Vetaksidentohet me biçikletë, humb jetën 15-vjeçari në Bërnicë të Prishtinës

Sot rreth orës 19:45, në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, një djalosh 15-vjeçar ka humbur jetën, pasi është vetaksidentuar me biçikletë.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Telegrafin se menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes.
"Mjekët emergjent kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete".
"Policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen", shtoi Borovci./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/05/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































