Tre megalomaniakë në një dhomë: “The Wall” – përvoja më e hidhur e Alan Parkerit

Në vitin 1982, pas premierës së filmit “The Wall” – sipas muzikë dhe konceptit të grupit Pink Floyd – regjisori Alan Parker ka thënë: “Të jem i sinqertë, nuk është dashur ta bëj ‘The Wall’-in e Floyd-ëve… Ishte ushtrim i vështirë për të pasë kënaqësi”. Megjithatë, më vonë ka thënë se është i lumtur që në festivalet që i dedikohen krijimtarisë së tij, gjithmonë përfshihet edhe “The Wall”. “Më duket e kotë të përsëris se e urreva faktin që e bëra. Por, jam pajtuar dhe zbutur, dhe them se ishte një proces kreativ”, transmeton Telegrafi.
Arsyeja për këtë pakënaqësi ishte te fakti se ai duhej të ballafaqohej me dy artistë të mëdhenj: me muzikantin Roger Waters dhe me karikaturistin satirik Gerald Scarfe, që kanë konceptuar paraqitjen skenike të albumit “The Wall”. Më 1999, Waters ka thënë: “Bërja e filmit ishte përvojë jo e mirë, sepse në një mënyrë u shmangëm. Kemi pasë konflikte për stilin dhe për filozofinë. Scarfe dhe Parker bënin si donin ata dhe kompromisi ishte i vështirë”.
Parker këtë bashkëpunim e ka përshkruar kështu: “Ishim tre megalomaniakë në dhomë dhe është e pabesueshme që ia dolëm”. Në një intervistë të vitit 2003, i pyetur për Waters-in, Parker ka deklaruar: “Kushdo që e njeh, nuk mund të përshëndetet me të pa u grindur”.
Në kohën kur është bërë filmi “The Wall”, Parker kishte nam për filmat “Bugsy Malone”, “Midnight Express” dhe “Fame”. Ai ishte duke bërë filmin “Shoot the Moon”, kur merr ftesë të papritur që të takohet me Waters-in.
“Që në takimin e parë ishte e qartë se Roger-i nuk ishte ylli tipik i rokut, i dehur apo i droguar”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk e kishte ndërmend ta bënte filmin. I pyetur pse Pink Floyd insistonin në emrin e tij, ai ka shtuar: “Ndoshta u ka pëlqyer filmi ‘Midnight Express’. David Gilmour i referohej si ‘Dark Side of the Moon’ i karrierës time, gjë që më pëlqente”.
Në projekt ai kyçet kur Waters i thotë se me të do të jenë producentë e se Michael Seresin dhe Gerald Scarfe do të jenë regjisorë. Për këtë arsye, ai dhe Seresin shkuan në Gjermani për ta parë koncertin “The Wall”. Për këtë përjetim, Parker ka shkruar: “Ishte e pamundur të mos të linte përshtypje. Koncerti ishte rok teatër në nivel gjigant”.
Atëherë Parker e sheh se kombinimi i muzikës dhe animacioneve të projektuar në murin që ndërtohej në skenë, e krijonin një sensacion teatral. Pas skene mëson sesi gjithçka është bërë me diktatin autokrat e mbase demoniak të Roger-it, për çka anëtarët e grupit ishin buzë ndarjes.
Pas përfundimit të filmit “Shoot the Moon”, Parker kthehet në Londër dhe vazhdon punën në projektin “The Wall”.
“Te Roger-i nuk ishte problem skenari, po me u fut në psikikën e tij për të gjetur të vërtetat personale, teksa unë isha i interesuar në krijimin kinematografik”.
Pasi Seresin dhe Scarfe nuk kalonin mirë si bashkëregjisorë, ai pranon ta bëjë regjinë. Por, e shmang idenë që të përdoreshin xhirimet e koncerteve – me çka eliminohet paraqitja e tre anëtarëve të grupit, Dave Gilmour, Richard Wright dhe Nick Mason. Kështu, edhe Waters-i duhej të eliminohej nga roli i Pinkut.
“Çuditërisht, nuk ishte problem ta bindja të hiqte dorë”, ka thënë Parker. “Ai as nuk ishte as këngëtari kryesor i grupit e as nuk kishte ambicie të bëhej një Laurence Olivier”.
Pasi i provon shumë aktorë, përcaktohet për këngëtarin Bob Geldof, pasi ka parë paraqitjen e tij në videon “I Don’t Like Mondays” të grupit The Boomtown Rats. Geldof nuk e adhuronte grupin Pink Floyd. Kur pyetet nëse ka parë koncertin “The Wall” (Muri), ai thotë me ironi: “Po, e kam një (mur) në fund të oborrit”.
Xhirimet filluan më 7 shtator 1981 me një skenar që kishte pesë rreshta përshkrimesh e me muzikën të incizuar sërish. Duke pasë konflikte me Waters-in, ai tërhiqet, por bindet të kthehet nga Gilmour-i meqë grupi kishte investuar shumë para në këtë projekt dhe se ekipi i kompanisë filmike dhe anëtarët tjerë të grupit janë me të. Por, lufta me Waters-in nuk ishte problemi i tij i vetëm në këtë proces.
“Problem ishin skinhead-ët. Në një skenë, Pinku paqitej në një miting nazifasisht para 380 skinhead-ëve realë. Si do t’i bindnim të silleshin mirë. Si t’i ndalim të mos mërziten e të na rrahin”, ka thënë Parker. “Ata nisën të mendojnë se gjithçka është e vërtetë. Ishte e vështirë t’i kontrolloje. Kjo është skena më e rëndë që kam bërë”.
Kjo skenë pastaj ka shtyrë grupin “Tilbury Skins” të vesh xhaketën e stilit nazist të karakterit Pink, të shkojnë ashtu në klube e të tmerrojë të pranishmit.
Pas 61 ditëve me 106 kilometra shirita, xhirimet përfundojnë. Po ashtu, ishin 15 minuta të animacioneve të Scarfe-it me 10 mijë vizatime. Duheshin tetë muaj për ta montuar filmin në 99 minuta. Premiera jepet në Festivalin e Kanës më 1982. Për këtë premierë, nga Anglia vijnë dy mauna me sistem zërimi. Parker ka thënë: “Kombinimi i tingullit me imazhet e fuqishme të filmit patën ndikim te publiku, ku ishin edhe shumë të famshëm. Stephen Spilberg ishte në fund me Terry Semmellin-in nga produksioni Warner Brothers. Pasi ka parë filmi, tha: Çka dreqin ishte kjo?”
Dhe kjo është pyetja që është shtruar ndër vite.
“Është një mishmash, një amalgam i ideve lunatike të Roger Waters-it”, ka thënë Parker më 2003. “Ndoshta ai është i vetmi që e di se për çfarë flet. Besoj se shumica nga ne nuk e di”.
“Jam konfuz”, ka thënë Waters-i. Për një gjë ishte i sigurt se aty “nuk ka asnjë të qeshur”.
Përkundër të gjitha pakënaqësive, Parker beson se kishte aspekte inovatore në këtë film:
“Efektet speciale dhe teknikat e animacionit do të ishin më të sofistikuar sot, por u mbijetojnë kohës”.
Po ashtu, ky film e etabloi Parker-in si një nga regjisorët më të mirë anglezë. Më 2011, për këtë përvojë ai ka thënë: “Bashkëpunimi i artistëve të mirë mund të bëjnë punë interesante po kjo nuk është diçka zbavitëse”.
Alan Parker (i lindur më 14 shkurt 1944), ndërroi jetë 31 korrik të vitit 2020. Filmat tjerë të njohur të tij janë edhe “Angel Heart (1987), “Mississippi Burning” (1988), “Evita” (1996), “The Commitments” (1991), The Life of David Gale (2003) etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteret rreth vrasjes së Avni Rustemit: Për Eqrem bej Vlorën, Avniu ishte kriminel dhe karagjoz!

Prindërit e mi pas vdekjes së asistuar, ende të kapur për dore: Fotografia më personale e Martin Roemersit
Prindërit e mi pas vdekjes së asistuar, ende të kapur për dore: Fotografia më personale e Martin Roemersit
Anglia u skalit nga krishterimi ...

Artikull i vitit 1965 që shpalli Londrën si vendin më interesant në botë

Një prej fotografëve më të njohur, në Pejën e vitit 1965 (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura