Tri klube angleze e kërkojnë Ramseyn

217:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 22: Aaron Ramsey of Juventus looks during the Serie A match between SPAL and Juventus at Stadio Paolo Mazza on February 22, 2020 in Ferrara, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images) 12:"Getty Images
Tottenham Hotspur, Chelsea dhe Manchester Unitedi, janë tri klubet e Ligës Premier që kanë shprehur interesim për Aaron Ramsey.
The Sun kishte raportuar se Juventusi ua ka ofruar Spursave mesfushorin, përkundër të kaluarës së tij me Arsenalin.
Mirëpo, TuttoJuve.com – degë e Tuttomercatoweb, raporton se kanë qenë përfaqësuesit e Tottenhamit ata që e kanë kontaktuar Juven lidhur me uellsianin.

Në ndërkohë, bëhet e ditur se edhe Chelsea e Unitedi kanë kërkuar nga Bianconerët që t’i njoftojnë lidhur me disponueshmërinë e 29-vjeçarit.
Përkundër interesimit të klubeve për ta kthyer në Ligën Premier, Ramsey është i kënaqur te Zonja e Vjetër dhe nuk planifikon të largohet në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































