Gazeta prestigjoze "New York Times" ka publikuar një listë me top 10 restorantet e reja më të mira të vitit 2019 në Nju Jork.

Autori i shkrimit Pete Wells ka shijuar ushqimet në të gjitha këto restorante dhe e ka përshkruar përvojën e tij në restorantin shqiptar të quajtur "Cka Ka Qellu".


2 46

Shkrimin ai e fillon duke treguar se kur restorantet e rregullta që i frekuentoni fillojnë të duken të ngjashme, një natë te restoranti Cka Ka Qellu është zgjedhja e duhur.

"Futuni brenda restorantit dhe papritmas jeni në një tavernë të ndonjë fshati të vjetër diku në Shqipëri apo Kosovë", shkruhet në artikullin e publikuar në Ny Times.

"Ndoshta shikimet do të drejtohen te ju kur të futeni, dhe ju do të buzëqeshni. Shikojeni koleksionin e instrumenteve muzikore, mjetet e fermës, mullinjtë e kafesë dhe rrobat antike në mur. Nuhatni bukët teksa piqen në furrë kur jeni te dera kryesore".

1 95

Aty tregohet edhe për specialitetet ushqimore të këtij restoranti, duke përfshirë virshllet, ëmbëlsirat sikur sheqerparja, dhe kafen e cila njihet si turke, por që në këtë restorant quhet shqiptare.

Përveç këtij restoranti, në top 10-she të restoranteve më të mira në Nju Jork për vitin 2019 janë edhe "Mercado Little Spain", Odo", "Rezdora", "Llama San", "Hutong", "Kawi", "Benno", "Haenyeo" dhe "Birria-Landia".

cka ka qellu

cka ka qellu 2

cka ka qellu 3

cka ka qellu 4

/Telegrafi/