Shkodran Mustafi është futbollisti me prejardhje shqiptare që gjendet në listën e ngushtë të futbollistëve me më shumë ndërprerje.

Për të pasur sukses një skuadër sigurisht që duhet të ketë edhe futbollistë të fortë që kryejnë në përpikëri detyrat mbrojtëse.


I tillë është edhe mesfushori francez i Chelseat, N’Golo Kante, i cili është futbollisti me më shumë ndërprerje që nga fillimi i sezonit të kaluar me 190 sosh, shkruan Telegrafi.

Në vendin e dytë gjendet mbrojtësi italian i Sassuolos, Francesco Acerbi, i cili ka ndaluar me sukses 181 herë kundërshtarët e tij, ndërsa në vendin e tretë Mustafi, që ka qenë i saktë në 161 ndërprerje.

Më poshtë keni listën e futbollistëve me më shumë ndërprerje në ‘Top 5’ ligat që nga fillimi i sezonit të kaluar. /Telegrafi/

N’Golo Kante             – 190 ndërprerje

kante

Francesco Acerbi     – 181 ndërprerje

acerbi

Shkodran Mustafi   – 161 ndërprerje

mustafi 1

telegrafi sport app