klube të mëdha italiane kërkojnë që të reduktohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në Serie A

Tri klube të mëdha italiane kërkojnë që të reduktohet numri i ekipeve pjesëmarrëse në Serie A

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, Juventus, Milan dhe Inter janë duke shtyrë përpara idenë e tyre për të reduktuar numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Serie A nga 20 në 18.

Ka pasur tashmë sugjerime gjatë ditëve të fundit se ‘treshja e madhe’ do të bashkoheshin për të çuar përpara këtë plan, i cili fillimisht ishte propozuar nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Tani ANSA pretendon se është mbajtur një takim mes zyrtarëve të Juventus, Milan dhe Inter së bashku me krerët e Federatës, për të punuar mbi këtë ide.


Prezent në këtë takim ishin shefi i Interit, Beppe Marotta, drejtori gjeneral i Juventusit, Maurizio Scanavino dhe drejtori Francesco Calvo, ndërsa nga Milani përmes një videolidhje u kyç edhe presidenti Paolo Scaroni.

Megjithatë, ata po përballen me një kundërshtim të ashpër, pasi Lega Serie A ka paralajmëruar se do të luftojnë idenë e reduktimit të numrit të ekipeve në elitën e futbollit italian.

Kjo do të ishte një rikthim në sistemin e vjetër, pasi Serie A kishte pasur 18 klube dhe u zgjerua në 20 në sezonin 2003/2004.

Ky plan është parë si një mënyrë për të reduktuar numrim e madh të ndeshjeve, por në të njëjtën kohë për ta bërë Serie A një kompeticion më konkurrues në përgjithësi dhe më kualitativ./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori