Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.


Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 19:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo./Telegrafi/