Ish-trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, i cili aktualisht është trajner i Persepolis nga Irani, do në skuadrën e tij mbrojtësin e Kosovës, Florent Hadërgjonaj. 

Trajneri me përvojë dha udhëzime për transferimin e lojtarit shqiptar, që e pëlqen që nga koha e tij kur drejtonte në futbollin turk. 


İsmail Kartal më parë ia shtoi skuadrës emrin e Serdar Dursun, sulmues i njohur turk, që ka luajtur në Fenerbahce. 

Tani ai është drejtuar te një tjetër emër me përvojë nga Superliga e Turqisë, ku sipas informacionit në mediat iraniane, tani Persepolis ka arritur një marrëveshje me mbrojtësin e djathtë Florent Hadergjonaj.  Ai aktualisht luan te Alanyaspor dhe kontrata e të cilit do të skadojë në fund të sezonit. 

Florent Hadergjonaj ka luajtur për klube si Young Boys, Ingolstadt, Huddersfield Town dhe Kasimpasa në parë, ndërsa përfaqëson Kombëtaren e Kosovës.  

Ai njihet për shpejtësinë, harkimet e sakta dhe përvojën në ligat elitare evropiane. /Telegrafi/  

telegrafi sport app