Trashësia e borës deri në 1 metër, disa të bllokuar në Bjeshkës e Javorrit në Tropojë

Tashmë është hapur rruga drejt Bjeshkës së Javorrit, pasi u raportua për një situatë të rënduar nga reshjet e dëborës.
Bashkia Tropojë njofton se ekipi i shpëtimit ka vijuar punën në trashësi dëbore deri në 1 metër dhe më pas u bë e mundur hapja e rrugës drejt Bjeshkës së Javorrit.
Personat e bllokuar arritën të kthehen në banesat e tyre shëndoshë e mirë dhe pa asnjë problem shëndetësor.
Të angazhuar në terren:
Punonjës të emergjencave civile: 1
Punonjës të Drejtorise Sherbimeve :10
Mjet me zinxhire nga Bashkia :2
Fadrome nga Bashkia 1
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































