LAJMI I FUNDIT:

Trafiku Urban arsyeton mbingarkesën në autobusë, thonë se kanë 35 mijë udhëtarë në ditë

Trafiku Urban arsyeton mbingarkesën në autobusë, thonë se kanë 35 mijë udhëtarë në ditë
Ilustrim

Qytetarët në Prishtinë dhe rrethinë janë duke u ankuar se autobusët e trafikut urban po mbingarkohen dhe kësisoj ata po detyrohen të qëndrojnë në këmbë.

Nga Trafiku Urban kanë deklaruar për Telegrafin se janë rreth 35 mijë udhëtarë në ditë, prandaj edhe ka mbingarkesë.

Zyra për media e Trafikut Urban thekson se janë duke punuar për përmirësimin e shërbimeve, dhe se vitin e ardhshëm do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj.


“Trafiku Urban ka 35 mijë udhëtarë në ditë, duke pasur parasysh këtë numër të qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet tona dhe numrin e autobusëve me të cilët operojmë është e natyrshme se autobusët kanë mbingarkesë. Ky sa është sukses i ndërmarrjes është edhe sfidë, dhe në kuadër të përmirësimit të shërbimeve për banorët e kryeqytetit ndërmarrjes vitin e ardhshëm do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj”,  thuhet në përgjigje.

Gjithashtu, Trafiku Urban njofton se me ardhjen e autobusëve të rinj do t’i ofrohet më shumë mundësi qytetarëve të Prishtinës, duke mos përjashtuar as përfshirjen e zonave rurale.

Së fundmi edhe vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, kanë publikuar disa fotografi ku shihen qytetarë të shumtë në autobusin e Trafikut Urban.

Po ashtu, vrojtuesit thonë se një qytetari i ka rënë të fikët, shkak i mbingarkesës.

“Nuk ka nevojë me bërë oferta për përdorimin e Trafikut Urban Prishtinë, përderisa s’ka infrastrukturë të mjaftueshme me i plotësu nevojat për qytetarët”, thuhet në reagimin e vrojtuesve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Fitness qendra

Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar

Lajme
Kalo në kategori