Tottenham Hotspur fitoi në Emirates ndaj Arsenalit me rezultat 0-2 në kuadër të çerekfinales së EFL Cup.

Ishte një lojë me raste nga të dy anët, por në fund fituan Spurs që u treguan konkret para portës kundërshtare.


Të parët që rrezikuan ishin vendasit me anë të Aaron Ramsey (8') dhe Henrikh Mkhitaryan (12'), ndërsa goli i parë në takim erdhi nga Heung-Min Son në minutën e 20-të.

Granit Xhaka (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Pjesa e dytë filloi për rastin e Chrisian Eriksen (55'), ndërsa goli erdhi pesë minuta më vonë nga Dele Alli.

Eriksen (83') kishte një tjetër rast, por Petr Cech bëri në pritje të mirë.

Dele Alli (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Pas këtij triumfi Spurs vazhdojnë në gjysmëfinale, ku kundërshtarin do të mësojnë me anë të shorit.

Në fazën tjetër janë kualifikuar edhe Manchester City, Burtoni dhe Chelsea. /Telegrafi/

telegrafi sport app