Sa herë që shohin aeroplanë ose dëgjojnë zhurma e krisma të ndryshme, fëmijët e kthyer nga Siria shfaqin ndjenja frike.
“Një gjendje e tillë, vjen si pasojë e traumave që kanë përjetuar gjatë luftës në Siri”, thotë Valbona Tafilaj, psikiatër dhe koordinatore për shëndet dhe shëndetin mendor për fëmijët dhe gratë e kthyera nga Siria.
Tafilaj ishte ndër të parat nga profesionistët shëndetësorë që u takua me këta fëmijë.
Sipas saj, shumica prej 74 fëmijëve sa u kthyen nga Siria në Kosovë, në prill të këtij viti, kanë shfaqur këto simptoma.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Tafilaj tregon se fillimisht ishte e vështirë të merrej me 100 qytetarë të kthyer.
Si fëmijët, ashtu edhe gratë, thekson ajo, kanë përjetuar trauma gjatë kohës sa kanë qëndruar në zonat e konfliktit në Siri.
“Vetë fakti që po kthehen 100 veta përnjëherë…, ka qenë i vështirë. Kanë paraqitur simptoma, siç janë ato të pagjumësisë, të frikës, të krismave të mëdha, të zhurmave të mëdha. Këto janë disa prej traumave, simptomave që kanë shfaqur. Kemi pasur fëmijë, të cilët kanë pasur frikë nga aeroplani, për shkak të luftimeve që atje kanë qenë dhe jemi marrë seriozisht me atë pjesë”, thotë ajo.
Tafilaj tregon se periudha prej gjashtë muajve e trajtimit të grave dhe fëmijëve po shkon, sipas saj, shumë mirë.
“Tash nuk ka zhurma, nuk ka luftë, nuk ka bombardime dhe janë duke u rritur si të gjithë fëmijët e tjerë. Kur vjen prej një vendi ku zhvillohen luftëra, ku gjatë gjithë kohës ka pasur luftime, atëherë normalisht që nuk presim dikë që do të vijë në gjendje normale, pa asnjë problem. Por, kemi hasur në probleme që janë të natyrës dhe që i përgjigjen stresit post-traumatik- PTSD, të cilat zakonisht përjetohen dhe përfitohen në vendet ku ka luftime të ashpra”, thotë ajo.
Tafilaj tregon se ajo dhe mjekë të tjerë, vazhdojnë t’i vizitojnë gratë dhe fëmijët e kthyer.
Në kuadër të programeve të ri-integrimit, fëmijët e kthyer nga zonat e luftës, janë duke vazhduar mësimet në disa shkolla të Kosovës.
Kështu thotë Afërdita Jaha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
“Procesi i ri-integrimit i të gjithë fëmijëve të kthyer nga vatrat e luftës, është duke shkuar shumë mirë. Ne, Ministria e Arsimit, jemi në kontakte të drejtpërdrejtë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe me drejtorët e shkollave. Mësimi është duke u zhvilluar shumë mirë për ta”, thotë Jaha.
Jaha thekson po ashtu se Ministria e Arsimit në bashkëpunim me UNICEF-in dhe OSBE-në, janë duke ofruar trajnime për mësimdhënës dhe për psikologë të shkollave, në të cilat po vijojnë mësimin nxënësit e kthyer.
“Jemi duke punuar intensivisht në bashkëpunim me UNICEF-in, OSBE-në, komunat dhe organizata e tjera, që të ofrojmë një ambient sa më të mirë dhe sa më miqësorë për këta fëmijë”, thotë ajo.
Në javën e fundit të prillit të këtij viti, në Kosovë u kthyen 110 qytetarë nga Siria.
Katër prej tyre ishin luftëtarë të huaj, 74 fëmijë dhe 32 gra, derisa në Siri vazhdojnë të mbesin edhe dhjetëra qytetarë të Kosovës, mirëpo ende nuk dihet se kur mund të kthehen. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Akuzat e LSDM-së dhe BDI-së, MMJPH: Jemi të hapur për hetime

Ambasadori Zemaj: Mirënjohës për angazhimin e NATO-s për Kosovën dhe paqen në rajon

Maqedonia bashkë-sponsor i rezolutës së SHBA në OKB për Ukrainën, Mickoski: Shpresoj rezoluta të përkrahet nga shumica

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri