Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand ndihet i lumtur pas fitores ndaj Republikës Çeke dhe kalimit në gjysmëfinale të Euro 2020.

Danimarka mposhti Çekinë me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen çerekfinale, duke siguruar kalimin tutje në Kampionatin Evropian.


Fitorja e danezëve erdhi falë golave nga Thomas Delaney dhe Kasper Dolberg, ndërsa për çekët golin e vetëm e shënoi Patrick Schick.

Kjo fitore dhe ky kualifikim në gjysmëfinale ka bërë që trajneri Hjulmand të ndihet i lumtur dhe ta cilësoj si diçka magjike.

“Nuk ishte bukur sot, por pati një luftë dhe një portier fantastik. Bateritë ishin pothuajse bosh, por është diçka e madhe për të arritur gjysmëfinalen në Euro 2020”, ka thënë fillimisht Hjulmand pas ndeshjes.

“Është magjike. Gjëja e parë që u tregova djemve kur u takuam ishte një fotografi e Wembleyt nga kur ishim atje në vjeshtë. U thashë që do të ktheheshim”.

“Ndihej si kemi luajtur përsëri në një stadium danez, për shkak të mbështetjes së tifozëve tanë. Ne jemi shumë mirënjohës”, përfundoi trajneri i Danimarkës.

Në gjysmëfinale, Danimarka do të ndeshet me fituesin e takimit mes Ukrainës dhe Anglisë. /Telegrafi/

telegrafi sport app