Tre kartonë të kuq dhe tetë gola në pjesën e dytë – Bayern Munich shkatërron Darmstadt

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Darmstadt me rezultat 8-0 në kuadër të javës së nëntë të Bundesligas.
Pjesa e parë nuk solli gola, por që solli tret kartonë të kuq. Joshua Kimmich (Bayern Munich), Kluas Gjasula dhe Matej Maglica (Darmstad) lëshuan fushën.
Pas kësaj në pjesën e dytë Bayern Munich arriti të shënojë tetë herë.
Harry Kane shënoi het-trik në këtë përballje, ndërsa nga dy gola shënuan Leroy Sane dhe Jamal Muslala. Një gol në këtë fitore shtoi Thomas Muller.
Me këtë fitore Bayern Munich ngjitet në pozitën e parë me 23 pikë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































