Takimi i mbajtur në Katovice të Polonisë javën e kaluar, mbi zbatimin e mëtejshëm të Marrëveshjes së Parisit mbi klimën, u përshëndet nga pjesëmarrësit si një sukses. U shmang një një avari e plotë; u ruajt pamja e jashtme e multilateralizmit. Por ky qe një triumf i procesit mbi substancën.
Aleanca mes Shteteve të Bashkuara, Arabisë Saudite dhe Rusisë, bllokoi njohjen e duhur të zbulimeve apokaliptike të raportit më të fundit të Panelit Ndërqeveritar të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, dhe Brazili u tërhoq nga takimi i ardhshëm. Më e rëndësishmja, nuk u morën vendime për emisionet në atmosferë.
Madje, qeveria polake dhe ajo amerikane, e përdorën takimin për të ripohuar angazhimin e tyre ndaj përdorimit të qymyrit. Në kohën e duhur, kjo lloj “verbërie” mund të kapërcehet. Por thelbi është koha. Zakonisht thuhet se ndryshimi i klimës, është një rrezik global që prek të gjithë. Por ky fakt fsheh një ndryshim thelbësor.
Ajo është shumë më e rrezikshme për disa popujt, sesa për të tjerët. Objektivat e tanishme, e vënë botën në rrugën e duhur për një rritje të temperaturës prej 3.5 gradë Celsius. Kjo është e mjaftueshme për të dënuar me vdekje kombet ishullore në Karaibe, Paqësor dhe gjetkë, ekzistenca e të cilëve, është vënë në pikëpyetje nga nivelet në rritje të detrave.
Banorët e zonave bregdetare anembanë botës, përballen me ndryshime masive. Në rajonet e deltave detare, si Bangladeshi, kjo do të prekë dhjetëra miliona njerëz. Por ata e kanë të paktën kanë një terren më të lartë ku të tërhiqen. Për ishujt, nuk ka asnjë opsion të tillë.
Përveç problemeve praktike, kjo krizë ka ngritur pikëpyetje të reja dhe themelore rreth politikës ndërkombëtare. Çfarë nënkupton sovraniteti, kur rreziqet globale janë kaq të pabarabarta? Si do të krijojnë politika shtetet me një jetëgjatësi të caktuar? Dhe cila është përgjegjësia e botës, kur kombet e para të fillojnë të zhduken nën ujë?
Përgjigjet do të ngjarë të vonojnë, deri në një revolucion të rendit global. Kjo do të bëhet veçanërisht e dukshme në SHBA. Krahu konservator i politikës amerikane, është një lider botëror në mohimin e ndryshimeve klimatike – në fakt, është besimi i administratës Trump.
Por duke pasur parasysh pasojat për rendin ndërkombëtar, kjo është një pozitë gjithnjë e më e papërshtatshme për mbështetjen e makinerisë së qeverisë amerikane.
Shtetet ishullore më të prekshme, kanë prirjen të jenë të vogla. Shkalla e tyre e vogël, do të thotë gjithashtu se ato janë të pafuqishme të ndikojnë në atë që po ndodh. Asnjë politikë energjitike që mund të vënë ato në zbatim, nuk do të përbëjë ndonjë ndryshim. Fati i tyre do të vendoset nga konsumi dhe prodhimi i karburanteve fosile, nga qendrat e mëdha të popullsisë në Perëndim dhe Azi, dhe ekonomitë e karburanteve fosile të prodhuesve gjigantë:Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Rusia.
Shtetet e mëdha, kanë arsyet e tyre ekonomike dhe politike, për sjelljet e tyre mohuese ndaj ndryshimeve klimatike. Qeveritë në Brazil dhe Shtetet e Bashkuara, që bojkotojnë diplomacinë e ndryshimeve klimatike, zgjidhen në mënyrë demokratike. Por dhuna që po i kërcënon shtetet më të vogla është radikale.
Dikush mund të ngrerë zërin. Shtetet kombëtare nëpër arqipelagë, janë njësi të brishta. Historia e dislokimeve njerëzore në shumë prej tyre, nuk është e vazhdueshme. Por fakt është që gjatë shekullit XX, ata u formuan si shtete-kombe. Barazia sovrane, mund të jetë një trillim hipokrit.
Por një nga supozimet thelbësore të sovranitetit të shtetit-komb, është vazhdimësia. E vetmja mënyrë e ligjshme për të shpërbërë një sovranitet, është që ta delegosh atë tek të tjerët.
Zhdukja e sovranitetit, si p.sh në ndarjen e Polonisë në vitin 1939 midis Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik të Stalinit, është përkufizimi i krimit ndërkombëtar. Sot ka pak diskutime për të kompensuar humbjen e pashmangshme të sovranitetit. Ky zhvillim, do të ketë ndërkohë ndikim në strukturën themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, transmeton bota.al.
Vazhdimësia e sovranitetit, është një supozim themelor i rendit tonë global. Supozimi se kombet kanë horizonte të pafundme kohore, është themeli i të gjitha ideve të një komuniteti të qëndrueshëm, i cili strukturon të gjithë bashkëpunimin ndërkombëtar. Ky supozim, strukturon të gjitha diskutimet e politikave, duke i dalluar shtetet nga individët që janë qytetarë të tyre.
Në rastin më ekstrem, është legjitimiteti i qëndrueshmërisë së shtetit, ai që u jep të drejtë qeverive t’u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre, për të bërë sakrificën më të fundit për atdheun.
Këto veçori themelore të padiskutueshme të rendit tonë politik, janë tashmë në rrezik.
Vendet e pasura, shqetësohen se po “vdesin” për shkak të rënies demografike. Por kjo mund të rregullohet me emigrimin. Ndryshimi i klimës me të cilin përballen kombet ishullore, është më ekzistencial. Ato do të zhduken nga harta.
Nëse ndodh skenari më pesimist, mund të vijë një kohë kur evakuimi është e vetmja mundësi. Kombet ishullore janë shtete të vogla, prandaj ato evakuohen lehtë. Por ne e dimë se sa e vështirë është dëshmuar për shtetet e mëdha, të akomodojnë flukse relativisht të vogla refugjatësh.
Një raport i kohëve të fundit i qeverisë amerikane, shpjegon ndikimet serioze që do të kenë ndryshimet klimatike në Shtetet e Bashkuara dhe veçanërisht në Hauai.
Ajo që ata nuk faktorizuan në llogaritjet e tyre, ishin efektet rajonale të krizës. Në kulmin e motit ekstrem dhe rritjes së nivelit të detit, Karaibet do të jenë në mesin e rajoneve më të prekura. Ato kanë qenë prej kohësh një zonë e dominuar nga SHBA, një rajon me përfshirje gjysmë-koloniale dhe një zonë turistike tejet e preferuar.
Ajo që e kërcënon atë sot, nuk është dhe aq fuqia sesa neglizhenca amerikane. Sot, bashkimi i lajmit të bisedimeve mbi ndryshimet klimatike në Poloni, dhe vdekjes së një vajze 7-vjeçare nga Guatemala në një ambjent paraburgimi në SHBA-së, është ende rastësor. Disa dekada më vonë s’do të jetë më i tillë.
Shënim: Adam Tooze, është lektor i historisë në Universitetin e Kolumbias në SHBA. Libri i tij i fundit titullohet “Rënia:Si e ndryshoi botën një dekadë e krizave financiare”.
“Foreign Policy”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje