Tottenhami ka shitur 10 yje që i kanë sjellë miliona euro në dekadën e fundit (Foto)

Real Madrid do të takohet me Tottenhamin të enjten në mbrëmje, një klub që drejtohet me shumë sukses nga Daniel Levy, një njeri që e ka kthyer klubin në maje.
Shumë lojtarë të mëdhenj janë larguar nga Tottenham, ndër ta edhe Gareth Bale dhe Luka Modric, që nesër do të luajnë përballë ish-skuadrës.
Ndër të tjera, klubi ka shitur shumë lojtarë në dekadën e fundit që i kanë sjellë klubit përfitime hiq më pak se 655 milionë euro.
Këtu llogariten edhe pagat e lojtarëve të cilat janë kursyer.
Por 10 më të njohur i gjeni në një shkrim të përgatitur nga Marca.
Në krye të listës është Gareth Bale, ndërsa Luka Modric zë vendin e katërt.
Nuk mungojnë as yje si Dimitar Berbatov e Micheal Carrick që dikur përforcuan Mnachester United, që e fitoi Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Gareth Bale (Real Madrid) - 91 milionë euro – 2013





















































