Vitin e kaluar kanë ardhur në Gjermani më shumë se një milion migrantë përmes itinerarit të Ballkanit. Kjo rrugë është mbyllur tani, por mijëra njerëz presin para telave me gjemba!
Me 22 tetor të vitit të kaluar, autoritetet e Sllovenisë raportonin për ardhjen e rreth 12 mijë refugjatëve. Një ditë më pas kishin ardhur madje 14 mijë refugjatë të tjerë. Ky ishte edhe kulmi i valës së refugjatëve, të nisur në shtator. Deri në mbylljen e kësaj rruge, në mars të vitit 2016, nëpër këtë vend kanë kaluar mbi një milion njerëz, të cilët kanë ardhur deri në Gjermani.
Greqia është vendi i parë i Bashkimit Evropian në rrugën e refugjatëve nga Turqia deri në BE. Qendrat për pranimin e refugjatëve në Kios, Samos, Lesbos, Leros dhe Kos, po përballen me 12 mijë refugjatë, që është më shumë se sa lejojnë kapacitetet. Në tërë vendin janë vendosur rreth 60 mijë refugjatë, të cilët synojnë të shkojnë në vende të tjera.
Numri i refugjatëve që vijnë çdo ditë, shkon prej 100-400 persona. Në vend mbretëron frika se Turqia mund të hapë kufijtë dhe se Greqinë sërish do ta vërshojë vala e refugjatëve, si vitin e kaluar. Greqia ka frikë nga pezullimi i marrëveshjes BE-Turqi. Pa këtë marrëveshje, në Greqi do të kishte me siguri deri në 180 mijë migrantë të tjerë, mendon ministri për Migrim, Ioannis Mouzalas.
Maqedonia nuk ka ndonjë politikë të qartë për refugjatët, për shkak se ky vend gjendet në një krizë të thellë politike. Ajo po bën atë që kërkojnë Austria, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia. Me ndihmën financiare dhe teknike nga këto vende, Maqedonia e ka mbyllur kufirin me Greqinë. Gjendja nuk është qetësuar, por migrantët nuk po shihen si më parë, mendon Tijana Sijariq në Beograd. Rreth 300 migrantë të tjerë vijnë çdo ditë në Beograd. Ndërsa, në tërë Serbinë aktualisht janë 4500 refugjatë. Të gjithë ata duan të kalojnë kufirin me Hungarinë.
Por, ndërkohë në Serbi janë kapur edhe banda të kontrabandistëve. Në Hungari gjenden aktualisht rreth 1300 refugjatë. Ndërsa, qindra të tjerë presin në Kelebi për kalimin e kufirit. Në ditë mund të kalojnë vetëm 30 persona. Kryeministri konservator Viktor Orban e ka rritur popullaritetin falë politikës së ashpër ndaj refugjatëve. Ai i quan refugjatët si “terroristë potecialë” dhe refugjatë ekonomikë.
Edhe Kroacia po përballet me krizën e brendshme politike. Por policia ka kumtuar se në këtë vend janë regjistruar këtë vit 5000 persona që kanë dashur ilegalisht të kalojnë kufirin. Në Slloveni nuk ka ndonjë valë refugjatësh. Por autoritetet sllovene nuk duan të heqin telin me gjemba në kufi. Ndërsa në hotspotin e Austrisë në kufirin me Sllovenin tani është qetësi. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump lavdëron kryeministrin britanik ndërsa Musk kërkon burgosjen e tij – çfarë ndodh kur dy aleatë ndajnë mendime të ndryshme?
Hapen qendrat e votimit në Bjellorusi –Lukashenko synon të zgjasë sundimin presidencial 30-vjeçar
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite