Tradhtia bashkëshortore, thënia e gjërave negative për sulltanin,…: Tetë gjërat që nuk lejohen në Brunei, për të cilat edhe mund të dënoheni rëndë!

Ligjet e ashpra të Bruneit, duke e bërë seksin e homoseksualëve të dënueshëm me vdekje, nxitën një protestë globale kur një ligji i tillë u vendosë muajin e kaluar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kombi i vogël i naftës në Azinë Juglindore, i sunduar nga Sulltani Hassannal Bolkiah, u hodh në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi të famshëm si George Clooney dhe Elton John kërkuan një bojkot të hoteleve të tij luksoze.
Por në një kthesë dramatike së fundmi, sulltani tha se nuk do t’i vriste me gurë ata që u dënuan për seksin ndërmjet homoseksualëve, megjithëse homoseksualiteti mbetet një nga veprat më të rënda të vendit.
Dhe të jesh homoseksual nuk është e vetmja gjë që nuk mund të bësh në Brunei, dhe nëse vepron, mund të dënohesh me një gjobë, në burg ose më keq.
Më poshtë ua sjellim disa të tilla:
Blerja dhe pirja e alkoolit
Ligji i rreptë i sheriatit në Brunei ndalon pirjen, blerjen ose shitjen e alkoolit.
Ligji është pak më pak i rreptë për turistët, të cilët mund të sjellin dy litra pije alkoolike ose 12 kanaçe birrë në vend dhe mund të pinë alkool në dhomat e hoteleve ose banesat private, për aq kohë sa ata nuk janë të dehur në publik.
Të jesh vetëm me dikë të seksit të kundërt
Është kundër ligjit në Brunei për burrat dhe gratë, të cilët nuk janë të afërm të gjakut ose të martuar, të jenë vetëm së bashku.
Kjo do të thotë se gjërat që duken krejtësisht të padëmshme, si dy njerëz që ecin së bashku në park ose që shkojnë në qendër tregtare, mund të jenë të paligjshme atje.
Dënimet mund të jenë të ashpra, veçanërisht kur autoritetet dyshojnë se çifti po kryejnë shkelje të kurorës.
Është gjithashtu e paligjshme që çiftet e pamartuara të ndajnë një dhomë hoteli, që do të thotë që turistët të cilët nuk mund të provojnë se janë të martuar duhet të marrin dhoma të ndara.
Veshja si gjinia e kundërt
Çdo njeri që vesh dhe paraqitet si një grua ose çdo grua që vishte si një burrë, e thyen ligjin në Brunei.
Vepra është edhe më serioze nëse një gjë e tillë konsiderohet të jetë për “qëllime imorale”
Ushqimi ose pirja e duhanit gjatë Ramazanit
Gjatë orëve të agjërimit të muajit të Ramazanit, është e paligjshme që dikush të hajë, të pijë apo të pi duhan në publik në Brunei.
Banorët myslimanë mund të përballen me qortime të ashpra për diçka të tillë pa ndonjë arsye bindëse dhe ligji zbatohet edhe për turistët jomyslimanë.
Në vitin 2017, një punëtor indonezian, i cili u zu duke pirë duhan gjatë Ramazanit, u dënua me gjashtë muaj burgim.
Dënimi: 3000 dollarë gjobë ose deri në një vit në burg.
Festimi i Krishtlindjeve
Brunei ka nxjerrë jashtë ligjit kremtimet publike të Krishtlindjeve që nga viti 2015, duke përfshirë vendosjen e dekoratave, shkëmbimin e përshëndetjeve të Krishtlindjeve dhe këndimin e këngëve të Krishtlindjeve.
25 dhjetori nuk është një festë publike në vend, me autoritetet që pretendojnë se Krishtlindjet “janë në kundërshtim me kulturën islame dhe mund të dëmtojnë besimin e komunitetit mysliman”.
Të krishterët mund të marrin pjesë në kishë dhe të festojnë privatisht, por ata duhet të njoftojnë autoritetet.
Dënimi: Deri në 29,000 dollarë gjobë ose deri në pesë vjet burg.
Tradhtia bashkëshortore
Marrëdhëniet me bashkëshortin ose bashkëshortin e dikujt tjetër mund të bëjnë probleme në Brunei.
Konsiderohet si akt i ‘zinasë’ – një term i përdorur për të përshkruar kontaktin e paligjshëm seksual – konsiderohet si një nga krimet më të rënda.
Thënia e gjërave negative për sulltanin
Në Brunei është e paligjshme të thuash ose të ndani ndonjë gjë të pafavorshme për Sulltanin, një nga monarkët e fundit absolut në botë me pushtet të plotë mbi mbretërinë.
Ligjet e ashpra për të thënë ndonjë gjë negative në lidhje me të vlejnë edhe për vizitorët e huaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Menduan se do të shohin peizazhet piktoreske me borë, zhgënjehen vizitorët me fshatin kinez – e kishin mbuluar me pambuk e rërë të bardhë

Amerikani thyen një rekord botëror me koleksionin e tabelave rrëshqitëse

Delja e vetme në botë që pikturon është rrëmbyer nga studioja e saj – pronarja një shpërblim prej 60,000 euro për ta kthyer atë

Gjarpri i dytë më helmues në botë gjendet brenda lavatriçes së një familjeje në Australi

Peshku i “kiametit” gjendet në plazhin e Ishujve Kanarie, parashikon se ‘diçka e keqe do të ndodhë’ – ndjellë panik dhe frikë te banorët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës