LAJMI I FUNDIT:

Tradita, kreativiteti dhe guximi qytetar i Felës nga Afrika!

Tradita, kreativiteti dhe guximi qytetar i Felës nga Afrika!

Fela Kuti (1938-997) ka qenë një nga muzikantët më të njohur – jo veç në Nigeri (kushëri i fituesit të Nobelit për Letërsi, Wole Soyinka). Stili muzikor i quajtur “Afrobeat”, në një mënyrë është “zbulim” i tij (emërtimi po se po)! Ai ishte zë i fuqishëm kundër korrupsionit në Nigeri dhe kundër pabarazive sociale në vendin e tij (shpesh e ka pësu keq për këtë, me dajak e me burg). Fela nuk kishte OJQ e as nuk bëhej argat i pushtetit për ndonjë donacion. Sepse, ishte artist dhe nxitës i proceseve pozitive!

Babai i tij ishte mësues dhe muzikant. Gjyshi nga ana e babait ishte muzikant. Djemtë e tij, Femi dhe Yeni janë po ashtu muzikantë shumë të respektuar në Perëndim. Pra, katër breza me muzikantë në familjen Kuti!


Fela është cilësuar si bashkëdyzim i Che Guevaras dhe Bob Marleyt.

Më poshtë mund ta dëgjoni temën “Beasts Of No Nation”, që është kritikë ndaj Muhammadu Buharit që tërë jeta i ka shkuar në pushtet (një plagjiator me shtatë shtëpi, mashtrues e shtypës i fjalës së lirë). Ai edhe sot është kryetar i Nigerisë. Fela e ka quajt “shtazë në trupin e një njeriu të çmendur”.

Fela Kuli ka qenë edhe frymëzuesi kryesor i një prej grupeve më të mëdha në historinë e muzikës rock, Talking Heads. Për këtë grup, këngëtari i grupit Red Hot Chili Peppers, Anthony Kiedis, ka thënë: “Kur i dëgjova për herë të parë më 1977, më dukej vetja i mençur”! /Telegrafi/