Tottenham ka gjetur një trajner të ri pasi Ange Postecoglou u shkarkua në fund të sezonit, shkruan Fabrizio Romano. 

Pasi Tottenham fitoi Ligën e Konferencës, pronari i klubit Daniel Levy ia dorëzoi shkarkimin Postecoglut, duke i tronditur tifozët e Spurs. 


Siç raporton Romano, Levy ka gjetur zëvendësuesin e tij, trajnerin e Brentford, Thomas Frank. 

Danezi 51-vjeçar ka qenë trajner i Brentfordit për shtatë vjet, me një kontratë që vlen edhe për dy sezone të tjera. 

Për shkak të kësaj, Tottenham do të duhet ta blejë atë, dhe Romano raportoi se çmimi i transferimit do të jetë rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/  

telegrafi sport app