Nga sallat me mungesë të kushteve elementare, në salla të kompletuara si në aparaturë ashtu edhe në infrastrukturë moderne.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë do të ketë filtra steril, të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejtë në reduktimin e infeksioneve intrahospitalore.


Përmes investimeve janë shtuar edhe shërbime të reja, fatkeqësisht të munguara deri më tani në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

"Me aparatura të reja e moderne të gjeneratës së fundit, pacientëve do të ju mundesohet trajtim pa pasur nevojë për ndërhyrje të hapura operative, e cila rritë cilësinë e shërbimit dhe saktësinë në punë për mjekët në njërën anë dhe siguri më të madhe për pacientët në anën tjetër", thuhet në njoftim.

Investimi për transformimin rrënjësor në infrastrukturë dhe aparaturë ka vlerë rreth 3 milion euro.

Ndërsa, për një vit për trajtim mjekësor të pacientëve jashtë institucioneve shëndetësore publike janë shpenzuar 3 milion./Telegrafi/

439079274 8089327127763606 8688206008629264970 n

439227929 8089326871096965 9003179545357352595 n 1

440249531 8089327067763612 4903633146795237991 n

439338470 8089326894430296 9106054188027958404 n