LAJMI I FUNDIT:

Tregtia e armëve të vogla arrin në 5.8 miliardë dollarë – ja kush janë blerësit dhe shitësit më të mëdhenj!

Tregtia e armëve të vogla arrin në 5.8 miliardë dollarë – ja kush janë blerësit dhe shitësit më të mëdhenj!

Gjermania dhe Britania e Madhe në vitin 2013 kanë qenë eksportuesit më transparentë të armëve të vogla, ndërsa Irani, Koreja e Veriut, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë dhënë asnjë informacion për eksportin e tyre.

Raporti mbi tregtinë e armëve të vogla dhe të transparencës, gjë e cila u analizua në vitin 2013, tregon se në bazë të të dhënave në dispozicion, tregtia në këto armë ka arritur 5.8 miliardë dollarë, një rritje prej 17 për qind krahasuar me vitin 2012, transmeton Telegrafi.

Po sipas këtyre të dhënave, SHBA-të, Italia dhe Gjermania janë shitësit më të mëdhenj, me eksportet që arrijnë më shumë se 500 milionë dollarë.


Gjithashtu thuhet se Shtetet e Bashkuara janë blerësi më i madh, me një vlerë të importit që arrin shumën prej 2,5 miliardë dollarëve.

Ndërkaq, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, në Lindjen e Mesme në vitin 2013 janë dërguar 84 për qind më shumë armë të vogla se një vit më parë, dhe ky rajon për armë të tilla ka shpenzuar 630 milionë dollarë.

Në krye të barometrit të transparencës të eksportuesve të armëve janë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar me 19,75 nga 25 pikë.

Irani, Koreja e Veriut, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë në fund me zero pikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri i Sekretarit amerikan të mbrojtjes - ai gjithashtu ndau planet e luftës me Houthi me gruan dhe vëllain e tij

Skandali i ri i Sekretarit amerikan të mbrojtjes - ai gjithashtu ndau planet e luftës me Houthi me gruan dhe vëllain e tij

Botë
Alarme për sulme ajrore në Ukrainë, përfundon armëpushimi i përkohshëm

Alarme për sulme ajrore në Ukrainë, përfundon armëpushimi i përkohshëm

Evropa
Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Evropa
“Prisni, unë do ta bëj këtë” - momenti kur Meloni e Italisë ndërpret përkthyesen gjatë takimit me Trump

“Prisni, unë do ta bëj këtë” - momenti kur Meloni e Italisë ndërpret përkthyesen gjatë takimit me Trump

Botë
Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Evropa
BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj

BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj "armëpushimit të Pashkëve" të Putinit

Evropa
Kalo në kategori