Shqipëria goditet sërish nga tërmeti këtë të diel.

Pas lëkundjeve që tronditen pasditen e djeshme qytetet e Durrësit e Tiranës (21 shtator) mbrëmjen e sotme janë ndjerë sërish lëkundje të forta tërmeti.


Një gjë e tillë është ndjerë LIVE edhe në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, me të ftuarit që për pak sekonda u shtangën.

Mësohet se lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 22:08 minuta, ndërkaq, epiqendra ka qenë rreth 25 km në veriperëndim të Tiranës.

Të shtunën lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale veçanërisht në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, njoftohet për së paku 105 të lënduar.