Tottenhami fiton apelin, Heung-min Sonit i hiqet kartoni i kuq për ndërhyrje ndaj Andre Gomes

Kartoni i kuq i sulmuesit të Tottenham, Heung-min Son, për ndërhyrje ndaj në Andre Gomes është hequr pasi apelimit të klubit.
Një panel i pavarur e ka rrëzuar vendimin e marrë në fushë nga gjyqtari Martin Atkinson.
Fillimisht ai do ta ndëshkonte yllin e Koresë së Jugut me një karton të verdhë, por pasi kontrolloi lëndimin e Gomes ai vendosi ta përmirësonte atë, duke e ndëshkuar me të kuqe.
Ai vendim do ta linte Son për tri ndeshje jashtë fushës, por koreani do të jetë i pranishëm edhe në fundjavë, pasi e ka fituar apelin.
“Heung-min Son do të jetë i disponueshëm për tre ndeshjet e ardhshme të Tottenham Hotspur FC pasi Komisioni të pavarur vendosi që ta largojë kartonin”.
"Sulmuesi u përjashtua nga loja për ndërhyrje serioze gjatë ndeshjes të Ligës Premier kundër Everton të dielën me 3 nëntor 2019", thuhet në komunikatën e FA. /Telegrafi/















































