Tre persona, përfshirë të dyshuarin, raportohet se kanë gjetur vdekjen nga të shtënat me armë në një pistë akulli në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën të hënën në Dennis M. Lynch Arena në Pawtucket, Rhode Island.


Në vendin ku ndodhën të shtënat, raportohet se po zhvillohej një ndeshje hokeji për të rinj.

Siç bëhet e ditur më tej, i dyshuari është midis tre personave që kanë vdekur.

Autoritetet thanë se besojnë se ishte një sulm i synuar që rrjedh nga një mosmarrëveshje familjare.

Tre të plagosur të tjerë thuhet se janë në gjendje kritike në spital, ka bërë të ditur shefja e policisë së Pawtucket, Tina Goncalves.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullojnë disa pamje që thuhet se tregojnë momentin e të shtënave. /Telegrafi/