Humbja ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve ka dërguar tre futbollistë në bankën e të akuzuarve të Luis Enriques.

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj disa prej  lojtarëve kyçë të skuadrës.


Pakënaqësitë e tij kanë të bëjnë me paraqitjen e treguar në humbjen 3-0 ndaj Juvetnusit në Torino në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mediumi spanjoll, “TV3” ka zbuluar se Enrique ka qortuar në teshatoret e klubit në “Juventus Satadium” mbrojtësit, Gerard Piquen e Javier Mascheranon dhe sulmuesin brazilian,  Neymar.

Megjithatë, mediumi spanjoll nuk thekson nëse ndaj këtyre futbollistëve është marr ndonjë vendim, por sipas gjitha gjasave ka qenë vetëm një tërheqje e vërejtjes. /Telegrafi/

enrique 1

telegrafi sport app