LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i L.A Clippers, Rivers: Leonard i afrohet cilësive të Jordanit

Trajneri i L.A Clippers, Rivers: Leonard i afrohet cilësive të Jordanit

Është krejtësisht e qartë se Kawhi Leonard është një lider. Me San Antonio Spurs ishte kampion dhe MVP i finaleve, por pastaj ishte vetëm një rrotë e rëndësishme në mekanizmin perfekt të Greg Popovichit.

Basketbollisti tani ka dëshmuar se është ndoshta lojtari më i mirë në botë në këtë kohë. Kishte pak që prisnin që Toronto Raptors të shkon në finalen e madhe, por Leonard i dërgoi në këtë fazë të NBA-së.

Mënyra në të cilën ky 27-vjeçar ka luajtur në serinë “play-off” është interesant dhe askush në Konferencën e Lindjes nuk kanë zgjidhje për ta ndaluar në fanellën e Raptorsave.


Trajneri i Los Angeles Clippers dhe lojtari legjendar i NBA-së, Doc Rivers nuk u ndal së lavdëruar sa që shkoi aq larg sa ta krahasonte me Michael Jordanin.

“Kawhi është lojtari më i përafërt që kemi parë ndonjëherë t’i jetë afruar cilësive të Jordanit. Ai është një lojtarë shumë i madh, sikurse James e Durant. Kawhi nuk është Jordani, por është lojtari që afrohet më së shumti. Loja nën kosh, mënyra se si shënon pikë dhe i mirë në mbrojtje e bëjnë lojtarë të madh”, tha Rivers dhe shtoi se, “Nuk më pëlqen të flas për më të mirën e të gjitha kohërave, por Kawhi sigurisht i përket këtij grupi”.

Doc Rivers vazhdon kontratën me L.A.Clippers
Lexo po ashtu Doc Rivers vazhdon kontratën me L.A.Clippers

Kawhi Leonard është pa dyshim më përgjegjës që Toronto e ka gjetur veten në finale e madhe, ku do të takohet me Golden State Warriors gjatë ditës së enjte (nesër), me fillim në ora 03:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori