Videoja prej 29 minutash tregon vrasjen e dy grupeve të etiopianëve të krishterë dhe shpjegon se një nga grupet është në duart e militantëve të ISIS-it në perëndim të Libisë dhe tjetri në jug të saj.

Megjithatë, nuk dihet ende identiteti i grupeve të marra peng.


Një militant me fytyrë të zbuluar bën një deklaratë para pamjeve ku tregohet ekzekutimi i etiopianëve të krishterë në një plazh.

Videoja ka logon zyrtare të medias së ISIS-it ”al-Furqan” dhe ngjan me video të tjera të përgatitura nga grupi xhihadist.