Drilon Hajrizin zbuloi sot (e diele) se është rikthyer te Trepça, aty ku ishte më parë.

Basketbollisti ka kërkuar falje ndaj tifozëve për largimin e tij që bëri para disa vitesh, mirëpo sipas tij ai tani është rikthyer në shtëpi.


Por, në lidhje me rikthimin e tij te Trepça, kanë reaguar tifogrupi i kësaj skuadre, Torcidat që kanë thënë se nuk do të mbajnë përgjegjësi me atë çfarë mund të ndodhë, pasi Hajrizi nuk është i mirëseardhur më tek ta.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje i Torcidave:

Për hir te korrektësisë ndaj anëtarëve dhe qytetarëve tonë e shohim të arsyeshme të dalim me një komunikatë.

Siç u raportua sot në media tona lokale për ardhjen e një lojtari të pa dëshirueshëm u mblodh kryesia e Torcidës me liderat e nëngrupeve dhe unanimisht u votua kundër ardhjes së këtij lojtarit në fjalè. Nga sot e tutje do ta kundërshtojme fuqishëm dhe nuk do te marrim përgjegjësi për gjërat që mund të ndodhin.

Me shumë bujë t'madhe e kemi prit kryesin e re dhe nga gjithë ai respekt qe kishim per ta më nuk do ta kenë.

Aq e zbehtë ishte kërkim falja e tij saqë as kërkim falje nuk ishte, ti nuk na ke mungu asnjëher përkundrazi ke qenë gjithmonë i padëshirueshëm në qytetin tonë dhe do t'vazhdosh t'jesh i tillë.

Shihemi se shpejti.

Lojtarët dhe kryesia shkojnë e vijnë, Trepça dhe Torcida gjithmonë do të mbesin.

Me respekt kryesia e Torcidës. /Telegrafi/

telegrafi sport app