Trajneri i Brazilit, Tite, ka treguar 15 lojtarë që do t'i marr me vete në Kampionatin Botëror Rusia 2018. 

'Seleçao' janë kualifikuar lehtësisht për në Rusi, ndërsa  Tite që tani i ka disa nga emrat për skuadrën prej 23 lojtarësh.


“Ata 11 lojtarë që kanë luajtur rregullisht e kanë të sigurt vendin".

neymar jesus coutinho Treshja e sulmit që do ta drejtojë Brazilin

“Ata janë: Alisson, Dani Alves, Marquinhos, Miranda, Marcelo, Casemiro, Renato Augusto, Paulinho, Coutinho, Neymar dhe Gabriel Jesus".

“Përveç këtyre edhe Roberto Firmino, Thiago Silva, Fernandinho dhe Willian”, ka thënë Tite.

download 6 Tite njihet si përkrahës i Neymarit

Sipas kësaj kanë mbetur vetëm edhe tetë vende të lira te skuadra e Brazilit.

Brazili është në grup me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Me 14 qershor pritet që të zhvillohet ndeshja e parë hapëse për Kampionatin Botëror, mes Rusisë dhe Arabisë Saudite. /Telegrafi/

telegrafi sport app