LAJMI I FUNDIT:

Toni: Ronaldo, Higuain dhe Icardi do të shënojnë shumë gola

Toni: Ronaldo, Higuain dhe Icardi do të shënojnë shumë gola
Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi (Foto: Getty Images/Twitter)

Luca Toni është i sigurt se Cristiano Ronaldo, Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, do ta gjejnë shumë shpejt rrjetën në Serie A.

Tre sulmuesit që pritet të jenë në konkurrim për golashënuesin më të mirë të sezonit (Capocannoniere), akoma nuk kanë shënuar për klubet e tyre respektive, Juventus, Milan dhe Inter.

Mirëpo, ish-sulmuesi italian (i cili në të kaluarën është shpallur ‘Capocannoniere’) është i bindur se golat e tyre do të vijnë dhe do të jenë të shumtë.


Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

“Nuk do të shqetësohesha pas tri ndeshjes. Ronaldo, Higuain dhe Icardi do ta ndjejnë peshën e këtij momenti të vështirë, sepse janë sulmues që janë mësuar të shënojnë shumë. Mirëpo, do të kalojë”.

“A mund t’i shënojë Ronaldo 40 gola? Mendoj se këtu në Itali, është një objektiv i vështirë për t’i arritur 40 gola, por ai do të shënojë shumë. Ai ka nevojë vetëm për pakëz fat dhe për t’u përcaktuar disa sisteme taktike”.

https://telegrafi.com/tag/serie-a/

Lajmet për SERIE A
Lexo po ashtu Lajmet për SERIE A

“Megjithatë, Juve është duke vazhduar me fitore. Kur të fillojë ai të shënojë, do të jetë shumë vështirë për të tjerët, sepse mund të realizojë me të dyja këmbët, me kokë, nga brena ose jashtë zonës. Ai ka një repertor të gjerë”.

“Sa i përket Higuainit, sistemi 4-3-3 është ideal për të, njësoj sikur ishte te Napoli dhe ishte në qendër të sulmit. Te Juventusi ndryshoi paksa, sepse i ndante detyrat me një sulmues tjetër… Ndërsa tash te Milani mund të sakrifikojë më pak”.

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

“Icardi? Ai është një prej më të mirëve në botë nga 11 metra. (Luciano) Spalletti gjithmonë përpiqet ta përmirësojë pjesëmarrjen e tij në lojë, ai duhet të ndihmojë më shumë, por është gjithmonë i shkëlqyer kur i merr harkimet dhe kur bashkëlojtarët e tij krijojnë raste”, ka deklaruar Toni për Gazzetta dello Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori