Top dhjetë sulmuesit më të vlefshëm italianë - prin Moise Kean

Kombëtarja e Italisë mund të jetë e qetë sa i përketë Kampionatit Evropian që do të mbahet në vitin 2020 në 12 vende të ndryshme të kontinentit të vjetër.
Azzurët tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Euro 2020, pasi kanë grumbulluar 24 pikë, derisa në vendin e dytë është Finlanda me 15 sosh në Grupin J.

Italianët kanë një listë prej dhjetë sulmuesve që janë aktualisht në top-formë dhe në Euro 2020 pritet shkëlqimi i disa prej tyre.
Lista e dhjetë sulmuesve më në formë aktualisht:
10= Leonardo Pavoletti i Cagliarit: 12 milionë euro
9= Manolo Gabbiadini i Sampdorias: 12 milionë euro
8= Roberto Inglese i Parmas: 15 milionë euro
7= Andrea Pinamonti i Genoas: 15 milionë euro
6= Mario Balotelli i Brescias: 20 milionë euro
5= Andrea Petagna i Spalit: 20 milionë euro
4= Patrick Cutrone i Wolverhampton Wanderers: 25 milionë euro
3= Andrea Belotti i Torinos: 35 milionë euro
2= Ciro Immobile i Lazios: 40 milionë euro
1= Moise Kean i Evertonit: 40 milionë euro. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































