LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Propozimi i ASH-së për 8 njësi zgjedhore forcon pozicionet e BDI-së

Trajanov: Propozimi i ASH-së për 8 njësi zgjedhore forcon pozicionet e BDI-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov në “Click Plus” tha se në rast se pranohet propozimi i Aleancës për Shqiptarët për model zgjedhor me 8 njësi, do të forcohen pozicionet e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ja, nëse pranohen 8 njësi zgjedhore. Ju vetëm do ta forconi pozitën e BDI-së. Sepse do të shpërbëhen votat dhe do të humbasim të gjitha partitë e vogla politike”, deklaroi Trajanov.

Këtë e kundërshtoi vetë deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elim Aziri, i cili tha se nuk duhet të ketë motivet partiake kur bëhet fjalë për modelin zgjedhor.


“Unë thash që nga fillimi se motivet nuk duhet të jenë partiake, kur flasim për modelin zgjedhorë, duhet të jenë demokratike, të realizueshme teknikisht, duhet të ketë barazi tek votuesit, duhet të jetë fuqia e deputetit, fuqia e komunës”, tha mes tjerash Aziri.