Toreadori spanjoll Huan Hose Padila, që është veteran në këtë fushë, ka pësuar lëndime të rënda trupore në luftën e fundit me dema.

Padila i cili pasi mban njërin sy të mbuluar me një copëz pëlhure, kishte fituar nofkën "pirat", kurse masa në qytetin Arevalo mbetën të shokuar kur panë se si demi e godiste, transmeton Telegrafi.


Ky toreador për shkak të luftërave me dema kishte humbur syrin e djathtë, kurse tani kjo kafshë ia ka shqyer kafkën. Por, është interesant se si edhe pse goditet fuqishëm në kokë, arrin të ngritet në këmbë dhe të kërkoj ndihmë.

1 105

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku i është qepur kafka që ia kishte lwnduar demi me brinjët e mprehtë.

2 45

Padila pas operacionit i është drejtuar adhuruesve të tij me një postim në internet, ku i ka informuar se është mirë dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Gjatë karrierës së tij si toreador, Padila ishte lënduar më shumë se 38 herë. /Telegrafi/