LAJMI I FUNDIT:

Trend i cili këtë vjeshtë do ta bëjë më interesante: As damat e famshme nuk i kanë rezistuar stilit monokromatik!

Trend i cili këtë vjeshtë do ta bëjë më interesante: As damat e famshme nuk i kanë rezistuar stilit monokromatik!

Këtë stil shumë mbresëlënës do ta adhuroni

Për stilin i cili i ka ngazëlluar shumë dama nuk do t’ju jenë të nevojshme që të shpenzoni fare të holla, transmeton Telegrafi.


Çdo gjë të domosdoshme me siguri e keni në gardërobën tuaj. Në të vërtetë, stili monokromatik nënkupton kombinimin e veshjeve njëngjyrëshe nga koka deri te thembrat.

Kombinimet e këtilla janë shumë atraktive dhe interesante, andaj ju do të bini në sy kudo që të shfaqeni.

Të vetmin rregull që patjetër duhet ta respektoni është që të zgjidhni ngjyrën e parapëlqyer dhe në çast do të keni veshje si bukuroshet botërore.

Qe se si ato e bartin këtë stil.

Kendall Jenner ka ngazëlluar me veshjen ngjyrë të kuqe. Në veshjen si kjo në të cilën Victoria Beckham është shfaqur, të gjithë sytë do t’i kthejnë nga ju.

Nëse nuk keni marrë guximin që të shfaqeni në ngjyra të zjarrta, ky stil do të duket fenomenal edhe në disa tone më të qeta, si p.sh. kombinimet për të cilat ka vendosur Kylie Jenner.

/Telegrafi/