Lucas Torreira nuk dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë, edhe pse është lojtari i Arsenalit.

Ai është i huazuar te  Atletico Madridi, por dëshiron të jetë më afër familjes së tij pasi e humbi nënën e tij nga COVID-19.


"Unë nuk dua të kthehem në Evropë, unë dua të luaj në Boca”.

GettyImages 1280753002

“Unë dua të jem me familjen time, u largova shumë i ri, tani mund të ndihmoj dhe të jem pranë familjes dhe shtëpisë sime”.

“Të jesh në Evropë e gjithë kjo nuk është e mundur”, ka thënë lojtari për ESPN. /Telegrafi/

telegrafi sport app