Cila do të ishte këshilla më e mirë që do t’i jepnit një të riu që sapo ka nisur karrierën e tij?
Kur jeni në përvojat e para, ajo çfarë shpesh është e vështirë të përcaktoni është si të vlerësoni mundësitë.
Tre pyetjet që të sapodiplomuarit duhet t’i bëjnë vetes janë:
A do të mësoni diçka që ju dëshironi ta mësoni?
A do t’i japë vlerë ky pozicion CV-së suaj?
A do të njihni njerëz që mund të jenë të dobishëm në karrierën tuaj?
Le t’i hedhim një sy më të detajuar secilës prej këtyre tri pyetjeve
1. A do të mësoni diçka që ju dëshironi ta mësoni?
Kur isha në shkollë të mesme dhe në universitet më pëlqente shumë ta kaloja kohën duke lexuar revista dhe shpesh mendoja se mund të gjeja një punë të mirë me reklamat. Atëherë, nuk ishte dhe aq jologjike që të filloja punë në një agjenci, madje ishte një ide e mirë, pavarësisht se nuk kisha aspak përvojë në këtë fushë. Por gjatë kohës që përgjigjesha në telefon mësova që njerëzit mund të jenë shumë të paarsyeshëm kur janë nën presionin e klientëve kërkues.
Puna përfshinte edhe shumë kopje dokumentesh, klasifikim dosjesh e çdo gjë që përfshinte jetën e një zyre.
Mësova shumë se si funksiononte sistemi ligjor e ndoshta ajo çfarë ishte më e rëndësishme për karrierën time të ardhshme, për ligjin e punës.
Vite më vonë, kur punoja për një klient për këshillim profesional, i cili është një shkencëtar, lexova kontratën ku i kërkohej që të firmoste dhe që të pranonte që kompania po kërkonte pronësinë e tij intelektuale. E këshillova që të mos e firmoste deri sa të konsultohej me një avokat në mënyrë që të negocionin diçka më në favor të tij.
Supozojmë që në fillim të karrierës do të keni shumë punë që mund të duken të mërzitshme. Punët që duhet të hiqni dorë – apo t’i shmangni plotësisht – janë ato që nuk ju mësojnë aftësi të reja apo të mos përmirësojnë ato që keni tashmë.
2. A do t’i japë vlerë ky pozicion CV-së suaj?
Kur merrni në konsideratë një mundësi të re, pyesni veten: “Si do ta shohin punëdhënësit e mi të ardhshëm këtë përvojë?
James M. Citrin, CEO practice leader në firmën e kërkimit Spencer Stuart, thekson në librin e tij, The Career Playbook: Essential Advice for Today’s Aspiring Young Professional, se nëse dëshironi të jeni i suksesshëm në botën e biznesit, ia vlen barra qiranë të kërkoni një punë në një kompani të njohur, e cila do t’i shtojë vlerë CV-së suaj.
Por këto punë mund të jenë të vështira për t’u gjetur. Duket të theksojmë që kompanitë e vogla do t’ju japin më shumë përgjegjësi dhe mundësi për të mësuar. Gjëja më e rëndësishme që duhet të kini parasysh është se si do të ndikojë kjo përvojë në CV-në tuaj.
3. A do të njihni njerëz që mund të jenë të dobishëm në karrierën tuaj?
Një ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëni kur filloni një punë të re është që të njihni kolegët tuaj. Bëjuni atyre pyetje rreth punës së tyre. Çfarë problemesh kanë dhe si përpiqen t’i zgjidhin ato? Çfarë synojnë të arrijnë? Kjo strategji do t’ju ndihmojë të fitoni reputacionin e një personi që është kureshtar dhe njëkohësisht i gatshëm të mësojë.
Kur dikush largohet nga kompania, përpiquni të ruani kontaktet me të. Pjesa më e madhe e tregut të punës varet nga rekomandimet. Në këtë mënyrë do të filloni të zhvilloni rrjetin tuaj profesional, për të cilët do të keni nevojë për të qenë në punë në një periudhë afatgjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Pas 95 vjetëve, KFC zhvendos selinë kryesore nga Kentucky

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij