Afati kalimtar veror 2024 është mbyllur tashmë, ku ka pasur disa transferime interesante, me klubet që punuan për përforcimin e skuadrave të tyre. Shumica e ligave në Evropë hapën afatin kalimtar më 1 korrik, ndërsa e mbyllen pak më herët se zakonisht - të premten, më 30 gusht. Në vitet e kaluara kur afati i zakonshëm i datës 31 ka rënë në fundjavë, ai është shtyrë, për shembull në këtë rast do të ishte deri të hënën, 2 shtator.  Megjithatë, me këtë rast ligat kanë zgjedhur të mbyllin afatin kalimtar të premten në mbrëmje. Telegrafi iu ka mbajtur të informuar për transferimet e fundit në ligat kryesore, me lajme minutë pas minute.  


31/08/2024 08:55-Carlos Soler huazohet te West Hami

West Ham United ka konfirmuar huazimin e Carlos Soler nga Paris Saint-Germain.

"West Ham United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin në huazim të mesfushorit spanjoll Carlos Soler".

"27-vjeçari bëhet nënshkrimi ynë i nëntë i afatit kalimtar të verës, duke u bashkuar nga Paris Saint-Germain në një marrëveshje deri në fund të sezonit 2024/25", thuhet në njoftim.

carlos soler

31/08/2024 08:47-Ivan Toney konfirmohet si lojtar i ri i Al-Ahli, detajet e transferimit dhe kontratës së lartë

Al-Ahli ishte afër transferimit të Victor Osimhen nga Napoli, por asnjëherë nuk arritën ta materializojnë atë.

Kështu, klubi nga Superliga e Arabisë Saudite vendosi të hidhet në sulm për anglezin Ivan Toney, me të cilin arritën marrëveshje transferimi.

Lajmi i plotë...

Ivan Toney Al Ahli

31/08/2024 08:39-Reiss Nelson kaloi te Fulham

Fulhami ka konfirmuar huazimin e sulmuesit anësor, Reiss Nelson nga Arsenali.

"Klubi është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Reiss Nelson nga Arsenali në një huazim për një sezon", thuhet në njoftimin e Fulham.

31/08/2024 08:32-Lo Celso, lojtar i ri i Real Betis

Real Betisi ka konfirmuar marrëveshjen me Tottenham Hotspur për transferimin e mesfushorit argjentinas, Giovani Lo Celso.

"Real Betis dhe Tottenham Hotspur kanë arritur marrëveshje për transferimin e Giovani Lo Celso. Lojtari i ri i Betis ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2028", thuhet në njoftim.

31/08/2024 08:22-Armando Broja dhe Raheem Sterling zyrtarizuan transferimet e tyre pas mesnate

Dje (e premte) ishte dita e fundit e afatit kalimtar dhe deri në orën 23:00, shumica e klubeve në kampionate evropiane ishin në punë për të mbyllur goditjet e fundit.

Megjithatë, disa transferime mbeten pezull shkaku i kompletimit të dokumentacioneve dhe zyrtarizimi i tyre erdhi vetëm pas mesnate.

Lajmi i plotë... 

Sterling Broja

31/08/2024 00:45-Disa transferime pritet të mbyllen brenda dy orësh

Klubet angleze kanë ende edhe dy orë shtesë për të përfunduar marrëveshjet, pasi ata kanë dorëzuar një fletë marrëveshjeje përpara afatit të fundit.

Fleta e marrëveshjes është dokumentacion që konfirmon se një marrëveshje është arritur përpara afatit, por kërkon kohë shtesë për t'u mbyllur plotësisht.

Liga Premier ka konfirmuar se nëntë fletë marrëveshjesh janë dorëzuar.  Sky Sports kupton se tre prej tyre janë huazimi i Jadon Sancho në Chelsea, huazimi i Armando Broja në Everton dhe huazimi i Maxwel Cornet në Southampton.

Detajet e këtyre marrëveshjeve pas pak...

31/08/2024 00:22-Situata e Armando Brojës merr një tjetër kthesë, pritet transferimi i tij tek Evertoni

Transferimi i sulmuesit shqiptar Armando Broja tek Ipswich Town që fillimisht shihej si favorit për të siguruar shërbimet e tij ka dështuar, megjithatë Broja duket se ka gjetur një rrugëdalje.

Gazetari David Ornstein ka raportuar në orët e vona se Evertoni ka arritur marrëveshje për huazimin e Brojës, ndërsa ata gëzojnë edhe opsionin e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.

Në rast se Broja i bind drejtuesit e Evertonit me paraqitjet e tij, atëherë klubi anglez me shumë mundësi do të paguante 30 milionë euro për kartonin e tij të plotë.

31/08/2024 00:01-Afati kalimtar është mbyllur zyrtarisht në pesë ligat kryesore

Liga Premier, La Liga, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga kanë mbyllur zyrtarisht afatin kalimtar veror 2024.

30/08/2024 23:58-Si ndodhi që oferta që bëri Chelsea e zemëroi Osimhenin dhe Napolin – marrëveshja u anulua plotësisht

Sky Sport Italia ka raportuar se Victor Osimhen e refuzoi transferimin tek Chelsea sepse ata i ofruan atij katër milionë euro pagë me katër milionë euro të tjera në bonuse dhe tani do të mbetet pjesë e Napolit.

Sulmuesi kishte shpresuar se një ofertë e madhe do të bëhej në orët e fundit të afatit kalimtar ndërsa Napoli negocioi me dy klube të ndryshme, duke mos arritur një marrëveshje.

Më shumë detaje kanë filluar të dalin se çfarë bëri që bisedimet me Chelsean të prishen në mënyrë kaq spektakolare këtë mbrëmje.

Lexo lajmin e plotë...

osimhen 3

30/08/2024 23:51-Crystal Palace kompleton transferimin e Nketiah

Crystal Palace ka përfunduar nënshkrimin e Eddie Nketiah.

Sulmuesi vjen nga Arsenali për një tarifë deri në 35 milionë euro, me Topçinjtë që ruajnë një klauzolë të konsiderueshme në shitjen e radhës.

30/08/2024 23:44-Lyon kompletoi huazimin e Zaha

Ish-sulmuesi i Crystal Palace, Wilfried Zaha, i është bashkuar Lyonit në formë huazimi nga Galatasaray.

Zaha u lidh me një rikthim në Crystal Palace këtë verë, por në vend të kësaj u transferua në skuadrën franceze. Investitori amerikan John Textor mban aksione në të dy klubet.

30/08/2024 23:39-Roma konfirmon nënshkrimin e Konn nga Borussia M'Gladbach

Roma ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me francezin Manu Koné nga skuadra e Bundesligës, Borussia Mönchengladbach.

Giallorossët kanë rënë dakord të paguajnë një tarifë prej 20 milionë euro plus bonuse deri në 5 milionë euro për mesfushorin 23-vjeçar.

Kone ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, ku do të fitojë rreth 3 milionë euro në sezon në paga.

30/08/2024 23:36-Arnaut Danjuma, lojtar i Gironas

Girona dhe Villarreal kanë arritur një marrëveshje për huazimin e sulmuesit Arnaut Danjuma, i cili do të luajë nën drejtimin e Míchel këtë sezon.

Sulmuesi ka shënuar dy gola me nëndetësen deri më tani në La Liga.

30/08/2024 23:33-Fiorentina dy goditje në ditën e fundit, Bowe dhe Cataldi vishen vjollcë

Danilo Cataldi dhe Edoardo Bowe kanë nënshkruar me Fiorentinën dhe janë prezantuar nga klubi italian.  

30/08/2024 23:30-Real Sociedad finalizon marrëveshjen për Aguerd

Real Sociedad e ka mbyllur marrëveshjen për të nënshkruar me mbrojtësin e West Ham, Nayef Aguerd.

Aguerd do të kalojë në skuadrën e La Ligës si huazim për një sezon.

Screenshot 2024 08 30 232954

30/08/2024 23:14-E kryer, Jadon Sancho te Chelsea

Jadon Sancho do të kalojë të Chelse si huazim me detyrim blerje nga Manchester United,

Ka qenë vet Sancho që kishte zgjedhur tashmë kalimin te Chelsea,por mungonte marrëveshja mes palëve.

Tani pak pa u mbyll afati kalimtar, Man United e ka pranuar propozimin e Chelsea dhe marrëveshja është arritur.

30/08/2024 23:04-Zyrtare: Gilmour i bashkohet Napolit

Billy Gilmour ka përfunduar transferimin te te Napoli nga Brighton.

23-vjeçari skocez iu bashkua Brightonit në vitin 2022 pas pesë vitesh në Chelsea - ku fitoi Ligën e Kampionëve - dhe kaloi dy vjet në Brighton, duke bërë 60 paraqitje në të gjitha garat për Pulëbardhat.

Gilmour është nënshkrimi i dytë nga Liga Premier i Napolit, pasi më parë kaloi Scott McTominay nga Manchester United.

30/08/2024 22:53-Zyrtare: Manuel Ugarte i bashkohet Manchester Unitedit

Manchester United ka nënshkruar me Manuel Ugarten nga Paris Saint-Germaini në një marrëveshje e cila raportohet se kap vlerën e 50 milionë eurove në rast se plotësohen disa klauzola.

Mesfushori uruguaian ishte i etur që të transferohej në Angli përkundër faktit se ‘Djajtë e Kuq’ nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Ugarte fillimisht do të bashkohet në formë huazimi, para se marrëveshja të bëhet e përhershme në fund të sezonit aktual.

30/08/2024 22:33-Gjiganti anglez po punon transferimin befasues të Sterling në orët e fundit të afatit kalimtar

Arsenali është futur në bisedime me Chelsean për të diskutuar mundësinë e transferimit të Raheem Sterling në formë huazimi para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Sulmuesi 29-vjeçar nuk është pjesë e planeve të Enzo Marescas në ‘Stamford Bridge’ dhe Arsenali tashmë ka filluar negociatat për  transferimin e tij.

Në rast se të dyja klubet gjejnë një kompromis, atëherë transferimi do të realizohej me hapa të shpejt pasi Sterling raportohet se është pajtuar në lidhje me kushtet personale.

sterling 3

30/08/2024 22:11-Zyrtare: Saelemaekers te Roma

Roma ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me anësorit belg Alexis Saelemaekers në një marrëveshje huazimi një sezon nga rivalët e Serie A, Milan.

Është një marrëveshje e drejtpërdrejtë huazimi, pa mundësi blerjeje, kështu që Saelemaekers do të mbetet lojtar i Romës deri më 30 qershor 2025.

30/08/2024 22:08-Zyrtare: Tammy Abraham bëhet futbollisti më i ri i Milanit

Milani edhe zyrtarisht ka njoftuar transferimin e ish-reprezentuesit anglez Tammy Abraham në formë huazimi nga Roma.

Ish-sulmuesi i Chelseat bëhet pjesë e ‘Rossonerëve’ në një marrëveshje huazimi pa opsionin e blerjes, kështu që ai do të mbetet pjesë e tyre deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ky njoftim u bë menjëherë pasi Roma bëri të ditur transferimin e Alexis Saelemaekers, i cili iu bashkua ‘Giallorossëve’ nga Milani po ashtu në formë huazimi.

Lexo lajmin e plotë...

abraha

30/08/2024 21:51-Zyrtare: Scott McTominay te Napoli

Napoli ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me skocezin Scott McTominay nga Manchester United.

Mësohet se Napoli do të paguajë 30.5 milionë euro për lojtarin e Man United. Napoli gjithashtu ka rënë dakord për një klauzolë të shitjes prej 10 për qind.

Lojtari ka nënshkruan kontratë katërvjeçare, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2028 dhe do të fitojë 3 milionë euro në sezon.

30/08/2024 21:25-Zyrtare: Taulant Seferi nënshkruan me klubin e elitës turke Bodrum FK

Taulant Seferin ka nënshkruar për tri vite me klubin turk, Bodrum FK në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i shqiptar ka nënshkruar kontratë të vlefshme për tre vitet e ardhshme, teksa klubi i tij i ri shpenzoi 1.5 milion euro për transferimin e tij.

Kujtojmë se skuadra që ka shitur kartonin e Seferit është Vorskla Poltava, pasi luante në huazim te Baniyas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

30/08/2024 21:08-Fekir i bashkohet Al Jazira-s për 7 milionë euro

Real Betis ka finalizuar shitjen e mesfushorit Nabil Fekir te Al Jazira, sipas The Athletic. Marrëveshja e transferimitka vlerë rreth 7 milionë euro, përfshin edhe disa bonuse të lidhura me performancën.

Si pjesë e marrëveshjes, 1 milion euro nga tarifa e transferimit do t'i ndahen Fekirit. Kjo shumë synon të shlyejë një borxh të papaguar që i detyrohet atij nga kontrata e tij e mëparshme me Real Betis.

Real Betis po shikon përforcime të mundshme, me Dani Ceballos të Real Madridit dhe Giovani Lo Celso të Tottenham Hotspur që janë në listë.

1006923022 scaled 1

30/08/2024 21:07-Tah qëndron te Bayer Leverkusen, refuzon Bayern Munich dhe Barcelonën

Jonathan Tah ka zgjedhur të qëndrojë në Bayer Leverkusen pavarësisht interesimit të konsiderueshëm nga Bayern Munich dhe Barcelona.

Vendimi i gjermanit për të qëndruar u konfirmua përmes një deklarate personale në Instagram.

"Është e vërtetë që kam shqyrtuar opsionet e transferimit, por tani është e sigurt që do të plotësoj 10 vjet në Bayer 04! Jeni të sigurt që mezi pres të gjitha sfidat me ekipin tonë, trajnerin, stafi dhe ju tifozët këtë sezon”, shkroi ai.

jonathan tah 2

30/08/2024 21:03-Chelsea ka paraqitur dy oferta për Sanchon

Chelsea i është afruar zyrtarisht Manchester United me dy propozime të veçanta për Jadon Sancho, sipas Fabrizio Romano.

Oferta e parë nga Chelsea është për një marrëveshje huazimi që përfshin një klauzolë opsioni për blerje. Kjo do t'i lejonte klubit të vlerësonte ndikimin e Sanchos përpara se ta blinte përfundimisht. Oferta e dytë është më vendimtare, duke shfaqur një detyrim blerje, që do të siguronte që transferimi i Sanchos në Stamford Bridge të përfundojë në fund të periudhës së huazimit.

Chelsea ka arritur tashmë marrëveshje me Sanchon për kushtet personale dhe vendimi tani i takon Manchester United.

Jadon Sancho 1

30/08/2024 21:02-Chelsea favorit për Osimhen?

Transferimi i Victor Osimhen në Saudite Al Ahli mund të ketë dështuar, shkruan Sky Italia. Zhvillimet e fundit tregojnë se Chelsea po shfrytëzon këtë mundësi për të bërë një lëvizje për sulmuesin nigerian.

Pavarësisht se Osimhen ka rënë dakord për kushtet personale me Al Ahli, një marrëveshje përfundimtare mes klubeve ende nuk është finalizuar.

Napoli thuhet se po kërkon një tarifë më të lartë se ajo që ka ofruar Al Ahli, gjë që ka lënë derën e hapur për Chelsean.

Osimhen Chelsea

30/08/2024 20:58-Toney përfundon testet mjekësore te Al-Ahli

Ivan Toney ka kaluar me sukses ekzaminimin mjekësore teksa është afër finalizimit të transferimit te klubi i Arabisë Saudite, Al Ahli, sipas Sky Sports.

Sulmuesi i Ligës Premier, aktualisht pjesë e Brentfordin, do t'i bashkohet Al Ahlit për një marrëveshje me vlerë 47 milionë euro.

Afati kalimtar në Arabinë Saudite mbetet i hapur deri të hënën dhe Al Ahli nuk është nën presion të menjëhershëm për të finalizuar transferimin deri në fund të javës.

Toney

30/08/2024 20:41-Sassuolo konfirmon transferimin e Nedim Bajramit tek Rangers

Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar se Nedim Bajrami është shumë afër transferimit tek Glasgow Rangers për katër milionë euro.

Reprezentuesi shqiptar është në prag të transferimit në Skoci nga Sassuolo që bën gara në kategorinë e dytë të futbollit italian.

“Është drejt përfundimit por ende nuk ka mbaruar. Ne po punojmë në të. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Carnevali.

30/08/2024 19:53-Chelsea pajtohet me shitjen e lojtarit të harruar i cili ka luajtur vetëm 28 minuta me fanellën e tyre

Chelsea është pajtuar me shitjen e një lojtari vetëm një sezon pasi e transferuan atë në Londër.

‘Blutë e Londrës’ kanë qenë mjaft të ngarkuar në afatin kalimtar këtë verë, duke transferuar lojtarë si Pedro Neto, Joao Felix, Kiernan Dewsbury-Hall dhe Filip Jorgensen.

Trajneri i ri Enzo Maresca, së fundmi kishte folur haptazi për gjendjen brenda klubit, duke kritikuar faktin se ka shumë lojtarë në dispozicion duke bërë me dije në të njëjtën kohë se shumë prej tyre nuk do të ftohen dhe duhet të kërkojnë një ekip të ri.

Lexo lajmin e plotë...

marescaa

30/08/2024 19:09-Transferimi 30 milionësh i Real Madridit largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Futbollisti brazilian Reinier Jesus, është larguar nga Real Madridi për herë të pestë radhazi në formë huazimi, pas aventurave që pati tek Borussia Dortmundi, Girona dhe Frosinone.

Për herë të parë, ai do të luajë për një ekip i cili nuk garon në elitë por në kategorinë e dytë të ligës përkatëse.

Bëhet fjalë për klubin spanjoll Granada që kanë njoftuar transferimin e Reinier në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, vetëm 48 orë pasi Carlo Ancelotti tha para gazetarëve se duhet të kërkojë një ekip të ri.

Lexo lajmin e plotë...

carlo 3

30/08/2024 18:55-Bernat kalon në Villarreal si huazim nga PSG

Villarreal ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të krahut të Paris Saint-Germain, Juan Bernat në një huazim për sezonin 2024-25.

30/08/2024 18:54-Napoli vazhdon të shtyjë për Gilmour

Napoli dhe Brighton & Hove Albion janë në negociata dhe po punojnë për finalizimin e marrëveshjes për mesfushorin Billy Gilmour, sipas Sky Sports.

Dy klubet aktualisht po diskutojnë tarifën e transferimit dhe kushtet personale për 22-vjeçarin skocez. Nëse arrihet një marrëveshje, kuptohet që Gilmour do t'i nënshtrohej testeve mjekësore në Londër.

gilmour

30/08/2024 18:53-Zyrtare: Barrenechea shkon në Valencia si huazim

Aston Villa ka dërguar Enzo Barrenechea si huazim te Valencia. Ai u ble nga skuadra e Ligës Premier në fillim të kësaj vere nga Juventus.

30/08/2024 18:51-Arsenali tërhiqet nga gara e Coman dhe Sterling

Arsenali dëshironte të nënshkruante me Kingsley Coman ose Raheem Sterling, por klubi londinez ka vendosur të mos e bëjë këtë gjë, shkruan The Independent.

Coman dëshiron të vazhdojë te Bayern Munich, ndërsa Topçinjtë besojnë se nuk ka shumë kohë për të përfunduar nënshkrimin e Sterling.

Arsenali nuk do të paguajnë një tarifë transferimi, ndërsa paga e sulmuesit prej 400 mijë euro në javë është gjithashtu një pengesë e madhe.

sterling 1

30/08/2024 18:14-E kryer, Arsenali arrin marrëveshje për transferimin e zëvendësuesit të Ramsdale

Arsenali ka arritur marrëveshje me Bournemouthin për transferimin e portierit brazilian Neto si zëvendësues i Aaron Ramsdale i cili u largua në drejtim të Southamptonit.

The Athletic kishte raportuar të enjten se Arsenali po eksploron mundësinë e transferimit të Netos, pasi bisedimet për transferimin e Joan Garcias të Espanyolit kishin ngecur.

Marrëveshja mes dy klubeve është në formë huazimi dhe Neto pritet që t’i nënshtrohet nesër (e shtunë) testeve mjekësore me ‘Topçinjtë’.

Lexo lajmin e plotë...

arsenal 2

30/08/2024 18:13-Zyrtare: Luis Hasa, shqiptari i katërt te Lecce

Luis Hasa do të luajë te Lecce sezonin e ardhshëm duke kompletuar transferimin nga Juventusi.

Ai do të gjejë në këtë klub tre lojtarë shqiptarë. Ylber Ramadani, Kastriot Dermaku dhe Medon Berisha.

Hasa bëhet kështu shqiptari i katërt në ekipin e parë të Lecces, por ai ende përfaqëson Italinë edhe pse ka pasur ftesë nga FSHF.

30/08/2024 17:58-Si u lidh Edon Zhegrova me një kalim te Manchester United dhe cila ishte përgjigja e Lille

Dita e fundit e afatit kalimtar, ka kthyer në vëmendje emrin e Edon Zhegrovës i cili është lidhur së fundmi me dy klubet angleze, Manchester United dhe Fulham.

Ylli i Lille e ndihmoi skuadrën e tij të futet në Ligën e Kampionëve, me tre gola të shënuar në katër ndeshje.

Kjo ka bërë që në ditët e fundit shumë klube të nisen në drejtim të tij, ndërsa gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla e lidhi me Manchester United.

Lexo lajmin e plotë>>>

Screenshot 2024 08 30 175503

30/08/2024 16:09-Liverpooli pritet t’i largojë tre lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar me kërkesë të Slot

Liverpooli mund t’i largojë tre lojtarë para mbylljes së afatit kalimtar veror, sipas një raportimi të ri nga Anglia.

‘Të Kuqtë’ kanë qenë të ngarkuar në ditët e fundit të afatit kalimtar, duke nënshkruar me portierin Giorgi Mamardashvili nga Valencia dhe Federico Chiesa nga Juventusi.

Ata gjithashtu kanë lejuar disa prej lojtarëve të rinj të ekipit që të largohen, aty ku emra si Bobby Clark, Sepp van den Berg dhe Fabio Carvalho që të gjithë u larguan nga ‘Anfield’.

Lexo lajmin e plotë...

liverpool 6

30/08/2024 15:50-Chelsea me ofertë zyrtare për Sanchon

Chelsea ka paraqitur një ofertë zyrtare te Manchester United për Jadon Sancho.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Chelsea ka kërkuar sulmuesin anglez në huazim për sezonin 2024/25.

Jadon SAncho 1

30/08/2024 15:46-Coman mbetet te Bayern Munichu

Kingsley Coman ka refuzuar të gjitha propozimet/qasjet nga Evropa dhe klubi saudit, Al Hilal.

Sulmuesi anësor francez ka vendosur të qëndrojë në Bayern Munic.

coman 4

30/08/2024 15:07-Amrabat niset drejt Stambollit

Sofyan Amrabat është nisur drejt Stambollit për të kompletuar transferimin e tij te Fenerbahce.

Fiorentina do të marrë 2 milionë euro tarifë huazimi, 13 milionë euro për detyrim blerje dhe 3 milionë euro bonuse.

30/08/2024 14:29-Ipswich ringjall interesimin për Brojën

Sipas David Ornstein, Ipswich Town ka ringjallur interesin e tyre për nënshkrimin e Armando Brojas.

Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e Chelseat dhe largimi duket i pashmangshëm.

armando broja

30/08/2024 14:20-Sancho i thotë ‘po’ transferimit te Chelsea

Emri i Sanchos ka qenë njëri nga më të përfolurit në këtë afat kalimtar, pasi është lidhur me shumë klube evropiane, shkaku që nuk është pjesë e planeve të trajneri Erik ten Hag.

Megjithatë, sagës së tij si duket po i vjen fundi dhe Sancho pritet të largohet nga Old Trafford, por jo edhe nga Liga Premier.

Lajmi i plotë...

Jadon SAncho 1

30/08/2024 14:11-Ivan Toney te Al-Ahli

Ivan Toney ka arritur në qendër të Londrës për të kompletuar testet mjekësore me klubin saudit, Al-Ahli.

Sulmuesi i Bretfordit si duket do të jetë transferimi i tyre i madh, pasi Victor Osimhen i Napolit nuk ka qenë i bindur me kalimin.

30/08/2024 14:07-Napoli afër Billy Gilmour

Napoli ka arritur marrëveshje me Brighton për të nënshkruar me mesfushorin skocez Billy Gilmour.

Mesfushori pritet të vijë si huazim me të drejt blerje.

gilmour

30/08/2024 14:06-Southampton zyrtarizon transferimin e portierit Ramsdale

Southampton ka nënshkruar me Aaron Ramsdale nga Arsenali. Marrëveshja e portierit është katërvjeçare, me opsion për vitin e pestë.

Transferimi ka kushtuar 18 milionë funte plus 7 milionë funte tjera bonuse.

30/08/2024 12:59-Zyrtare: Juozas Lubas, lojtar i ri i Ferizajt

"FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, lituanezin Juozas Lubas".

"Lubas vjen pas një eksperience të suksesshme në Superligën e Shqipërisë, ku me skuadrën e Egnatias, arriti të shpallet kampion dhe fitues i kupës. Me këta të fundit ai luajti edhe në ndeshjet kualifikuese në garat evropiane", thuhet në njoftim.

Juozas Lubas

30/08/2024 12:54-Bennacer te Atletico Madridi, Rabiot te Milani?

Sot (e premte) është dita e fundit e afatit kalimtar veror dhe marrëveshjet duhet të përfundojnë deri 23:00 me orën tonë lokale.

Kjo po ndez një hov të fundit lëvizjesh dhe ka mjaft objektiva të përbashkëta në tregun italian.

Lajmi i plotë...

rabiot bennacer

30/08/2024 12:43-Soler drejt West Hamit

Paris Saint-Germain dhe West Ham thuhet se kanë arritur marrëveshje për Carlos Soler.

Soler do të huazohet për një vit me opsion blerjeje për rreth 23 milionë euro.

Lojtari së shpejti do të fluturojë për në Angli.

soler 1

30/08/2024 12:39-Zyrtare: Ledian Krasniqi, lojtar i ri i Malishevës

Malisheva ka konfirmuar zyrtarisht sot (e premte) transferimin e Ledian Krasniqit.

"Konfirmojmë transferimin e Ledian Krasniqit nga klubi "FK PŘÍBRAM" i Republikës së Cekisë".

"Lediani është një talent i ri dhe me potencial, ne jemi të bindur se ai do të sjellë një ndikim të rëndësishëm në ekipin tonë dhe do të kontribuojë në suksesin tonë të ardhshëm.
Mirë se vjen Ledian!", thuhet në njoftim.

ledian krasniqi Untitled-1

30/08/2024 11:50-Roma dërgon ofertë për Loic Bade

AS Roma ka dërguar një ofertë për të nënshkruar me Loic Bade nga Sevilla.

Oferta e klubit italian për mbrojtësin francez peshon 20 milionë euro.

bade

30/08/2024 11:34-Man Utd i cakton çmimin Sanchos

Manchester Unitedi i ka vendosur çmimin e largimit sulmuesit anësor, Jadon Sancho.

Djajtë e Kuq duan 25 milionë funte për ta lejuar largimin e përhershëm të anglezit këtë verë.

Sancho 4

30/08/2024 11:33-Abraham arrin për teste mjekësore te Milani

Tammy Abraham ka mbërritur për t'i kryer testet mjekësore para zyrtarizimit te Milani.

Sulmuesi anglez kalon te Milani si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi, ku Roma fiton shërbimet e Alexis Saelemakers dhe 10 milionë euro.

30/08/2024 10:59-Dështon transferimi i Tah te Bayerni

Lëvizja e Bayern Munichut për të nënshkruar me Jonathan Tah ka dështuar.

Bayer Leverkusen refuzoi një ofertë prej 25 milionë euro dje dhe marrëveshja nuk do të shkojë përpara.

Jonathan Tah

30/08/2024 10:40-Barcelona ka bërë ofertë për talentin e madh 17-vjeçar

Barcelona ka hequr dorë nga përforcime e mëdha në skuadrën e saj të parë, por nuk e ka ndalur kërkimin e tyre për talentë të rinj. Pas ardhjes së Pedro Soma, 17-vjeçari Antonio Cordero ka rënë në sy.

Një sulmues anësor i krahut i djathtë, por me këmbë të majtë, Cordero tashmë ka shënuar dhe asistuar në dy paraqitjet e tij të para për Malagën në futbollin profesionist.

Lajmi i plotë...

cordero

30/08/2024 10:13-Orari i mbylljes së afatit kalimtar në top 5 ligat evropiane

Sot (e premte) mbyllet afati kalimtar veror në top pesë ligat evropiane.

Orari i mbylljes së afatit kalimtar: 

Bundesliga (Gjemani): 19:00 Ligue 1 (Francë): 22:00 La Liga( Spanjë): 22:59 Liga Premier (Angli): 23:00 Serie A (Itali): 23:00

Transferimet Live Cover

30/08/2024 10:07-Roma afër mesfushorit Manu Kone

AS Roma dhe Borussia Monchengladbach janë afër marrëveshjes për transferimin e Manu Kone.

Mesfushori tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje deri në vitin 2029 me Romën.

kone

30/08/2024 09:57-Osimhen po finalizon kalimin te Al-Ahli, detajet e transferimit dhe kontratës

Victor Osimhen thuhet se është duke finalizuar një marrëveshje me skuadrën saudite Al-Ahli, e cila do t'i paguajë Napolit 80 milionë euro plus bonuse.

Lajmi i plotë...

osimhen 2

30/08/2024 09:06-Arsenali arrin marrëveshje me portierin Neto

Arsenali ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me portierin Neto nga Bournemouth.

Sipas gazetarit David Ornstein marrëveshja është një huazim për një sezon, pa asnjë mundësi blerje.

neto

30/08/2024 08:56-Simakan afër zyrtarizimit te Al Nassr

Marrëveshja totale ndërmjet mbrojtësit të RB Leipzig, Mohamed Simakan dhe Al Nassr.

Tarifa e transferimit 45 milionë euro dhe kontratë 5 vjeçare me vlerë 55 milionë euro.

Simakan

30/08/2024 08:51-Liverpooli refuzon marrëveshjen tronditëse të shkëmbimit me rivalin e Ligës Premier

Biznesi i transferimeve të Liverpoolit është rritur në ditët e fundit me vetëm disa orë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Tifozët e Liverpoolit janë detyruar të qëndrojnë të durueshëm këtë verë gjatë merkatos së parë të transferimeve të Arne Slot, i cili zëvendësoi Jurgen Klopp, por klubi ka filluar të marrë ‘jetë’ me afrimin e ditës së fundit.

Më shumë punë para mbylljes së afatit kalimtar sot (e premte) nuk është përjashtuar, por Liverpooli thuhet se ka refuzuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin një ekip tjetër në Ligën Premier.

Lajmi i plotë...

liverpool 5

30/08/2024 08:32-Amrabat te Fenerbahce

Sofyan Amrabat pritet të komletojë transferimin nga Fiorentina te Fenerbahce.

Marrëveshja është huazim me pagesë 2 milionë euro dhe detyrim blerje për 16 milionë euro tjera.

Amrabat 1

30/08/2024 08:30-Dështon transferimin e Danso te Roma

RC Lens lëshoi ​​një deklaratë që konfirmoi se Kevin Danso dështoi në testet mjekësore të Romës dhe transferimi prej 25 milionë eurosh ka dështuar përfundimisht.

Konkretisht, sugjerohet se atij nuk iu dha leja për të luajtur në Itali nga autoritetet lokale, gjë që mund të nënkuptojë se ishte vërejtur një lloj parregullsie kardiake.

danso

30/08/2024 08:27-Juventusi ka një ‘plan B’ nëse nuk arrihet transferimi i Jadon Sanchos

Jadon Sancho mbetet objektivi numër një i Juventusit nga tani deri në fund të afatiti kalimtar veror, që do të mbyllet në mbrëmjen e sotme (e premte).

Negociatat kanë nisur dhe Juventusi është optimist, por deri më tani nuk mund të përjashtohet një dështim i këtij transferimi.

Prandaj, drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli po mban rrugë të tjera të hapura për t’i dhënë Thiago Mottas dhuratën e fundit të një afati kalimtar spektakolar.

Lajmi i plotë.. 

sanchoo 12

29/08/2024 23:52-Klubi anglez do të tentojë të pamundur për Edon Zhegrovën brenda 24 orëve të ardhme

Fulham po shqyrton një lëvizje të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar veror për anësorin e Lille, Edon Zhegrova, shkruan Football Insider.

Trajneri i Fulham, Marco Silva është i prirur të sjellë përforcime në sulm, pasi humbi emra si Willian dhe Bobby Decordova-Reid në fillim të kësaj vere.

Fulham ka pasur një interes afatgjatë për Zhegrovën, por tani po shqyrton një lëvizje të vonuar për të nënshkruar me sulmuesin kosovar përpara mbylljes së afatit kalimtar të premten e 30 gushtit.

DETAJET>>>

hq720 6

29/08/2024 23:16-Amrabat do të vazhdojë karrierën te Fenerbahce

Fenerbahce ka rënë dakord për një marrëveshje me reprezentuesin maroken Sofyan Amrabat nga Fiorentina.

Sipas gazetarit Yağız Sabuncuoğlu të Sports Digitale, Fenerbahce ka një marrëveshje të nënshkruar me Amrabat dhe ai është një transferim të përhershëm.

Shifra mund të jetë diku rreth 15 milionë euro. 28-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Fiorentinën.

Sofyan Amrabat

29/08/2024 20:58-Arsenalit i ofrohet edhe Coman

Ashtu si Sterling, Arsenalit i është ofruar shansi për të nënshkruar Kingsley Coman.

Ata po i mbajnë opsionet e tyre të hapura përpara mbylljes së afatit kalimtar nesër.

29/08/2024 20:58-Ugarte ka kaluar testet mjekësore te Man United

Manuel Ugarte ka përfunduar testet mjekësore në Manchester United, raporton Sky Sports.

Mesfushori do të prezantohet zyrtarisht më 30 gusht te Djajtë e Kuq.

ugarte man utd psg

29/08/2024 20:56-Arsenali ka shansin ta transferojë Sterlingun

Arsenali e ka shansin që të transferojë Raheem Sterlingun nga Chelsea.

Blutë duan ta largojnë anësorin anglez, andaj ky i fundit mund të transferohet tek Gunners, por vetëm nëse ulë pagën prej 350 mijë euro në javë.

29/08/2024 20:54-Zyrtare: De Sciglio transferohet te Empoli

Empoli i ka siguruar shërbimet e Mattia de Sciglios nga Juventusi.

Mbrojtësi do të kalojë këtë sezon në huazim tek rivali i Zonjës së Vjetër.

29/08/2024 17:24-Armando Brojës i dështon përfundimisht transferimi, kthehet te Chelsea

Armando Broja është kthyer te Chelsea, pasi i ka dështuar transferimi te Ipswich Town.

Lajmi i plotë>>>

broja

29/08/2024 16:43-Zyrtare: Ajax nënshkruan me Weghorstin

Wout Weghorst i është bashkuar Ajaxit në një marrëveshje dyvjeçare pasi gjigantët holandezë ranë dakord të paguanin rreth 5 milionë euro te Burnleyn për sulmuesin holandez.

29/08/2024 16:13-Zyrtare: Lukaku i bashkohet Napolit

Napoli e ka zyrtarizuar transferimin e Romelu Lukakut nga Chelsea.

Lajmi i plotë>>>

lukaku

29/08/2024 15:10-Liverpooli zyrtarizon transferimin e Chiesas

Klubi anglez, Liverpooli ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e anësorit Federico Chiesa nga Juventusi.

Lajmi i plotë...

chiesa 2

29/08/2024 15:01-Hajduk Spliti pranon ofertën, Emir Sahiti kalon te klubi i njohur gjerman

Emir Sahiti po largohet nga Hajduk Spliti dhe do të bëhet lojtar i ri i klubit të divizionit të dytë gjerman, HSV Hamburg.

Sipas mediumit kroat Index.hr, klubet kanë arritur marrëveshje mes tyre, dhe Sahiti pasdite do të fluturojë drejt Gjermanisë, ku do t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe zyrtarisht do të kompletohet transferimi.

Lajmi i plotë...

emir sahiti

29/08/2024 14:38-Chelsea nuk dorëzohet për Osimhen

Chelsea është gati t'i ofrojë Napolit një huazim me detyrim blerje për Victor Osimhen nëse arrijnë një marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin.

Megjithatë, Al Ahli shihet si favorit pasi i ka ofruar lojtarit një pagë prej 25-30 milionë euro në sezon.

osimhen 1

29/08/2024 14:19-Nabil Fekir drejt Emirateve të Bashkuara Arabe

Nabil Fekir thuhet se është afër transferimit te skuadra e Al Jazira.

Marrëveshja mes Al Jazira dhe Real Betis për Fekir është me vlerë 7 milionë euro, përfshirë bonuset.

fekir

veror

29/08/2024 13:14-Ramos arrin marrëveshje me klubin saudit

Sergio Ramos ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar për Al-Orobah në Arabinë Saudite.

Ndryshe, Al-Orobah luan në nivelin e parë apo Superligën Saudite.

ramos

29/08/2024 13:13-Arsenali eksploron mundësinë e transferimit të Coman

Arsenali po eksploron një marrëveshje për të nënshkruar me Kingsley Coman.

Ylli i Bayern Munichut po lidhet edhe me një kalim në Arabinë Saudite.

Coman 1

29/08/2024 13:11-Barcelona lidhet me një opsion befasues për mesfushën pas lëndimit të Marc Bernal

Barcelona po kërkon tregun e transferimeve për një mesfushor pasi Marc Bernal u përjashtua për sezonin për shkak të një dëmtimi të madh në gju të martën.

Duke pasur parasysh vështirësitë e tyre për kufirin e pagave, aftësia e tyre për të shpenzuar është e kufizuar.

Lajmi i plotë...

Barcelona 1 2

29/08/2024 13:06-Mc Tominay arrin në Napoli

Scott McTominay ka arritur në Itali për të finalizuar transferimin nga Manchester Unitedi te Napoli.

Mesfushori skocez fillimisht do t'i kryej testet mjekësore, pastaj do të nënshkruaj kontratën.

29/08/2024 12:58-Andrea Pirlo shkarkohet nga Sampdoria

Sampdoria thuhet se ka shkarkuar trajnerin Andrea Pirlo.

Andrea Sottil pritet të zëvendësojë ish-yllin e mesfushës te klubi nga Marassi.

Andrea Pirlo

29/08/2024 12:45-Ylli i Real Madridit nuk udhëton për ndeshjen ndaj Las Palmas, përpiqet ta vulosë largimin

Real Madridi ka udhëtuar në Gran Canaria, teksa kërkon fitoren e dytë të sezonit në La Liga kundër Las Palmas, por e ka bërë këtë pa Dani Ceballos, pasi ai përpiqet të detyrojë një largim nga klubi.

Lajmi i plotë...

real madrid

29/08/2024 12:20-Shtutgart vihet pas Chalobah

Shtutgarti ka bërë një lëvizje për të nënshkruar me Trevoh Chalobah në një marrëveshje huazimi përpara mbylljes së afatit kalimtar.

Një lëvizje huazimi është skenari më i mundshëm për Chalobah dhe Chelsea në këtë fazë.

chalobah

29/08/2024 12:19-Marseille e do sulmuesin Maupay

Marseille ende po shtyn të nënshkruajë me Neal Maupay në huazim nga Everton.

Klubi francez synon edhe një opsion blerje për 4 milionë euro në verën e ardhshme.

maupay

29/08/2024 12:16-Newcastle e do portierin Trafford

Newcastle United dëshiron të nënshkruajë me portierin e Burnley, James Trafford.

"Laraskat" do tentojnë ta mbyllin transferimin para mbylljes së afatit kalimtar.

traafford

29/08/2024 10:26-Zyrtare: Kepa Arrizabalaga kalon te Bournemouthi

Bournemouthi ka konfirmuar huazimin për një sezon të portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea.

Para huazimit, Chelsea është kujdesur t'ia vazhdoj kontratën spanjollit.

29/08/2024 10:20-Milani dhe Roma pritet të finalizojnë sot marrëveshjen e shkëmbimit të lojtarëve

Roma dhe Milani thuhet se do të finalizojnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Tammy Abraham dhe Alexis Saelemaekers, me Giallorossët që marrin edhe kompensim afër 10 milionë euro.

Milani dhe Roma po punojnë për të finalizuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Abrahamin dhe Saelemaekers dhe pritet të finalizojnë transferimin gjatë ditës së sotme (e enjte).

Lajmi i plotë...

milan vs roma

29/08/2024 08:59-McTominay te Napoli

Manchester United dhe Napoli kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për marrëveshjen e Scott McTominay.

Mesfushori do të jetë në Itali sot (e enjte) më vonë për të nënshkruar marrëveshje afatgjatë me klubin.

Transferimi ka kushtuar 30 milionë euro plus 10% klauzolë shitjeje.

McTominay

29/08/2024 08:49-Barcelona bën ofertë ‘zyrtare’ për yllin e Bayer Leverkusenit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco thuhet se po punon për marrëveshjen e transferimit të Jonathan Tah nga Bayer Leverkuseni këtë verë.

Sipas gazetarit të Mundo Deportivo, Roger Torello, Barcelona ka bërë një ofertë zyrtare për Jonathan Tah.

Lajmi i plotë...

bayer leverkusen

29/08/2024 08:41-Oferta e parë e Juventusit për Sanchon

Juventusi ka dërguar tashmë ofertën e parë drejt Manchester Unitedit për Jadon Sanchon.

Sipas Gianluca Di Marzio, oferta e parë e Juves për huazimin e Sanchos është një tarifë prej 7-8 milionë euro plus mbulimin e pjesshëm të pagës së tij.

Sancho 4

29/08/2024 08:31-Ramsdale pritet të zyrtarizohet sot te Southamptoni

Aaron Ramsdale do të përfundojë sot testet mjekësore në Southampton përpara një largimi të përhershëm nga Arsenali.

Marrëveshja mes klubeve në bazën e 25 milionë funteve apo rreth 30 milionë eurove.

ramsdale

28/08/2024 23:32-Si u bind Kalulu nga Motta që të transferohej te Juventusi

Pierre Kalulu ka shpjeguar se stili i lojës së Thiao Mottas dhe miqësia e tij me të ishin faktorët kryesorë në vendimin e tij për t’iu bashkuar Juventusit nga Milani këtë verë.

Lajmi i plotë>>>

kalulu

28/08/2024 23:08-Deco shkon në Portugali: Kërkon një zëvendësues për lojtarin iu lëndua së fundmi Barcelonës

Deco u pa në aeroportin e Portos të mërkurën. Drejtori sportiv i Barcelonës nuk udhëtoi me skuadrën për në Kataluni pas ndeshjes kundër Rayo Vallecanos në Madrid, por fluturoi direkt në Portugali mëngjesin tjetër.

Lajmi i plotë>>>

deco

28/08/2024 22:11-Zyrtare: Alonso transferohet te Celta Vigo

Celta Vigo ka pasur një fillim shumë të vështirë në sezonin e ri, duke pësuar humbje 4-3 nga Villarreal të hënën mbrëma. Një shqetësim për trajnerin Claudio Giraldez do të jetë se janë pësuar gjashtë gola në tri ndeshjet dhe kjo është ndoshta një arsye pse është bërë një lëvizje për Marcos Alonso.

Mbrojtësi 33-vjeç kishte qenë një lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Barcelonën në qershor. Ai ka marrë propozime nga jashtë, por dëshira e tij ka qenë të vazhdojë në Spanjë. Sevilla ishte e lidhur me transferimin e tij, por ai tani ka nënshkruar një kontratë me Celta Vigon, me marrëveshjen e konfirmuar të mërkurën.

Alonso bëhet nënshkrimi i tretë i verës për Celtan, pas Borja Iglesias dhe Ilaix Moriba. Nëse ai konsiderohet i gatshëm nga Giraldez dhe stafi i tij stërvitor, ai mund të bëjë debutimin e tij për Galicianët këtë fundjavë kur ata të bëjnë udhëtimin në El Sadar, ku do të përballen me Osasunan.

28/08/2024 21:57-Real Madridi rikthehet në tregun e transferime shkaku i dy yjeve që duan të largohen

Afati i transferimeve është gati të mbyllet dhe Real Madridi, pavarësisht se e ka deklaruar skuadrën e tij të mbyllur, është në qendër të thashethemeve.

Lajmi i plotë>>>

perez ancelotti

28/08/2024 21:30-Zyrtare: Juventus nënshkruan me Koopmeiners nga Atalanta

Juventus ka njoftuar zyrtarisht blerjen e Teun Koopmeiners nga Atalanta, i cili bëhet nënshkrimi më i shtrenjtë në Serie A këtë verë.

Lajmi i plotë>>>

teun

28/08/2024 20:53-Identifikohet top shënjestra e Florentino Perezit për te Real Madridi – një lojtar i dëshmuar

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka identifikuar se kush do të jetë "Galaktiku" i radhës që do të zbarkojë në Santiago Bernabeu.

Lajmi i plotë>>>

perez 3

28/08/2024 19:53-“Përforcimi perfekt”, sulmuesi 80 milionësh që Guardiola e dëshiron te Man City

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e afatit kalimtar veror, gjithçka tregon se Manchester City do të bëjë një surprizë të minutës së fundit, duke qenë se ka nevojë për një zëvendësues për Erling Haaland pas largimit të Julian Álvarez për te Atletico Madrid.

Lajmi i plotë>>>

guardiola 2

28/08/2024 18:29-Osimhen po shqyrton ofertën e re të Al-Ahli pavarësisht negociatave të avancuara me Chelsean

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen thuhet se po shqyrton një ofertë të re nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ahli, pavarësisht përparimeve të fundit nga ekipi i Ligës Premier, Chelsea.

Lajmi i plotë>>>

osimhen 1

28/08/2024 17:25-Çmenduria e këtij afati kalimtar: Darwin Nunez te Arsenali?

Interesimi i raportuar i Arsenalit për nënshkrimin e sulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez, ka ngjallur emocione dhe skepticizëm mes tifozëve dhe për arsye të mira.

Lajmi i plotë>>>

darwin nunez

28/08/2024 17:22-Chiesa nga aeroporti i Torinos u dërgon mesazh tifozëve të Liverpoolit

Liverpool ka rënë dakord për një kontratë katërvjeçare me Federico Chiesan.

Lajmi i plotë>>>

chiesa 5

28/08/2024 16:52-Marrëveshje mes Juventusit dhe Man United për Jadon Sanchon

Jadon Sancho duket se do të jetë lojtari më i ri i Juventusit.

Anësori anglez po largohet nga Manchester United dhe po i bashkohet Zonjës së Vjetër.

Lajmi i plotë>>>

sancho 3

28/08/2024 15:46-Man Utd refuzon Chilwellin

Chelsea i ka ofruar Manchester Unitedit mundësinë e transferimit të mbrojtësi Ben Chilwell.

Megjithatë, Djajtë e Kuq kanë refuzuar këtë mundësi.

imago1014345323h

28/08/2024 15:39-Southamton me ofertë zyrtare për Ramsdale

Southamptoni po përparon në bisedimet me Arsenalin për nënshkrimin e mundshëm të Aaron Ramsdale.

Klubi i Ligës Premier thuhet se tashmë ka dërguar ofertën zyrtare te Topçinjtë.

Aaron Ramsdale

28/08/2024 15:29-Aston Villa e do Nicolas Jacksonin

Aston Villa është e interesuar për një lëvizje të vonshme për të nënshkruar me Nicolas Jackson nga Chelsea.

Megjithatë, mediat angleze ende nuk e dinë nëse e duan sulmuesin në huazim apo blerje të përhershme.

jackson 1

28/08/2024 15:13-Nketiah për teste mjekësore te Crystal Palace

Eddie Nketiah do t'i nënshtrohet sot (e mërkurë) testeve mjekësore te Crystal Palace,

Sipas Sky Sports, transferimi i tij nga Arsenali pritet të kushtoj 25 milionë funte plus 5 milionë funte tjera bonuse.

nketiah

28/08/2024 15:02-Osimhen i hapur për kalimin te Al-Ahli

Sulmuesi Victor Osimhen ka hapur derën për një kalim te Al-Ahli në orët e fundit.

Klubi saudit po punon për të mbyllur marrëveshjen me lojtarin, pasi me Napolin thuhet se ka arritur marrëveshje.

osimhen 1

28/08/2024 14:54-Man Utd dhe Chelsea vazhdojnë bisedimet për Chilwell

Manchester United dhe Chelsea kanë qenë në negociata të vazhdueshme gjatë dy ditëve të fundit për transferimin e Ben Chilwell.

Ideja e Djajve të Kuq është ta marrin në huazim mbrojtësin e majtë anglez, ndërsa Blutë insistojnë në shitjen e tij.

ben chilwell

28/08/2024 14:50-Yacine Adli, lojtar i ri i Fiorentinës

Fiorentina ka nënshkruar me mesfushorin Yacine Adli nga Milani.

Lojtari vjen si huazim me mundësi blerje prej 10.5 milionë eurosh.

28/08/2024 14:43-Ancelotti i thotë publikisht lojtarit të Real Madridit të largohet nga klubi

Real Madridi nuk ka gjasa të bëjë shumë biznes në tre ditët e fundit të afatit kalimtar, me Carlo Ancelottin që deklaroi biznesin e tyre të përfunduar disa javë më parë.

Megjithatë, ka një ose dy çështje të pazgjidhura për t'u zgjidhur.

Lajmi i plotë..

ancelotti 4

28/08/2024 14:19-Atletico Madrid interesohet për Veigan

Atletico Madrid ka pyetur për situatën e Gabri Veiga në Al Ahli.

Sipas Fabrizio Romanos, Atletico e në huazim mesfushorin spanjoll.

Veiga

28/08/2024 14:11-E kryer, Chiesa udhëton drejt Liverpoolit pas marrëveshjes mes klubeve

Sulmuesi anësor, Federico Chiesa po udhëton në Liverpool për të përfunduar një lëvizje në Anfield, pas marrëveshjes së klubit anglez me Juventusin.

Më herët gjatë ditës u raportua se Reds kishin arritur marrëveshje personale me Chiesan dhe po negocionte çmimin me Zonjën e Vjetër.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe klubet kanë arritur marrëveshjen e transferimit.

Lajmi i plotë... 

chiesa

28/08/2024 13:34-Coman pranon ofertën e Al-Hilal

Kingsley Coman është afër transferimit në Superligën e Arabisë Saudite.

Sipas L'Equipe, Coman ka pranuar një lëvizje të madhe nga Al-Hilal.

COMAN 3

28/08/2024 13:08-Lukaku arrin në Napoli për ta finalizuar transferimin

Romelu Lukaku ka arritur në Napoli për të finalizuar transferimin prej 30 milionë eurosh nga Chelsea.

Sulmuesi belg fillimisht do t'i kryej testet mjekësore, pastaj mund të prezantohet gjatë mbrëmjes.

28/08/2024 13:05-Milani i vendos çmimin Bennacerit

Milani thuhet se ka vendosur çmimin e mesfushorit Ismael Bennacer.

Sipas mediave italiane, Milani do të pranonte një ofertë prej 25-30 milionë euro për të lehtësuar largimin e tij,

bennacer

28/08/2024 13:02-Liverpooli arrin marrëveshje personale me Chiesan, vazhdojnë bisedimet me Juventusin

Klubi anglez, Liverpooli thuhet se veçse ka arritur marrëveshje personale me italianin Federico Chiesa dhe tashmë po beson me Juventusin për të gjetur akordin për çmimin e lojtarit.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar sot (e mërkurë) dhe Reds dhe Chiesa kanë përfunduar pothuajse marrëveshjen.

Lajmi i plotë...

chiesa 4

28/08/2024 12:27-Barcelona përjashton nënshkrimin e një mbrojtësi të djathtë – prioriteti i fundit i transferimeve është i qartë

Barcelona shpreson të jetë në gjendje të arrijë marrëveshjen e tyre të re të sponsorizimit me kompaninë Nike në 48 orët e ardhshme, me kusht që kjo t’i kthejë ata brenda kufirit të pagave të tyre dhe t’u lejojë atyre më shumë fleksibilitet me nënshkrime në ditën e fundit të tregut të transferimeve.

Ata tashmë i kanë dërguar La Ligës disa nga detajet e kontratës për këtë qëllim.

Nëse ata arrijnë të gjejnë një mënyrë për të shpenzuar më shumë para, nuk do të jetë për një mbrojtës të djathtë.

Lajmi i plotë...

flick deco

28/08/2024 12:00-Koopmeiners arrin për teste mjekësore te Juventusi

Mesfushori Teun Koopmeiners ka mbërritur në J Medical për teste mjekësore te Juventusi.

Transferimi i tij nga Atalanta ka kushtuar 52 milionë euro + 7 milionë euro tjera bonuse.

28/08/2024 11:55-Liverpooli bën ofertën e parë për Chiesan

Liverpooli ka bërë një ofertë të parë drejt Juventusit për Federico Chiesa.

Oferta e Reds thuhet se peshon rreth 12 milionë euro dhe tani i ka mbetur Juventusit t'i përgjigjet.

Federico Chiesa

28/08/2024 11:35-Hannibal Mejbri, lojtar i ri i Burnley

Burnley ka nënshkruar me Hannibal Mejbri nga Manchester United për rreth 9 milionë funte.

Mejbri ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin nga Championship. 

28/08/2024 11:24-Newcastle dhe Man Utd duan transferimin e Calvert-Lewin

Dominic Calvert-Lewin pritet të largohet nga Evertoni këtë verë, pasi kontrata e tij skadon në verën e ardhshme.

Newcastle United dhe Manchester United janë duke kërkuar një lëvizje të vonë për sulmuesin anglez.

calvert lewin

28/08/2024 11:21-Shkëndija njofton ndarjen me Endrit Krasniqin

Endrit Krasniqi është ndarë me Shkëndijën dhe tani e tutje ai do të jetë lojtarë i lirë, ku me shumë mundësi pritet rikthimi i tij në Kosovë.

Është vet faqja zyrtare e Shkëndijës, e cila ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Krasniqin, shkaku i arsyeve familjare të lojtari.

Lajmi i plotë...

endrit krasniqi

28/08/2024 10:25-Chelsea vihet pas Jhon Duran

Chelsea e ka identifikuar sulmuesin e Aston Villas, Jhon Duran, si një alternativë ndaj Victor Osimhen.

Sipas GiveMeSport, Duran transferohet nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me sulmuesin e Napolit.

duran

28/08/2024 09:59-Rabiot ende ka në tavolinë ofertën e Milanit

Dy muaj më parë, AC Milan bëri një ofertë verbale për Adrien Rabiot.

Marrëveshje është 4-vjeçare me pagë prej 5.5 milionë euro në vit.

Oferta është ende në tavolinë, i takon lojtarit të vendosë.

Rabiot 3

28/08/2024 09:54-Ounahi afër kalimit te Al-Sadd

Azzedine Ounahi është afër një transferimi te Al-Sadd në Katar.

24-vjeçarin e pret një kontratë pesëvjeçare me pagë 7 milionë euro në vit.

ounahi 4 (Foto: Getty Images)

28/08/2024 09:03-Stefan Bajcetic te RB Salzburg

Mesfushori Stefan Bajcetic pritet të kompletojë sot transferimin te RB Salzburg.

Lojtari do të kalojë si huazim pasi të kompletohen detajet përfundimtare mes klubeve.

bajcetic

28/08/2024 08:59-Fenerbahce arrin marrëveshje me Amrabat

Sipas mediave turke, Fenerbahce ka rënë dakord me Sofyan Amrabat për një lëvizje të mundshme.

Megjithatë, klubi turk është 3 milionë euro larg vlerës së kërkuar nga Fiorentina prej 15 milionë eurosh.

5amrabat

28/08/2024 08:58-Milani në bisedimet me Romën për Tammy Abraham

AC Milan mbetet në bisedime me Romën për nënshkrimin e mundshëm të sulmuesit Tammy Abraham.

Alexis Saelemaekers mund të përfshihet në marrëveshje, por ende nuk ka marrëveshje mes ekipeve.

abraham

27/08/2024 23:11-Nga Instagrami, Chiesa duket se ka zbuluar se ku po transferohet

Aktivitetet e Federico Chiesas në mediat sociale kanë bërë që fansat të flasin mes pasigurisë që rrethon të ardhmen e tij.

Lajmi i plotë>>>

chiesa 3

27/08/2024 21:41-Arrihet marrëveshja mes Chelseat dhe Osimhenit

Chelsea ka arritur marrëveshje me Victor Osimhen për kushtet personale, raporton gazetari i Sky sport Italia, Rudy Galetti.

Lajmi i plotë>>>

Screenshot 2 36

27/08/2024 21:27-Zyrtare: Roma nënshkruan me mbrojtësin arab

Roma ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e reprezentuesit të Arabisë Saudite, Saud Abdulhamid, si një transferim i përhershëm nga Al-Hilal.

Lajmi i plotë>>>

saud

27/08/2024 21:21-Mamardashvili është zyrtarisht i Liverpoolit

Liverpooli më në fund e ka realizuar transferimin e parë për këtë afat kalimtar veror, duke afruar Giorgi Mamardashvilin nga Valencia.

Lajmi i plotë>>>

Mamardashvilin

27/08/2024 21:09-Zyrtare: Kadioglu kalon te Brightoni

Brightoni ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Ferdi Kadioglut nga Fenerbhace.

Lajmi i plotë>>>

feredi

27/08/2024 20:16-Juventus po punon për katër largime pas transferimit të Koopmeiners

Juventusi po punon për largimin e katër lojtarëve pasi më në fund ka arritur marrëveshje me Atalantën për nënshkrimin e Teun Koopmeieners, konfirmojnë mediat në Itali.

Lajmi i plotë>>>

Koopmeiners

27/08/2024 18:33-Arrihet marrëveshja: Joao Cancelo shkon në Arabi

Joao Cancelo ka rënë dakord të nënshkruajë me Al Hilal këtë verë, konfirmon Fabrizio Romano.

Lajmi i plotë>>>

cancelo

27/08/2024 17:46-Zyrtare: Tun Bardhoku i Bashkohet Dukagjinit

Dukagjini ka bërë të ditur se kanë afruar në radhët e tyre Tun Bardhokun.

Lajmi i plotë>>>

bardhoku

27/08/2024 17:40-“Bisedimet po zhvillohen”, fati i Federico Chiesas do të vendoset shumë shpejt

Duket se do të mësojmë për të ardhmen e Federico Chiesa shumë shpejt mes interesimit të Liverpoolit për lojtarin.

Lajmi i plotë>>>

chiesa 2

27/08/2024 17:10-Zyrtare: Arsenali prezanton Mikel Merinon

Arsenali ka kompletuar nënshkrimin e mesfushorit Mikel Merino nga Real Sociedad për një tarifë prej 32 milionë euro plus 5 milionë euro shtesë.

Lajmi i plotë>>>

merino

27/08/2024 16:43-“Ky është një lëvizje shahu”: Tifozët ndajnë teorinë e tyre pas lëvizjes së Chelseat për Toneyn

Saga e Victor Osimhen bëhet gjithnjë e më interesante, veçanërisht me lajmet e fundit se Chelsea bëri një lëvizje për të nënshkruar me Ivan Toneyn.

Lajmi i plotë>>>

osimhentoney

27/08/2024 15:50-Atletico Madridi transferon portierin Juan Musso

Klubi spanjoll, Atletico Madrid ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Juan Musso nga Atalanta.

Atletico Madrid ka rritur kontingjentin e tyre argjentinas në gjashtë lojtarë në skuadrën e tyre aktuale me shtimin e portierit Musso.

Lajmi i plotë...

juan musso

27/08/2024 15:42-Tah dëshiron largimin nga Leverkuseni

Jonathan Tah absolutisht dëshiron të largohet nga Bayer Leverkusen këtë verë ose falas në verën e 2025.

Bayern Munichu dhe Barcelona mbeten të interesuar në këtë rast.

jonathan tah

27/08/2024 15:33-Depay mund të mbetet në La Liga

Sipas mediumit Relevo, Memphis Depay mund të nënshkruajë për Rayo Vallecano.

Klubi spanjoll është i interesuar që lojtari i lirë të luajë përkrah James Rodriguezit.

araujo depay

27/08/2024 15:12-Zeki Amdouni te Benfica

Sulmuesi zviceran, Zeki Amdouni është afër kalimit nga Burnley te Benfica.

Sipas gazetës Record, kalimi i Amdounit te Benfica është një punë e përfunduar.

amdouni

27/08/2024 14:41-Fabio Vieira kalon te Porto

Porto ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Fabio Vieira nga Arsenali.

Vieira vjen si huazim njëvjeçar nga klubi anglez.

27/08/2024 14:36-Iling-Junior i bashkohet Bolognës nga Aston Villa

Anësori anglez, Samuel Iling-Junior i është bashkuar zyrtarisht Bolognës nga Aston Villa.

Ish-anësori i Chelseat kishte përfunduar një transferim të përhershëm në Aston Villa nga Juventus më pak se dy muaj më parë, por ai tashmë është kthyer në Serie A.

Bologna konfirmoi të martën se 20-vjeçari është rikthyer në Stadio Dall'Ara si huazim.

27/08/2024 14:33-Napoli rezervon testet mjekësore për Lukakun pas marrëveshjes me Chelsean

Romelu Lukaku është në prag të bashkimit me Napolin në një marrëveshje prej 30 milionë eurosh nga Chelsea.

Dy klubet tashmë kanë shtrënguar duart dhe avokatët e sulmuesit po finalizojnë detajet në lidhje me të drejtat e imazhit.

Sipas ekspertit të transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, testet mjekësore të Lukakut tashmë janë rezervuar.

Lajmi i plotë...

lukaku 1

27/08/2024 14:14-Nketiah drejt zyrtarizimit te Crystal Palace

Eddie Nketiah drejt kompletimit të transferimit nga Arsenali te Crystal Palace.

Marrëveshja  ndërmjet klubeve për 25 milionë funte plus 5 milionë funte bonuse.

Nketiah tashmë ka pranuar t'i bashkohet Crystal Palace dy ditë më parë dhe tani është vendosur të kryejë testet mjekësore.

nketiah

27/08/2024 13:51-Toney pranon ofertën e Al-Ahli

Ivan Toney ka thënë 'PO' për një transferim te Al-Ahli dhe ka pranuar një kontratë me vlerë rreth 60 milionë euro për 3 vjet.

Klubi saudit tani po përpiqet të arrijë një marrëveshje me klubin anglez, Brentford.

skysports football ivan toney 6335506

27/08/2024 13:45-Zbulohet një kusht që Sancho t'i bashkohet Chelseat

Chelsea është i interesuar të bëjë një transferim befasues të Jadon Sancho, me anglezin që nuk pëlqehet nga Erik ten Hag dhe është në listën e transferimeve nga Manchester United.

Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Chelsea do të shkonte për sulmuesin anglez vetëm nëse Djajtë e Kuq bien dakord për një marrëveshje të pjesshme shkëmbimi.

Lajmi i plotë...

sancho 2

27/08/2024 12:18-McTominay pritet të udhëtoj drejt Napolit

Scott McTominay pritet të udhëtojë sot (e martë) drejt Italisë për të përfunduar transferimin nga Manchester United te Napoli.

Mesfushori ka pranuar kushtet personale, ndërsa është në prag të bashkimit me Napolin për një tarifë prej rreth 30 milionë euro.

McTominay

27/08/2024 12:11-Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin Mike Penders

Blutë e Londrës kanë vazhduar me përforcime këtë verë dhe kësaj radhe kanë ‘goditur’ me një portier të ri.

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit Mike Penders nga KRC Genk.

Lajmi i plotë...

chelsea portier

27/08/2024 12:00-Roma afër transferimit të Dansos

RC Lens ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Kevin Danso te AS Roma.

Marrëveshja mes klubeve është huazim me detyrim blerje.

Tarifa 22 milionë euro plus bonuse prej 3 milionë euro, me marrëveshje afatgjatë për qendërmbrojtësin.

danso

27/08/2024 11:28-Zyrtare: Francisco Conceicao, lojtar i ri i Juventusit

Klubi italian, Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit anësor, Francisco Conceicao, nga Porto.

Zonja e Vjetër ka vazhduar me përforcime në këtë verë, pasi dëshiron të jetë sa më konkurrues në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Pasi ka kompletuar transferimet e Michele Di Gregorio, Douglas Luiz, Khephren Thuram, Juan Cabal, Pierre Kalulu dhe Nico Gonalez, Juventusi ka njoftuar një tjetër përforcim.

Lajmi i plotë...

coincecao

27/08/2024 11:14-Shpenzimet e top 5 ligave kryesore evropiane këtë verë – Liga Premier ‘eklipson’ të gjithë

Liga Premier apo kampionati elitar anglez është padyshim liga që ka shpenzuar dukshëm më shumë se secila tjetër në afatin kalimtar të verës 2024.

Afati kalimtar veror ka qenë bukur aktiv nga klubet evropiane edhe përkundër angazhimeve të lojtarëve në Euro 2024 dhe Lojërat Olimpike.

Por, cilat kampionate kanë shpenzuar më shumë këtë verë dhe sa është shifra që ato kanë shpenzuar për blerjen e futbollistëve.

Lajmi i plotë... 

top 5 ligat

27/08/2024 10:20-E kryer, Man Utd arrin marrëveshje me PSG-në për Ugarten

Manchester Unitedi ka arritur tashmë marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e mesfushorit Manuel Ugarte.

Djajtë e Kuq ka kohë që kanë arritur marrëveshje personale me yllin uruguaian, por jo edhe me kampionin e Ligue 1.

Megjithatë, Unitedi thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje totale edhe me PSG-në për blerjen e Ugartes.

Lajmi i plotë...

ugarte 2

27/08/2024 10:00-Oxlade-Chamberlain drejt largimit nga Besiktasi

Mesfushori anglez, Alex Oxlade-Chamberlain mund të largohet këtë verë nga Besiktasi.

Sipas mediave turke, Ajax dhe Brentford janë në bisedime për të nënshkruar me anglezin.

chamberlain

27/08/2024 09:46-Chelsea është gati të ‘heq qafe’ 14 lojtarë deri në fund të afatit kalimtar

Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka bërë gati një eksod masiv për të larguar plotë 14 lojtarë deri në mbyllje të afatit kalimtar të verës.

Chelsea e nisi sezonin me fitore 6-2 ndaj Wolves dhe humbje ndaj Manchester Cityt me rezultat 0-2 në xhiron e parë.

Trajneri Enzo Maresca rregulloi skuadrën dhe tashmë njoftoi se do të luhet futboll i shpejtë dhe vertikal.

Por, sipas Talk Sport, ai ka një problem sepse lista e tij është e mbipopulluar. Chelsea ka deri në 50 lojtarë nën kontrata dhe Maresca ka vlerësuar se nuk i duhen 14 prej tyre.

Lajmi i plotë...

chelsea 9

27/08/2024 09:40-Atletico Madridi e do Nunesin

Atletico Madrid dëshiron transferimin e Matheus Nunes nga Manchester City.

Sipas gazetarit të njohur, David Ornstein, klubi spanjoll dëshiron ta sigurojë mesfushorin në huazim për një sezon.

nunes 1

27/08/2024 09:02-Atalanta me ofertë për Kossounou

Atalanta thuhet se ka dërguar ofertënfillestare në Bayer Leverkusen për Odilon Kossounou.

Propozimi me vlerë 5 milionë euro për huazim plus opsionin e blerjes së klauzolës duke u bërë i detyrueshëm në kushte të caktuara.

Lojtari është i hapur për transferim, tani i mbetet klubeve të arrijnë marrëveshje.

kassanou

27/08/2024 08:48-Ylli i Man Cityt afër zyrtarizimit te Al Hilal, detajet e transferimit

Mbrojtësi anësor, Joao Cancelo thuhet se gjatë ditës (e martë) do të zyrtarizohet si lojtar i ri i klubit nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Hilal, pasi klubet dhe lojtari kanë arritur marrëveshje.

City thuhet se ka pranuar ta shesë mbrojtësin portugez te Al Hilal, një klub nga liga elitare saudite.

Lajmi i plotë...

man city 1

27/08/2024 08:13-Coman vendos të largohet nga Bayern Munich, tre klube të mëdha vihen pas tij

Sulmuesi anësor, Kingsley Coman ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe mënjëherë është lidhur me klube të njohura.

L’Equipe shkruan se Coman është në mesin e atyre që fitojnë shumë dhe klubi u ka kërkuar të largohen, ai ka vendosur të mos qëndrojë në klub.

Ai pritet të largohet nga skuadra e Bundesligës përpara mbylljes së afatit kalimtar më 30 gusht.

Lajmi i plotë..

Coman 1

27/08/2024 01:32-Rebic nënshkruan me Leccen

Ish- sulmuesi i Milanit , Fiorentinës dhe Besiktas, Ante Rebic është rikthyer në Serie A, duke nënshkruar si lojtar i lirë për Leccen.

Kroati ka grumbulluar 118 paraqitje në Serie A gjatë karrierës së tij, duke shënuar 29 gola dhe duke dhënë 14 asistime.

27/08/2024 01:29-Al-Nassr dhe PSG arrijnë një marrëveshje për Skriniar

Sipas Fabrizio Romano, e ardhmja e Milan Skriniar tani është në duart e tij pasi PSG i ka dhënë dritën jeshile lojtarit që të marrë një vendim.

Mbrojtësi sllovak është në negociata me Al Nassr për të dhënë një përgjigje përfundimtare, pasi marrëveshja mes dy klubeve është praktikisht e kryer.

Skriniar

27/08/2024 01:21-Coman vendos të largohet nga Bayern Munich, tre klube të mëdha vihen pas tij

Sulmuesi anësor Kingsley Coman ka vendosur të largohet nga Bayern Munich dhe mënjëherë është lidhur me klube të njohura si Arsenali, Barcelona dhe Manchester City.

L'Equipe shkruan se Coman është në mesin e atyre që fitojnë shumë dhe klubi u ka kërkuar të largohen, ai ka vendosur të mos qëndrojë në klub.

Ai pritet të largohet nga skuadra e Bundesligës përpara mbylljes së afatit kalimtar më 30 gusht.

Coman 1

26/08/2024 22:22-Alex Sandro kthehet në Flamengo

Mbrojtësi brazilian është gati të përfundojë ciklin e karrierës së tij. Ish-lojtari dhe kapiteni i Juventusit ka nënshkruar kontratë me klubin brazilian Flamengo deri në dhjetor të vitit 2026.

Gjatë kohës së tij në Juventus, Alex Sandro la gjurmë duke fituar trofe të shumtë dhe duke ndarë një rekord të rëndësishëm me Pavel Nedved: si futbollisti i huaj me më shumë paraqitje, duke grumbulluar gjithsej 327 paraqitje.

26/08/2024 21:34-Zyrtare: Vermeeren kalon te RB Leipzig si huazim

RB Leizpig ka nënshkruar në formë huazimi me mesfushorin e Atletico Madrid, Arthur Vermeeren.

Lëvizja e belgut do të bëhet e përhershme nëse ai paraqitet në një numër të caktuar ndeshjesh për skuadrën e Bundesligës, pas së cilës ai do të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare.

Vermeeren iu bashkua Atleticos nga Royal Antwerp në janar, por bëri vetëm pesë paraqitje.

26/08/2024 21:32-Marcos Alonso do t'i bashkohet Celta Vigos 

Ish- mbrojtësi i majtë i Barcelonës dhe Chelseat, Marcos Alonso, do t'i bashkohet Celta Vigos si lojtar i lirë, sipas Fabrizio Romano.

Reprezentuesi spanjoll është i disponueshëm falas pasi u lirua nga Barça në fund të sezonit të kaluar.

alonso 1

26/08/2024 21:31-Atletico Madridi mendon huazimin e Nunes nga Man City

Atletico Madrid është duke eksploruar nënshkrimin si huazim të mesfushorit të Manchester City, Matheus Nunes , sipas The Athletic.

Man City ende nuk ka marrë ndonjë ofertë për portugezin, por as nuk ka marrë vendim që ta largojë në këtë afat kalimtar.

Nunes iu bashkua Man Cityt nga Wolves për 60 milionë euro, por filloi vetëm në 16 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar.

nunes 1

26/08/2024 21:29-Patino i Arsenalit kalon te Deportivo

Deportivo La Coruna ka nënshkruar me Charlie Patino nga Arsenali.

Mesfushori 20-vjeçar bashkohet me Deportivon dhe ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare me klubin, i cili është në divizionin e dytë spanjoll.

Patino bëri vetëm dy paraqitje në ekipin e parë për Arsenalin pasi përparoi nga akademia e tyre, ndërsa kishte edhe një periudhë huazimi te Blackpool dhe Swansea.

26/08/2024 21:24-Barcelona hyn në garë për Jonathan Tah

Barcelona thuhet se ka hyrë në garë për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Bayer Leverkusen, Jonathan Tah këtë verë, pavarësisht problemeve të tyre me financat.

Sipas Sport, Barcelona tani po tregon interes për Tah për një lëvizje këtë verë me kampionët e Bundesligës që thuhet se kërkojnë një tarifë prej rreth 20 milionë euro.

jonathan tah 2

26/08/2024 21:23-Youssoufa Moukoko bashkohet me Nice si huazim

Youssoufa Moukoko te OGC Nice si huazim nga Borussia Dortmund, tashmë është arritur marrëveshja.  

Lojtari shkon në huazim dhe me mundësi blerje mbi shumën e 12 milionë eurove.  

26/08/2024 19:04-Crystal Palace pranë transferimit të Nketiah nga Arsenali

Crystal Palace është në bisedime me Arsenalin për sulmuesin Eddie Nketiah.

Diskutohet për rreth 35 milionë euro, duke përfshirë bonuset që lidhen me performancën - shifra që Arsenali po kërkonte gjatë gjithë afatit kalimtar.

Kushtet personale janë në diskutim po ashtu dhe nuk pritet të jenë problem.

nketiah

26/08/2024 18:55-Barcelona më në fund merr dritën jeshile për regjistrimin e Dani Olmos

Dani Olmo do të mund të luajë këtë të martë kundër Rayo Vallecano në kuadër të La Ligas, pasi klubi më në fund e ka regjistruar.

Klubi do ta regjistrojë lojtarin në La Liga këtë të hënë pasdite dhe do të jetë në dispozicion të Hansi Flick.

Detajet>>>

Screenshot 2024 08 26 184718

26/08/2024 17:15-Zyrtare: Juan Cuadrado, lojtari i ri i Atalantas

Juan Cuadrado i është bashkuar zyrtarisht Atalantës si lojar i lirë, pasi marrëveshja me Interin i skadoi.

Kolumbiani Cuadrado, gjashtë herë fitues i Scudettos do t’i mbrojë ngjyrat e Atalantas.

Kontrata e tij me Interin skadoi qershorin e kaluar, kështu që 36-vjeçari ishte në dispozicion si lojtar i lirë.

Detajet>>>

457223486 18460467139055340 5545826774117611299 n

26/08/2024 15:01-Agjenti i Chiesas i shkruan Barcelonës pak ditë para se të mbyllet afati kalimtar

Barcelona, ​​siç ka ndodhur në tri verat e fundit, është e vendosur për një përfundim të furishëm të afatit kalimtar, i cili mbyllet këtë të premte.

Lajmi i plotë>>>

chiesa

26/08/2024 14:50-Vinicius nuk vazhdon kontratën me Realin, po shqyrton ofertën nga Arabia Saudite

Vinicius Junior do të luajë pjesën tjetër të këtij sezoni në Real Madrid dhe më pas do të shqyrtojë një ofertë nga Arabia Saudite, shkruan ESPN.

Lajmi i plotë>>>

vinicius junior

26/08/2024 14:01-Një figurë te Barcelona vendosi veto për rikthimin e Neymarit, përkundër se braziliani u vetëofrua

Barcelona është përpjekur të sjellë një anësor të majtë gjatë gjithë verës, me përpjekjet për Nico Williams të dështuara dhe interesimi për Rafael Leao dhe Luis Diaz rezultoi i kotë përballë kostos së atyre.

Lajmi i plotë>>>

neymar

26/08/2024 14:00-Oferta e majme nga Arabia Saudite: Reagon agjenti i Victor Osimhen

Agjenti i Victor Osimhen, Roberto Calenda, ka lëshuar një deklaratë duke u përgjigjur ndaj spekulimeve të fundit rreth një oferte të konsiderueshme nga klubet saudite për sulmuesin e Napolit.

Lajmi i plotë>>>

calenda

26/08/2024 12:16-Kepa po i bashkohet Bournemouthit

Bournemouth po i afrohet marrëveshjes për të nënshkruar Kepa Arrizabalagan nga Chelsea.

Ende detaje kyçe për t'u zgjidhur, por marrëveshja e huazimit deri në qershor 2025 (duke zgjatur kontratën e tij te Chelsea deri në 2026) tani po mbyllet pas bisedimeve të pas mesnatës.

Nëse gjithçka është mirë me dokumente, Kepa do të udhëtojë për teste mjekësore.

26/08/2024 12:14-Hummels afër kalimit te Sociedadi

Real Sociedad po mbyll marrëveshjen për të nënshkruar me Mats Hummels si lojtar të lirë.

Propozimi zyrtar u dërgua dhe Real Sociedad pret reagimet përfundimtare të Hummels për të vazhduar me procedurat tjera.

Pavarësisht disa qasjeve dhe propozimeve, Sociedadi po udhëheq garën për të nënshkruar me Hummels me bisedime të avancuara.

26/08/2024 11:08-Zyrtare: Vitor Roque largohet nga Barcelona

Vitor Roque është larguar nga Barcelona për të nënshkruar me Real Betis në formë huazimi, ka konfirmuar klubi.

Lajmi i plotë>>>

roque

26/08/2024 10:57-Zyrtare: Lenglet transferohet te Atletico Madridi

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet, i është bashkuar Atletico Madridit në formë huazimi për këtë sezon, pa asnjë opsion blerjeje të përfshirë. 29-vjeçari do të kalojë sezonin e tij të parë pas tri viteve në futbollin spanjoll.

Lajmi i plotë>>>

clement lenglet

26/08/2024 10:00-Osimhen ‘nuk përjashtohet’: Zbulohen dy kushtet për sulmuesin për t’iu bashkuar Chelseat

Victor Osimhen mbetet një objektiv transferimi për Chelsean dhe ardhja e tij këtë verë nuk është e përjashtuar, raporton Ben Jacobs.

Lajmi i plotë>>>

Osimhen Chelsea

26/08/2024 09:59-Romano përditëson situatën e Chiesas me Barcelonën

Afati kalimtar i transferimeve të kësaj vere do të mbyllet për vetëm pesë ditë.

Deri më tani, Barcelona ka nënshkruar vetëm me dy lojtarë të rinj – Pau Victor dhe Dani Olmo.

Lajmi i plotë>>>

chiesa 1

26/08/2024 09:27-Djalit të Ronaldinhos po i dështon transferimi për shkak të rregullave të FIFA-s

Në një lëvizje nën radar këtë verë, djali i yllit legjendar brazilian Ronaldinho i është bashkuar një klubi në Championship.

Lajmi i plotë>>>

mendes

26/08/2024 09:26-Zbulohet se cilët lojtarë po i ofron Chelsea te Man United për Sanchon

Chelsea thuhet se po kërkon të nënshkruajë me Jadon Sancho në javën e fundit të afatit kalimtar të verës 2024.

Lajmi i plotë>>>

sancho

25/08/2024 23:58-Martinez flet për të ardhmen e Williams - ky i fundit mbetet i lidhur me Barcelonën

Barcelona dhe Athletic Club pritet të rinisin betejën e tyre të transferimit të Nico Williams në vitin 2025.

Williams u rikthye në formacionin fillestar të skuadrës baske këtë fundjavë, pasi humbën 2-1 si mysafir ndaj Barcelonës në një ndeshje të vështirë të La Ligës.

22-vjeçari ishte shumë i lidhur me një transferim te Blaugranat nëse ata ishin në gjendje të aktivizonin klauzolën e tij të lirimit prej 58 milionë euro.

Detajet>>>

williams inigo

25/08/2024 21:54-Zyrtare: Nico Paz, lojtar i ri i Como

Skuadra italiane Como që udhëhiqet nga Cesc Fabregas sapo ka njoftuar afrimin e mesfushorit argjentinas nga Real Madrid, Nico Paz.

Ai arrin në këmbim të 6 milionë eurove dhe firmos për katër vite.

25/08/2024 21:51-Zyrtare: Nico Gonzalez prezantohet nga Juventusi

Juventusit ka konfirmuar afrimin e Nicolas Ivan Gonzalez, i njohur si Nico Gonzalez, i cili tashmë është zyrtarisht lojtar i Zonjës së Vjetër.

Anësori sulmues i bashkohet Juventusit nga Fiorentina, pas disa sezonesh të mira me këtë klub.

Dy klubet arritën marrëveshje për një shifër prej 38 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset.

DETAJET>>>

Screenshot 2024 08 25 214104

25/08/2024 19:35-West Ham po mendon të transferojë Tammy Abraham

West Ham po mendon të bëjë një lëvizje në minutën e fundit për sulmuesin e Romës, Tammy Abraham.

Thuhet se klubi anglez po e ndjekin me vëmendje përpara mbylljes së afatit të premten.

Kërkesat për paga të Abrahamit, përflitet se janë një pengesë e mundshme për të mbyllur transferimin. Mësohet se negociatat do të nisin në ditët në vijim.

Tammy Abraham scaled

25/08/2024 19:33-Zyrtare: Fabio Miretti i bashkohet Genoas

Mesfushori 21-vjeçar italian Fabio Miretti ka përfunduar transferimin e tij te Genoa nga Juventusi, konfirmoi të dielën klubi i Serie A.

25/08/2024 17:33-Zyrtare: Sokol Cikalleshi kalon në futbollin iranian, nënshkruan me Tractor FC

Sokol Cikalleshin ka nisur pas 9 vitesh të kaluara në Turqi një aventurë të re në futbollin iranian duke nënshkruar për Tractor FC.

Sulmuesi shqiptar është prezantuar te Tractor Fc, ku erdhi si lojtar i lirë pas e mbylli kontratën para kohe me Konyasporin.

34-vjeçari, i cili para pak muajsh i dha fund dhe aventurës së tij me Kombëtaren e Shqipërisë është gati për një kapitull të ri në Iran.

Detajet>>>

25/08/2024 16:42-Emir Sahiti me një transferim befasues, afër kalimi te gjiganti gjerman në Bundesliga 2

Hamburgu dëshiron të përmirësojë repartin sulmues, ku skuadra e kategorisë së dytë gjermane tashmë ka arritur marrëveshje me personale me Emir Sahitin.

Drejtori sportiv i Hamburg, Stefan Kuntz po punon intensivisht për të mbyllur transferimin.

Detajet>>>

emir sahiti 1

25/08/2024 14:52-Howe flet për të ardhmen e Gordon mes lidhjeve me Liverpoolin

Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe thotë se ai po bën gjithçka që mundet për të mbajtur Anthony Gordon në klub mes interesimit nga Liverpooli këtë verë.

Duke folur në konferencë për media, Howe tha: "E kam parë Anthonyn të kthehet në një formë të mirë. Sidomos javën e kaluar, ai pati një periudhë shumë të shkurtër stërvitore përpara ndeshjes së parë".

"Ne e vendosëm atë pasi ai është një krijues i aksioneve, kjo kërkon lojtarë më të rinj më pak kohë për t'u rritur, por unë mendoj se këtë javë ai është kthyer në më të mirën e tij, mendoj se ka dy mënyra për ta parë atë".

"Hera e parë që ai do të ketë qenë me Anglinë për një kohë të gjatë dhe jam i sigurt se do të ketë mësuar dhe përjetuar shumë nga kjo. Ndonjëherë, ne të gjithë kemi këtë vizion të përfundimit të aventurës, ju shkoni dhe ndihmoni të fitoni turneun për vendin tuaj në herën e parë, por jeta rrallëherë është e tillë dhe shpresojmë ta përdorë këtë herën tjetër që do të përfshihet".

8.gordon

25/08/2024 14:50-Neuer flet për të ardhmen e tij me Bayernin

Portieri veteran gjerman, Manuel Neuer ka folur nëse do ta zgjaste qëndrimin e tij në Bayern Munich përtej vitit 2026 kur i skadon kontrata aktuale.

Duke folur për gazetarët, portieri tha: "Nëse kemi një sezon të suksesshëm me stafin e ri stërvitor dhe me një vrull të ri, kjo do të thotë gjithashtu se do të jetë argëtuese. Dhe kur të ketë argëtim, atëherë patjetër do të vazhdoj. Por unë nuk shkoj në sezon me mendimin për të thënë lamtumirë më pas".

Sky Sports raporton se ekziston një mundësi e madhe që portieri të nënshkruajë një kontratë të re dhe të qëndrojë përsëri në klubin bavarez.

neuer

25/08/2024 14:47-Vinicius vonon vendimin për të ardhmen mes ofertës së madhe saudite

Sipas ESPN , ylli i Real Madridit, Vinicius Junior do të presë deri në fund të sezonit përpara se të vendosë nëse do të pranojë ofertën saudite, e cila do ta shihte atë të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Plani është që Vinicius të luajë për Al-Ahli, i cili përfundoi i treti në Ligën Saudite Pro sezonin e kaluar. Ai do të bëhej gjithashtu një ambasador i vendit përpara Kupës së Botës 2034.

vinicius 1

25/08/2024 12:36-Real Madridi me tentimin e fundit për Davies

Real Madrid e tenton ‘përpjekjen e fundit’ për të nënshkruar me Alphonso Davies këtë muaj, raportojnë Jorge Picon i Relevo dhe Rodra P.

Lajmi i plotë>>>

davies

25/08/2024 12:10-Zyrtare: Faye i bashkohet Rennes nga Barcelona

Mika Faye largohet nga Barcelona për t'iu bashkuar Rennes me marrëveshje të përhershme.

10.3 milionë euro do të jetë tarifa fillestare, 25 milionë euro klauzolë për blerjen e skuadrës katalunase dhe 30 për qind klauzolë e shitjes së përfshirë gjithashtu.

25/08/2024 11:58-Brightoni me transferim të dyfishtë

Ferdi Kadioglu dhe Matt O'Riley te Brightoni, të gjitha dokumentet janë duke u nënshkruar.

Pako mbi 30 milionë euro për Kadioglun, ndërsa shuma që do të paguhet për O'Riley do të jetë 33 milionë euro, raporton Fabrizio Roamno.

25/08/2024 10:51-Chelsea ishte gati të paguante 40 milionë, Porto pagoi 14 milionë euro për Omorodion

Porto pagoi vetëm 14 milionë euro për Samu Omorodion nga Atletico Madrid - vetëm disa javë pasi Chelsea ra dakord të paguante 40 milionë për të.

Atletico Madridi ruan 50 për qind të vlerës në shitjen e ardhshme të sulmuesit spanjoll, raporton The Athletic.

Screenshot 1 34

25/08/2024 10:48-Liverpooli synon transferimin e Branthwaite

Liverpooli po përgatit një ofertë surprizë për mbrojtësin e Evertonit, Jarrad Branthwaite, përpara se afati kalimtar të mbyllet javën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton Dauly Express, Reds janë në dijeni se duhet të paguajnë 70 milionë euro për kartonin e lojtarit.

branthwaite

25/08/2024 09:40-James Rodriguez po rikthehet në Madrid

James Rodriguez pati një karrierë produktive në Evropë, duke u shfaqur për ekipe si Porto, Monaco, Real Madrid dhe Bayern Munich.

Lajmi i plotë>>>

james

25/08/2024 08:17-Nico Gonzalez ka mbërritur në Torino

Nico Gonzalez ka mbërritur në Torino së bashku me agjentët e tij përpara testeve mjekësore si lojtar i ri i Juventusit.

Nico bëri diferencën pasi donte vetëm Juventusin dhe Thiago Motta e donte atë.

Testet mjekësore do të zhvillohen të dielën (25 gusht).

25/08/2024 08:15-Ugarte po pret vetëm Man Unitedin

Manuel Ugarte po pret vetëm për Manchester United, pasi plani i tij është i qartë që nga fundi i korrikut.

Asnjë ofertë për mesfushorin e Atalantas, Ederson, fokusi i plotë vetëm në hapat e fundit të marrëveshjes me Ugarten nga Djajtë e Kuq me PSG-në.

25/08/2024 08:13-Merino kalon testet mjekësore te Arsenali

Mikel Merino ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i ri i Arsenalit me klubet që po shkëmbejnë dokumente, dhe marrëveshja është mbyllur.

32 milionë euro tarifë fikse, 5 milionë në bonuse dhe kontratë deri në qershor 2028 plus opsion për sezonin e mëtejshëm.

25/08/2024 00:10-Juventus i frikshëm në afatin kalimtar – pasi siguroi dy sulmues, do të tentojë të mbyllë marrëveshjet me Koopmeiners dhe Sancho

Juventusi është lëshuar frikshëm në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, me drejtorin sportiv Cristiano Giuntoli i cili në pasditen e sotme mbylli blerjet e Nico Gonzalez nga Fiorentina dhe Francisco Conceicao nga Porto.

Dy operacione shumë të rëndësishme që përforcojnë sulmuesin e Thiago Mottas, por Giuntoli nuk do të ndalet me kaq.

Klubi po vazhdon të punojnë për Teun Koopmeiners  të Atalantas dhe Jadon Sanchon e Manchester United. 

juventus 121212

24/08/2024 23:15-Liverpool mund të synojë Jarrad Branthwaite

Liverpool do të përgatiste një ofertë përpara mbylljes së merkatos me synimin për të marrë shërbimet e mbrojtësit anglez, Jarrad Branthwaite nga Everton , sipas 'Daily Express'.

Branthwaite

24/08/2024 23:10-Vitor Roque arrin te Real Betis

Barcelona dhe Real Betis kanë rënë dakord për transferimin e Vitor Roque.

Lojtari arriti nnë Sevilje sonte dhe këtë sezon do të luajë në formë huazimi për Real Betisin.

24/08/2024 23:00-Osimhen frikëson Chelsean me kërkesat e tij

Përpjekjet e Chelseat për të siguruar sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, janë zbegur për shkak të kërkesave marramendëse të lojtarit, sipas The Sun.

Reprezentuesi nigerian thuhet se po kërkon një kontratë me vlerë 590 mijë euro në javë, e cila do ta vendoste atë në mesin e lojtarëve më të paguar në Ligën Premier.

Chelsea nuk është i gatshëm të përmbushë pritjet e Osimhenit për pagën, duke çuar në një bllokim të negociatave.

Tani klubi po shikon opsione të tjera dhe Federico Chiesa i Juventusit dhe Dominic Calvert-Lewin i Evertonit janë shfaqur si alternativa më të përballueshme.

osimhen 1

24/08/2024 22:40-Melo mund të kalojë sërish te Fiorentina si huazim

Fiorentina ka shfaqur interesim ta marr edhe një vit huazim Arthur Melon nga Juventusi.

24/08/2024 22:20-Arteta lë të kuptohet për një tjetër blerje te Arsenali

Mikel Arteta e pranoi që Arsenali mund të futet sërish në afatin kalimtar për një sulmues të ri, pasi Gabriel Jesus që humbi fitoren e Aston Villa.

Arteta e pranoi se Arsenalit i mungojnë opsionet përpara, me Jesus të vetmin si mbulesë të vërtetë për Kai Havertz.

“Ne jemi vërtet të lumtur me skuadrën. Është e vërtetë që patëm një lëndim të Gabriel Jesus dhe na mungonte. Jemi pak të shkurtër në sulm dhe nëse mund të bëjmë diçka, atëherë do ta bëjmë", deklaroi trajneri.

arteta 1

24/08/2024 21:00-Cancelo i vendosur të kalojë në Arabinë Saudite, detaje nga marrëveshja

Al Hilal gjithmonë e më pran finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Manchester City, Joao Cancelo, sipas Rudy Galetti.

Dy klubet duket se kanë arritur një marrëveshje prej 35 milionë euro dhe mbrojtësi i krahut 30-vjeçar do të transferohet në skuadrën e madhe të Saudite Pro League.

Sipas kushteve të marrëveshjes, Cancelo do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Al Hilal. Një ekzaminim mjekësor për Cancelo pritet të bëhet brenda tre ditëve në vijim, ndësa Cancelo do të fitojë 20 milionë euro në vit.

24/08/2024 20:41-Arsenali dhe Barcelona tek pas një vitit do të tentojnë për Nico Williamsin

Athletic Bilbao nuk do të lejojë që Nico Williams të largohet në këtë afat kalimtar të La Ligës që mbyllet më 30 gusht, por Arsenali dhe Barcelona do të tentojnë edhe në verën e ardhshme.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë në qendër të një beteje gjatë verës me skuadrën e tij aktuale që kundërshtonte përpjekjet e Barcelonës për të nënshkruar me të, duke bërë që edhe marrëdhëniet mes klubeve të mos jenë si më parë.

Detajet>>>

Screenshot 2024 08 24 184438

24/08/2024 20:25-Fabio Vieira në Porto si huazim nga Arsenali

Arsenali dhe Porto kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Fábio Vieira në skuadrën portugeze, sipas Fabrizio Romano.

Mesfushori do të arrijë te Porto në formë huazimi.

24/08/2024 19:00-Lenglet drejt Atletico Madridit

Clement Lenglet është gati të bashkohet me Atletico Madrid në formë huazimi nga Barcelona, ​​sipas Marca.

Atletico Madrid ka bërë tashmë lëvizje të rëndësishm, duke siguruar shërbimet e Julian Alvarez, Alexander Sorloth, Robin Le Normand dhe Conor Gallagher.

Megjithatë, klubi do edhe një qendërmbrojtës të majtë dhe në listën e tyre mbetet Lenglet si kandidat ideal.

Lenglet dy sezonet e fundit i kaloi në huazim te Tottenham Hotspur dhe Aston Villa.

lenglet

24/08/2024 18:00-Barcelona gjithnjë e më optimiste se do të arrijë te Chiesa

Barcelona aktualisht po punon në tre largime, Vitor Roque (huazim te Real Betis), Clement Lenglet (huazim te Atletico Madrid) dhe Mikayil Faye (transferim i përhershëm në Rennes).

Drejtuesit e klubeve shpresojnë që këto largime të jenë të mjaftueshme për të regjistruar më në fund Dani Olmo në La Liga, dhe kwto largime gjithashtu mund të ndihmojnë në ofertën e tyre për të nënshkruar me Federico Chiesan.

Chiesa është shfaqur si objektivi kryesor i Barcelonës. Tashmë palët janë rënë dakord për kushtet personale dhe në ditët në vijim pritet t’i dërgohet një ofertë hapëse Juventusit.

Detajet>>>

Screenshot 2024 08 24 172527

24/08/2024 16:00-E kryer/ Juventusi vjen me goditje të dyfishtë, zbarkojnë në Torino dy sulmues

Media të shumta në Itali raportojnë se Juventus tani ka arritur marrëveshje për transferimet e Nico Gonzalez dhe Francisco Conceicao, duke e forcuar dukshëm fazën sulmuese.

Nico Gonzalez tashmë ka rënë dakord për një kontratë në vlerë 3.5 milionë euro në vit.

Juventusi po ashtu ka ka përfunduar me sukses negociatat me Porton për afrimin e Francisco Conceicao, i cili vjen te Bianconerët me formulën e huazimit në vlerë 7 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Detajet >>>

juventusi

24/08/2024 14:32-Liverpooli rivalon Juventusin për Koopmeiners

Liverpool thuhet se po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të Teun Koopmeiners nga Atalanta edhe se lojtari ka marrëveshje me Juventusin.

Sipas TeamTalk, Reds duan të forcojnë opsionet e tyre në mesfushë dhe mund të shkojnë kokë më kokë me Juventusin për nënshkrimin e holandezit.

koopmeiners

24/08/2024 13:31-Juventusi mbetet i etur për nënshkrimin e Sanchos

Sipas Fabrizio Romano, Manchester United po negocion marrëveshjet e transferimit për Jadon Sancho dhe si rezultat, ata e lanë anësorin jashtë skuadrës kundër Brighton.

Juventusi është afër nënshkrimit të Nico Gonzalez nga Fiorentina, megjithatë ata mbeten të interesuar për nënshkrimin e reprezentuesit anglez.

sancho

24/08/2024 12:40-Bayern Munich paralajmëron blerje të reja

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Jan-Christian Dreesen ka lënë të kuptohet se klubi mund të nënshkruajë me disa lojtarë të tjerë përpara mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Duke folur me gazetarët, Dreesen tha: "Afati kalimtar nuk ka përfunduar ende. Ne jemi financiarisht mjaft të fortë për të blerë fillimisht dhe për të shitur më vonë. Themeli për këtë është hedhur përmes menaxhimit të kujdesshëm gjatë 25 viteve të fundit".

jan christian dreesen

24/08/2024 12:28-Fabrizio Romano zbulon tri largimet e ardhshme të Barcelonës

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar tre largimet e ardhshme të Barcelonës në këtë afat kalimtar të verës.

Barcelona është njëra nga klubet më aktive në këtë afat kalimtar të verës, por më shumë për largime sesa për transferime të reja.

Megjithatë, klubi katalunas ende nuk e ka përfunduar biznesin e largimeve dhe sipas Romanos, ata do t’i largojnë edhe tre lojtarë së shpejti.

Lexo lajmin e plotë...

jugadores fc barcelona v amberes 2

24/08/2024 11:50-Dështon transferimi i Armando Brojës te Ipswich Town

Sulmuesi shqiptar i Chelseat, Armando Broja ishte afër të transferohej te Ipswich Town, por transferimi i tij thuhet se ka dështuar tashmë.

Para disa ditësh në mediat angleze u raportua se Chelsea dhe Ipswich Town kanë arritur marrëveshje për Brojën, i cili do të huazohej me obligim blerje për 35 milionë euro nëse klubi i inkuadruar këtë sezon do të siguronte mbijetesën në Ligën Premier.

Sky Sports gjithashtu raportoi se sulmuesi shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe mbetej vetëm edhe zyrtarizimi i transferimit.

Detajet >>>

Armando Broja 3

24/08/2024 11:50-Ballkani gati të thyej rekord për transferim brenda kampionatit – ofron 150 mijë euro dhe dy lojtarë për Arlind Veliun

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani po synon të thyej rekordin brenda kampionatit elitar vendor, duke tentuar transferimin e mbrojtësit Arlind Veliu nga Malisheva.

Ballkani është padyshim klubi që ka shitur më shumë lojtarë në skuadrat e ndryshme evropiane, duke fituar shuma të majme parash.

Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova, Qëndrim Zyba, Ermal Krasniqi, Albin Berisha dhe Meriton Korenica janë vetëm disa nga lojtarët që janë shitur në Evropë.

Detajet>>>

Arlind Veliu

24/08/2024 11:30-Napoli ofertë prej 25 milionë eurosh për McTominay

Napoli thuhet se ka ofruar 25 milionë euro për yllin e Manchester United, Scott McTominay - por Djajtë e Kuq po presin pak më shumë, sipas Gianluca Di Marzio.

Skuadra e Serise A dëshiron një mesfushor të ri dhe ka identifikuar McTominay ose Billy Gilmour si objektivat e tyre kryesore.

McTominay

24/08/2024 11:20-Porto e blen Samu Omorodion për një çmim shumë më të ulët sesa donte ta blinte Chelsea

Atletico Madrid ka kërkuar në mënyrë aktive shitjen e Samu Omorodion për pjesën më të madhe të gushtit, pas kolapsit të transferimit të tij prej 40 milionë euro te Chelsea, i cili, në atë kohë, kufizoi ardhjen e Conor Gallagher.

Të premten, zyrtarët e klubit spanjoll arritën më në fund objektivin e tyre për shitjen e sulmuesit, ndonëse në rrethana befasuese.

Samu ishte i lidhur me klube në Angli dhe Spanjë, por ai tani është bashkuar me FC Porto në një marrëveshje me vlerë 15 milionë euro.

Detajet >>>

24/08/2024 11:10-Napoli është afër nënshkrimit të Lukakut

Chelsea, Napoli dhe përfaqësuesit e Romelu Lukakut janë shumë pranë zyrtarizimit të një lëvizjeje për lojtarin pasi belgu është gati të largohet përgjithmonë nga "Stamford Bridge" për t'iu bashkuar klubit të Serie A.

Sulmuesi pritet të vendosë një kontratë trevjeçare me Napolin.

lukaku 1

24/08/2024 10:58-Real Sociedad në bisedime të avancuara me Hummels

Klubi i La Ligës, Real Sociedad është në bisedime të avancuara me Mats Hummels pasi ata kërkojnë të nënshkruajnë me mbrojtësin veteran si lojtar i lirë këtë verë, shkruan Fabrizio Romano.

Së bashku me nënshkrimin e qendërmbrojtësit, klubi po planifikon gjithashtu të shtojë një sulmues në listën e tyre.

Hummels

22/08/2024 18:11-Pas Gundogan, një tjetër lojtar i Barcelonës është afër rikthimit në Ligën Premier

Pas Ilkay Gundogan, Barcelona po e largon edhe një tjetër lojtar, që në të kaluarën ka luajtur në Ligën Premier.

Lajmi i plotë>>>

jugadores fc barcelona v amberes 2

22/08/2024 17:25-Juventusi kërkon huazimin e Sanchos

Jadon Sancho është një opsion për Juventsin, pasi lojtari vazhdon të mos jetë në planet e Erik Ten Hag.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Zonja e Vjetër e dëshiron anglezin në formë huazimi me opsion blerje.

sancho 1

22/08/2024 17:15-Chelsea ofron Sterlingun te Aston Villa

Chelsea është duke e kërkuar me ngulm largimin e Raheem Sterlingut.

Sipas asaj që raporton Mirror, Blutë e kanë ofruar anësorin anglez te rivali nga Liga Premier, Aston Villa.

sterling 1

22/08/2024 17:13-Arsenali arrin marrëveshje me Sociedadin për Merinon

Arsenali ka arritur marrëveshje me Real Sociedadin për transferimin e Mikel Merino.

Tarifa e transferimit do të jetë 33,5 milionë euro plus pesë milionë në bonuse, raporton gazetari Florian Plettenberg.

Mikel Merino 1

22/08/2024 16:23-Rafael Leao te Barcelona? Përgjigjet drejtori ekzekutiv i Milanit

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani ka folur mbi mundësinë që Rafael Leao të largohet këtë verë, me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Lajmi i plotë>>>

rafael leao scaled

22/08/2024 16:03-PSG favorit ndaj skuadrave angleze për të nënshkruar me Ademola Lookman

Ademola Lookman ka qenë një sensacion në elitën e futbollit italian Serie A sezonin e kaluar, por edhe në Ligën e Evropës.

Sulmuesi nigerian ka shfaqur formë të mrekullueshme, ku falë tij Atalanta arriti triumfin në Ligën e Evropës.

Megjithatë e ardhmja e nigerianit duket larg Bergamos, pasi janë tre top klube në garë për t'i siguruar shërbimet e tij.

Lajmi i plotë

Screenshot 2024 08 22 151013

22/08/2024 15:23-James Rodriguez po rikthehet në La Liga pas katër viteve

Aventura braziliane te Sao Paulo nuk ka zgjatur më shumë se një vit për legjendën kolumbiane James Rodriguez.

Mesfushori ofensivë ka vendosur të rikthehet në Evropë dhe ai sërish do të luaj në La Liga, kampionati ku shkëlqeu më së shumti për katër vite sa ishte pjesë e Real Madridit.

33-vjeçari shkëlqeu në Copa America një muaj më parë dhe klubet e ndryshme evropiane panë që ai është në top formë duke u futur në garë për t'i siguruar shërbimet e tij.

Lajmi i plotë

Cabe na dupla Ba VI James Rodriguez e Sao Paulo ne0126399000202407221155

22/08/2024 15:01-Bennacer dhe Adli vihen në shitje, mësohet shuma që kërkon Milani

Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, ka tërhequr interes nga klubet e Superligës Saudite dhe kuqezinjtë janë të hapur për të negociuar shitjen e tij.

Bennacer ka një klauzolë prej 50 milionë euro në kontratën e tij me gjigantët e Serie A, por gazeta italiane pretendon se Milani është i etur të diskutojë një tarifë më të ulët transferimi, por nuk do ta shesë mesfushorin për një çmim të lirë.

Adli është një tjetër lojtar që mund të largohet nga San Siro këtë verë. Francezi nuk u përfshi në skuadrën e Paulo Fonseca për ndeshjen hapëse të Serie A të së shtunës kundër Torinos.

Lajmi i plotë...

adli bennacer

22/08/2024 14:43-Carlos Soler drejt transferimit te West Hami

Paris Saint-Germain dhe West Ham United po përparojnë në bisedimet e tyre për Carlos Soler.

Sipas mediumit francez Le Parisien, transferimi do të kushtojë rreth 23 milionë euro.

soler 1

22/08/2024 14:31-Trippier kërkon largimin nga Newcastle

Kieran Trippier thuhet se dëshiron të largohet nga Newcastle United këtë verë.

Sipas David Ornstein, Evertoni është në kontakt për të eksploruar një lëvizje huazimi.

skysports kieran trippier newcastle united 6380314

22/08/2024 14:15-Sergi Roberto afër zyrtarizimit te Como

Sergi Roberto është afër të zyrtarizohet si lojtar i ri i klubit të Serie A, Como.

Sipas Fabrizio Romanos, Roberto do të bashkohet si lojtar i lirë pas largimit nga Barcelona.

sergi roberto 1

22/08/2024 13:11-Napoli arrin marrëveshje për transferimin e Billy Gilmour

Napoli thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale për transferimin e Billy Gilmour nga Brighton.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, transferimi do të kryehet për shifrën e 17-18 milionë eurove.

gilmour

22/08/2024 12:41-Al-Hilal arrin marrëveshje për transferimin e yllit të Man Cityt

Klubi i Superligës Saudite, Al-Hilal thuhet se ka arritur marrëveshje për transferimin e Joao Cancelos nga Manchester City.

Sipas mediumit A Bola, Al-Hilal dhe City kanë arritur një marrëveshje për Joao Cancelo në një marrëveshje me vlerë rreth 40 milionë euro.

Lajmi i plotë...

man city

22/08/2024 11:31-Endrick konsideron largimin nga Real Madridi vetëm dy muaj pas arritjes në Bernabeu

Sulmuesi brazilian, Endrick Felipe mund të largohet nga Real Madridi në këtë afat kalimtar, pasi mundësitë për lojë janë të pakta.

Sipas gazetës spanjolle AS, Endrick po mendon seriozisht një largim nga Real Madrid nëse vazhdon të lihet në stol deri në fund të vitit 2024.

Lajmi i plotë...

endrick 2

22/08/2024 11:17-Gjiganti evropian befason të gjithë, hyn në garë për transferimin e Sanchos

Një klub i ri befasues ka hyrë në garë për të nënshkruar me Jadon Sancho nga Manchester United para mbylljes së afatit kalimtar të transferimeve të verës.

Sancho nuk u ftua në skuadër për ndeshjen e Unitedit ndaj Fulhamit në Old Trafford, të cilën Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 1-0.

Kjo nxiti spekulimet se ai do të largohej nga klubi, pavarësisht se u riintegrua në ekipin e parë gjatë para-sezonit pas një mosmarrëveshjeje publike me menaxherin Erik ten Hag.

Lajmi i plotë...

sancho 1

22/08/2024 10:22-James Rodriguez afër rikthimit në La Liga

Ylli kolumbian, James Rodreguez thuhet se është afër rikthimit në La Liga.

Sipas El Chiringuito, Rodriguez pritet të transferohet te Rayo Vallecano.

Cabe na dupla Ba VI James Rodriguez e Sao Paulo ne0126399000202407221155

22/08/2024 10:02-Liverpooli dhe Arsenali në ‘luftë’ për yllin e Atalantas

Liverpooli nuk ka përfunduar ende asnjë nënshkrim të përhershëm këtë verë, megjithëse janë afër arritjes së një marrëveshjeje për portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili.

Ndërkohë, Arsenali ka sjellë mbrojtësin Riccardo Calafiori nga Bologna pasi ai bëri përshtypje të madhe teksa luante për Italinë në Euro 2024 .

Ata duket se janë afër sigurimit të një marrëveshjeje të dytë, me presidentin e Real Sociedad që thuhet se ka fluturuar për në Londër për të negociuar një transferim për mesfushorin spanjolle, Mikel Merino.

Megjithatë, dy klubet angleze tani kanë të njëjtin objektiv.

Lajmi i plotë...

arteta slot

22/08/2024 09:45-Barcelona do t'i largojë tre qendërmbrojtës në ditët e ardhshme

Barcelona vazhdon të punoj shumë në daljen e futbollistëve të cilët nuk janë pjesë e projektit të trajnerit Hansi Flick.

Gjiganti katalunas mund të shohë tre qendërmbrojtës të largohen nga klubi para mbylljes së afatit kalimtar brenda një jave, sipas Mundo Deportivo.

Lajmi i plotë

Barcelona 1 2

22/08/2024 09:23-Roma nis kontaktet për transferimin e Memphis Depay

Memphis Depay është larguar nga Atletico Madrid pas një viti e gjysmë të kaluar në kryeqytetin spanjoll.

Sulmuesi holandez ka mbetur një futbollist i lirë dhe është duke i shqyrtuar ofertat para se të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.

Gjiganti italian Roma është skuadra e fundit që është futur në garë për të nënshkruar me Depay.

Lajmi i plotë

Depay

22/08/2024 09:18-Nketiah pajtohet me kushtet personale me Nottingham Forest

Eddie Nketiah do të largohet nga Arsenali dhe karrierën do ta vazhdoj te Nottingham Forest.

Sulmuesi anglez është pajtuar me kushtet personale me klubin rival të Arsenalit në Ligën Premier.

Gjithsesi tani dy klubet po diskutojnë për çmimin e lojtarit, me Arsenalin që synon të fitoj rreth 35 milionë euro nga shitja e tij.

nketiah

22/08/2024 09:13-Atletico Madrid po tenton transferimin e Piero Hincapie

Atletico Madrid po vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve.

Los Colchoneros janë duke bërë përpjekje për të nënshkruar me mbrojtësin e Bayer Leverkusenit, Piero Hincapie.

22-vjeçari po kërkohet edhe nga Liverpool dhe Tottenham Hotspur, derisa klubi madrilen synon afrimin e tij për një shumë rreth 50 milionë euro.

Piero Hincapie

22/08/2024 09:07-Barcelona gjen zëvendësuesin e Cancelos për krahun e djathtë

Barcelona i ka befasuar të gjithë me një lëvizje të papritur në pjesën e fundit të tregut të transferimeve.

Marc Pubill, mbrojtësi i djathtë i Almerías , është shfaqur si një opsion kyç për të përforcuar mbrojtjen e Barçës, duke u bërë objektivi kryesor për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Lajmi i plotë

Marc Pubill

22/08/2024 09:01-Hummels në bisedime me Mallorcan

Matts Hummels mund ta vazhdojë karrierën në kampionatin spanjoll, La Liga.

Sipas gazetës Bild, Hummels është në bisedime me klubin Mallorca.

Në rast transferimi, gjermani do të bëhej bashkëlojtar i yllit të Kosovës, Vedat Muriqi.

GettyImages 2155640937

22/08/2024 08:52-Al Hilal afër transferimit të Cancelos

Al Hilal thuhet se është afër nënshkrimit të Joao Cancelo dhe testet mjekësore janë caktuar për të premten.

Marrëveshja mes klubeve thuhet se është arritur në bazën e 38 milionë eurove.

guardiola cancelo 190324 ade9f f

21/08/2024 23:56-Ivan Toney niset për në Al Ahli

Telenovelës së Ivan Toney po i vjen fundi. Sulmuesi i Brenford do të nënshkruajë për Al Ahlin e Arabisë Saudite.

Operacioni mes dy klubeve është mbyllur për rreth 60 milionë euro.

Screenshot 2024 08 21 235455

21/08/2024 23:49-Merino në Arsenal, tani gjithnjë e më afër

Arsenali po shkon afër kompletimit të nënshkrimit të mesfushorit Mikel Merino nga Real Sociedad për një marrëveshje me vlerë rreth 35 milionë euro.

Anglezët kanë qenë në bisedime me Real Sociedadin për një marrëveshje për reprezentuesin spanjoll gjatë gjithë verës, por negociatat ngecën javët e fundit.

Sipas The Mirror, presidenti i Real Sociedad, Jokin Aperribay ka udhëtuar në Londër për të përfunduar transferimin.

mikel merino

21/08/2024 23:45-Fulham arrin marrëveshje me Rayan Cherkin

Fulham mësohet se ka rënë dakord për një marrëveshje me Lyon për nënshkrimin e mesfushorit francez Rayan Cherki.

Tarifa fillestar do të jetë 15 milionë euro plus gati 5 milionë euro tjera janë bonuse të lidhura me performancën.

Cherki ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, ndërsa së fundmi luajti për Francën në Lojërat Olimpike.

Cherki

21/08/2024 23:40-Barcelona dhe Chiesa kanë marrëveshje për kushtet personale - tani priten bisedimet mes klubeve

Barcelona është e vendosur të nënshkruajë me një anësor të ri të majtë para përfundimit të afatit kalimtar të verës, pasi Nico Williams dështoi si opsion, ku tani po punohet për objektiva më realiste dhe për momentin, më i miri për t’u bashkuar është Federico Chiesa i Juventusit.

Chiesa nuk është në planet e Thiago Mottas dhe me më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij, 26-vjeçari do të transferohet para fundit të muajit.

Ai është i hapur për t’iu bashkuar Barcelonës, ku Sport shkruan që tani ka raportuar se ai tashmë ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga gjigantët katalanas.

Detajet>>>

hq720 2

21/08/2024 23:14-Arsenali është kthyer në garë për Victor Osimhen – Topçinjtë futen në konkurrencën me Chelsean

Arsenali mund të ringjallë interesin e tyre për të sjellë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Topçinjtë kishin qenë të lidhur me sulmuesin nigerian për një kohë të gjatë, por interesi i tyre për të dukej se u qetësua ku Chelsea dhe Paris Saint-Germain vazhduan ta ndiqnin atë.

Megjithatë, Corriere dello Sport raporton se skuadra e Londrës Veriore është rikthyer në garë për të nënshkruar me Osimhen pasi ata kërkojnë të forcojnë sulmin e tyre me një sulmues të ri.

Detajet>>>>

Screenshot 2024 08 21 231242

21/08/2024 21:06-Armando Broja ka kaluar testet mjekësore te Ipswich Town - mbetet vetëm zyrtarizimi

Armando Broja është afër të bëhet lojtar i ri i Ipswich Town, klub që u ngjit në elitën e futbollit anglez këtë vit. 

Sulmuesi shqiptar, në pronësi të Chelseat, ka kaluar sot ekzaminimet mjekësor me ‘The Tractor Boys’, shkruan ‘Sky Sports’.

Lojtari do të arrijë në Ipswich Town në formë huazimi me një opsion blerjeje të detyrueshme nëse klubin vazhdon të jetë pjesë e Ligës Premier.

[related-to url="https://telegrafi.com/armando-broja-ka-kaluar-testet-mjekesore-te-ipswich-town-mbetet-vetem-zyrtarizimi/"]

21/08/2024 20:57-Como i Cesc Fabregasit nuk ka të ndalur: Dy top lojtarë nga La Liga dhe një nga Liga Premier

Como do të ketë Sergi Roberton dhe sensacionin e Real Madridit, Nico Paz për testet mjekësore nesër, ndërsa Maxi Perrone i Manchester City është gjithashtu rrugës.

Lajmi i plotë>>>

fabregas

21/08/2024 20:44-Zyrtare: Pierre Kalulu kalon nga Milani te Juventusi

Pierre Kalulu ka përfunduar transferimin e tij nga Milani te Juventusi, në formë huazimi për 3.3 milionë euro me opsion blerje për 14 milionë euro të tjera plus 3 milionë euro bonuse.

Siç ndodh shpesh, Juve dha detaje shumë të sakta të tarifës së transferimit përmes faqes zyrtare të klubit, ku njoftohej se 3.3 milionë euro janë dhënë për huazimin për një sezon dhe do të paguhen në dy këste, ndërsa opsioni për të blerë nuk është i detyrueshëm.

Detajet >>>

Screenshot 2024 08 21 203018

21/08/2024 19:49-Dybala e ka pranuar kontratën prej 75 milionë eurosh nga Al-Qadsiah - tani 'topi' te Roma

Media të shumta në Itali po raportojnë se Paulo Dybala ka pranuar një ofertë të madhe prej 75 milionë eurosh për një kontratë trevjeçare me klubin nga Arabia Saudite, Al-Qadsiah, por Roma ende nuk ka marrë ofertë zyrtare për shërbimet e tij nga ky klub.

Sipas Sky Sport Italia , Calciomercato dhe të tjera, Dybala ka rënë dakord për kushtet personale me një marrëveshjeje trevjeçare me vlerë 75 milionë euro për tre vjet, e cila kuptohet se përbëhet nga mbi 20 milionë euro paga në sezon, plus bonuse të majme.

Detajet >>> 

Screenshot 2024 08 21 194703

21/08/2024 19:41-Emi Martinez zgjat qëndrimin në Aston Villa deri në vitin 2029

Portieri i njohur argjentinas, Emi Martinez, ka vazhduar kontratën me klubin anglez Aston Villa deri në vitin 2029.

I preferuar i tifozëve, iu bashkua klubit të Aston Villas në shtator 2020, duke pritur edhe një penallti në debutimin e tij.

Martinez ka mbi 150 paraqitje për klubin dhe ka qenë kapiten i skuadrës në disa raste.

21/08/2024 19:37-Neymar ëndërron të kthehet në Barcelonë – madje edhe për pagë shumë të vogël

Gazetari spanjoll Joan Fontes trazoi publikun e futbollit kur tha në podkastin e tij se Neymar donte të kthehej në Barcelonë me çdo kusht, ku kjo deklaratë nxiti spekulimet se braziliani legjendar mund të rikthehet në klubin që e bëri të famshëm.

Neymar, i cili aktualisht luan për klubin Al-Hilal nga Arabia Saudite, erdhi në Camp Nou nga Santos në Brazil 11 vjet më parë dhe shpejt u bë i preferuar i tifozëve.

Me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, ai formoi një treshe sulmuese vdekjeprurëse të njohur si MSN.

Detajet....

Screenshot 2024 08 21 190923

21/08/2024 19:36-Sterling i ofrohet klubit anglez, përjashton transferimin drejt Arabisë Saudite

Një klub nga Liga Premier mund të bëjë një lëvizje për Raheem Sterling pas përjashtimit nga lista e skuadrës së Chelseat.

Lajmi i plotë>>>

sterling 1

21/08/2024 19:17-Barcelona heq dorë nga Cancelo

Dëshira e Joao Cancelo për të siguruar një periudhë të dytë huazimi në Barcelonë duket se është prishur për shkak të shqetësimeve për kërkesat e tij për paga të larta dhe ndikimin e pranisë së tij në dhomën e zhveshjes.

Mbrojtësi i Manchester Cityt i ishte bashkuar më parë Barcelonës në formë huazimi në fillim të sezonit 2023-24, duke pranuar një pagë të reduktuar për të lehtësuar lëvizjen.

Megjithatë, sipas Sport, paga vjetore e Cancelo prej 14 milionë euro është një pengesë e rëndësishme për buxhetin e klubit katalanas.

cancelo

21/08/2024 18:42-“Galaktiku” i radhës te Real Madridi në vitin 2025: 100 milionë euro vlen kartoni tij

Real Madrid ka gjetur "Galaktikun" e radhës dhe do të paguajnë 100 milionë euro, por ky transferim do të jetë për vitin 2025.

Lajmi i plotë>>>

florentino perezz

21/08/2024 17:26-Top lojtari njofton Hansi Fllickun se dëshiron të largohet nga Barcelona

Një lojtar tashmë ka kërkuar të largohet nga Barcelona, duke i kominkuar vendimin Hansi Flickut, raporton Mundo Deportivo.

Lajmi i plotë>>>

barcelona 2

21/08/2024 16:49-Barcelona shpejt zmbrapset për Leaon shkaku i çmimit që kërkon Milani

Barcelona është përballur me një goditje të re në shpresat e saj për të nënshkruar me anësorin e Milanit, Rafael Leao për të forcuar krahun e majtë të sulmit.

Detajet e plota>>>

leao

21/08/2024 15:48-Napoli njofton zyrtarisht transferimin e David Neres

Napoli ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit anësor brazilian, David Neres, në një marrëveshje të përhershme nga Benfica.

Neres bëhet nënshkrimi i katërt i përhershëm i Napolit këtë verë, pas ardhjes së Alessandro Buongiorno nga Torino, Rafa Marin nga Real Madridi dhe Leonardo Spinazzola, i cili u bashkua si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Romën.

Lajmi i plotë...

david neres

21/08/2024 14:58-Milani merr vendim për të ardhmen e Leaos pas interesimit të Barcelonës

Raportet nga gazeta Mundo Deportivo pohuan të martën se Barcelona është e interesuar të ndjekë një marrëveshje për yllin portugez, Rafael Leao, i cili ka një vlerë prej rreth 100 milionë eurosh.

Do të kishte qenë një marrëveshje e ndërlikuar për t'u ndjekur, pasi Blaugranët do të duhej të shesin së pari një numër të lojtarëve të tyre aktualë dhe ka të ngjarë të përfshijnë një ose dy të tjerë në një marrëveshje me Milanin, plus para të gatshme.

Lajmi i plotë...

leao 1

21/08/2024 14:48-Transferimi në Ligën Premier drejt dështimit, Hummels mund të luaj në La Liga

Kanë kaluar dy muaj kur Mats Hummels ka mbetur pa skuadër dhe ai vazhdon të mbetet një futbollist i lirë.

Shumë klube janë vënë pas mbrojtësit gjerman, por deri më tani ai nuk është bindur nga asnjë ofertë.

Bologna dhe Roma tentuan transferimin e tij në Serie A, megjithatë dy klubet italiane u refuzuan nga gjermani.

Lajmi i plotë

Hummels 1

21/08/2024 14:43-Barcelona po vonohet, Joao Cancelo drejt transferimit në një tjetër skuadër

Joao Cancelo po kërkon me çdo kusht rikthimin te Barcelona, megjithatë një gjë e tillë ende nuk është e mundur.

Barcelona ka për momentin të tjera prioritete, pasi dëshiron t'i largojë lojtarët që nuk janë në planet e trajnerit Hansi-Flick.

Edhe te gjiganti katlaunas e duan rikthimin e Cancelos, megjithatë problemet financiare po e pamundësojnë një gjë të tillë.

Lajmi i plotë

Joao Cancelo

21/08/2024 14:10-Zyrtare: Joao Felix, lojtar i ri i Chelseat

Klubi anglez, Chelsea ka konfirmuar zyrtarisht se Joao Felix i është bashkuar nga skuadra e La Ligës, Atletico Madridi.

Chelsea ra dakord për një tarifë prej rreth 45.5 milionë euro për 24-vjeçarin me Atleticon dhe gjithashtu do të ketë një klauzolë shitjeje si pjesë e marrëveshjes.

Lajmi i plotë...

21/08/2024 13:15-Vitor Roque afër kalimit te Real Betisi

Vitor Roque thuhet se ka vendosur t'i bashkohet Real Betisit në formë huazimi për një sezon.

Sipas mediumit Relevo, vullneti i lojtarit bëri diferencën për këtë marrëveshje.

Vitor Roque 1

21/08/2024 13:07-Ajaxi nënshkruan me Ruganin

Ajaxi ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar me Daniele Ruganin nga Juventusi.

Marrëveshja mes ekipeve për lojtarin është huazim i thjeshtë për një sezon.

21/08/2024 12:32-Ofertë e re e Nottingham Forest për Santiago Gimenez

Nottingham Forest dërgon një ofertë të përmirësuar te Feyenoordi për Santiago Gimenez.

Gjiganti holandez kishte refuzuar 25 milionë euro të klubit anglez, derisa Forest tani kanë ofruar 30 milionë për sulmuesin meksikan.

Palët janë në negociata të avancuara, edhe pse kërkesat e Feyenoord janë rreth 40 milionë euro për lojtarin.

21/08/2024 12:31-Kalulu arrin në Torino, po i kryen testet mjekësore te Juventusi

Pierre Kalulu mund të quhet një futbollist i ri i Juventusit, edhe pse duhet pritur për të ardhur zyrtarizimi.

Mbrojtësi francez ka udhëtuar drejt Torinos ku po i kryen testet mjekësore te Zonja e Vjetër.

Juventus dhe Milan pas shumë negociatave kanë gjetur marrëveshje për formulën e transferimit të francezit.

21/08/2024 12:13-Van den Berg do të largohet nga Liverpool

Mbrojtësi i Liverpoolit, Sepp van den Berg thuhet se do të largohet nga Anfield për 23 milionë euro, me Brentfordin që udhëheq garën.

Liverpool më parë refuzoi ofertat nga klubet e Bundesligës: Mainz dhe Wolfsburg.  

Përveç klubeve gjermane, Brentford besohet të jetë i interesuar për Van den Berg së bashku me Burnley dhe Sheffield United që po ashtu e duan mbrojtësin.

Screenshot 2024 08 21 121329

21/08/2024 12:10-Atletico Madridi konfirmon zyrtarisht transferimin e Gallagherit nga Chelsea

Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e mesfushorit të Chelseat, Conor Gallagher në një marrëveshje pesëvjeçare.

24-vjeçari anglez është lojtar i ri i Los Cholchoneros dhe tashmë është duke u trajnuar me shokët e tij të rinj të skuadrës.

Lajmi i plotë...

21/08/2024 12:10-Barcelona mendon poër Rashfordin

Sipas gazetarit të GOL Sport, Albert Fernandez , Hansi Flick thuhet se ka kërkuar që Barcelona të nënshkruajë me anësorin e Manchester United, Marcus Rashford, pasi dështoi të transferojë Nico Williams.

Gjigantët katalanas synuan Williams nga Athletic Bilbao në fillim të kësaj vere dhe e shtuan ndjekjen e tyre pasi anësori luajti bukur në triumfin e Spanjës në Euro 2024.

Megjithatë, tani duket se Athletic Bilbao nuk e do anësorin e tyre yll të largohet këtë verë.

rashford 1

21/08/2024 12:06-PSG nuk ka gjasa të shpenzojë shumë për të nënshkruar Osimhen nga Napoli

Sipas Florian Plettenberg të Sky Sports , Paris Saint-Germain nuk ka gjasa të ndjekë Victor Osimhen e Napolit dhe të shpenzojë shumë për sulmuesin këtë verë, pavarësisht dëmtimit të Goncalo Ramos.

Chelsea, nga ana tjetër, është ende duke punuar për një marrëveshje për të nënshkruar me nigerianin.

osimhen 1

21/08/2024 12:04-Newcastle shikon te Chelsea dhe Bayer Leverkusen si alternativa për Guehin

Sipas David Ornstein të The Athletic , Newcastle United pa ofertën e tyre të fundit për Marc Guehi me vlerë 70 milionë europlus 5 milionë  euro në bonuse të refuzohet nga Crystal Palace.

Ky  klub kërkon 81 milionë euro për 24-vjeçarin.

Kjo i ka shtyrë Laraskat të fillojnë të kërkojnë alternativa pasi kanë përzgjedhur dy emra: Edson Tapsoba i Bayer Leverkusen dhe mbrojtësi i Chelseat, Axel Disasi.

marc guehi

21/08/2024 11:58-Mamardashvili pranë transferimit te Liverpooli

Liverpool është afër transferimit të parë të verës me portierin Giorgi Mamardashvili që do të vijë nga Valencia.

Portieri mund të qëndrojë në huazim te Valencia për një sezon tjetër si pjesë e marrëveshjes përpara se të shkojë në Anfield në vitin 2025.

Alisson mbetet portieri i parë i Liverpool-it, me Caoimhín Kelleher që do të jetë përsëri rezerva e tij në sezonin 2024-2025.

Screenshot 2024 08 21 115817

21/08/2024 11:48-E kryer, Gundogan rikthehet te Manchester City

Ilkay Gundogan largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim te skuadra katalunase.

Mesfushori turko-gjerman shkëlqeu në vitin e tij të parë te Barcelona, megjithatë në klub donin largimin e tij shkaku i pagës së madhe.

Gundogan e ka mirëkuptuar krizën financiare të Barcelonës dhe paga e tij prej 9 milionë eurove neto në sezon e rëndonte buxhetin e klubit.

Palët kanë arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës dhe Gundogan do të rikthehet sërish në Angli.

Lajmi i plotë

456482541 1124815876112569 6128420696395938640 n

21/08/2024 11:47-PSG pajtohet me kushtet personale të Lookman

PSG ka tashmë marrëveshje personale me sulmuesin e Atalantas, Ademola Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e shkuar.

Tashmë mbetet që Atalanta dhe PSG të pajtohen për çmimin.

Screenshot 2024 08 21 114855

21/08/2024 11:36-Mbyllja e afatit kalimtar në pesë ligat kryesore  

Liga Premier do të mbyllë afatin kalimtar të premten, 30 gusht në orën 00:00. 

La Liga do të mbyllë afatin kalimtar më 30 gusht në ora 00:00. 

Edhe Serie A do të mbyll afatin kalimtar të premten më 30 gusht në orën 20:00. 

Afati kalimtar në Bundesliga do të zgjatë deri më 1 korrik dhe do të mbyllet në orën 18:00, ndërsa Ligue 1 do ta mbyllë më 30 gusht në orën 23:00. 

c3f58fab 527b 4a8b bdf6 bc54243862f4