Ajo gjatë emisionit “Dogovor” (Marrëveshja) ka thënë se një zyrtari shtetëror nuk i bënë nder dhe as nuk i ka hije që të shfaqet në publik me uniformë.

“Është irrituese. Edhe mua si serbe më pengon. Është lojë me ndjenjat, emocionet tona. Sikur provon të nxitë brenda nesh kujtime në uniformë të dikurshme të cilën e kemi dashur dhe me të cilën jemi ndjerë më të lirë”, ka thënë ajo, transmeton KP. “Gjëra të këtilla nuk duhet të ndodhin. Tani që edhe ministrat shqiptarë po kërkojnë të vizitojnë Luginën e Preshevës, si do të ndjehej popullata atje sikur edhe ata të shkonin me uniforma dhe me emblema?”. /Telegrafi/