LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Lagjen e Spitalit: Hoxhallarët Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi shkojnë për t’i pajtuar dy familjet

Tragjedia në Lagjen e Spitalit: Hoxhallarët Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi shkojnë për t’i pajtuar dy familjet

Rasti tragjik që ndodhi javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë ku si pasojë e gjuajtjeve me armë mbeten dy të vdekur e tre të plagosur.

Në këtë rast ishin të përfshira familjet Rafuna e Mehmeti, ku sipas informatave konflikti pronësor ishte arsyeja që shtyri të ndodhte një tragjedi e tillë.

Një copë trotuar u bë shkaku kryesor për vrasjen në 'Mati 1'
Lexo po ashtu Një copë trotuar u bë shkaku kryesor për vrasjen në 'Mati 1'

Ndërsa sot gjatë ditës këto familje i kane vizituar hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi për t’iu shprehur ngushëllime familjarëve dhe që t’i ulin tensionet mes vete.


Në faqen zyrtare në Facebook-un e hoxhe Shefqet Krasniqit është publikuar nga stafi një postim ku thuhet se të dy hoxhallarët u kanë bërë thirrje familjarëve t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëri-tjetrit.

“- Sot gjatë ditës hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi me bashkëpunëtor vizituan dy familjet e prekura nga gjakderdhja e javës së kaluar në lagjen Mati 1 – Prishtinë
– Me këtë rast familjeve ju shprehën ngushëllime dhe i lutën dy familjet që t’i ulin tensionet, të pendohen për veprën e bërë dhe të mundohen bashkërisht me dal prej kësaj gremine sa ma shpejtë, duke ja shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe duke u zotuar se më nuk do të përsëriten gjëra të tilla.
– Hoxhollarët i falënderuan familjarët për mikpritje dhe shprehën gatishmëri për me hec në këtë drejtim deri sa të vijë tek pika e fundit, pajtimi”, është shkruar në Facebookun e Shefqet Krasniqit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike

Lajme
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje

Politikë
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Lajme
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re

Lajme
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Politikë
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

Lajme
Kalo në kategori