Trajneri i Dinamo Zagrebit me lëvdata të mëdha pas ndeshjes për Ballkanin

Trajneri i Dinamo Zagrebit ka vlerësuar lartë Ballkanin edhe pse fituan 3-0 në rrethin e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, për të siguruar kalimin në fazën e paly-off-it.
Sergej Jakirovic ka thënë se ata luajtën ndaj një ekipi shumë të koordinuar dhe dinamik.
“Në përgatitje ishte e rëndësishme ruajtja e stabilitetit, nuk doja që ata të krijonin probleme. Nuk doja të përsëritej Rudes, sepse i dhamë shumë hapësirë kundërshtarit në atë lojë. Luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë, i koordinuar dhe shumë dinamik. Gjithçka ishte më e lehtë pas golit të parë”, ka thënë fillimisht trajneri i ekipit kroat.
“Nuk e kemi markuar mirë krijuesin e tyre kryesor Qëndrim Zyba. Nuk isha i kënaqur sepse u tërhoqëm, nuk kemi çfarë të tërhiqemi kur luajmë në shtëpi. Ata ranë fizikisht rreth minutës së 60-të dhe ne u liruam. Kur hynë Spikic dhe Bulat, ne patëm më shumë rrjedhshmëri”.
“Është një sukses i madh të kalosh dimrin në Evropë, vitin e kaluar West Ham e fitoi këtë kompeticion, kështu që ata ishin të lumtur. Kam ndjesinë se kam dy vite këtu, aq ndeshje sa kemi luajtur. Nuk ka kohë për lumturi, trishtim apo depresion”.
“Kemi një afat kalimtar dimëror, e di se çfarë na duhet, duhet të sjellim lojtarë që bëjnë diferencën përpara. Ne humbëm nga Hajduku dy herë këtë sezon, është koha t’i mundim tani”, shtoi më tej Jakirovic. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Arteta pas humbjes shokuese të Arsenalit: Titulli tani nuk është në dorën tonë

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë