Seriali "Rrushe" këto ditë u kthye në prodhimin kinematografik më të përfolur të momentit.

Kjo pasi në transmetimin e tij në televizionin Top Channel, u shfaq titrimi i serialit në shqip - ani pse ai i tëri është realizuar në gjuhën shqipe me dialektin e Kosovës.


Mes reagimeve të shumta që pati nga profesionistë të fushës së filmit, disa me dyshime për përkthim e përvetësim e disa të tjerë me justifikim, një reagim zyrtar erdhi mbrëmjen e së mërkurës edhe nga aktorja në rolin kryesor të serialit "Rrushe", Doresa Rexha.

E njëjta përmes rrjetit social Facebook sqaroi se titrimi i serialit është bërë edhe gjatë transmetimit të tij të para dy viteve në platformën Gjirafa, në dedikim të komunitetit të shurdhmemecëve, të cilët kanë mundësi që përmes titrave ta kuptojnë ngjarjen.

Por e gjithë kjo "dramë" e kthyer në temën më të diskutuar të momentit, ka shkaktuar edhe një valë reagimesh qesharake me meme nga më të ndryshmet, që kanë pushtuar faqet zyrtare të shumë mediave në rrjetet sociale.

Një nga 'meme'-të që ka bërë më së shumti bujë ka qenë krahasimi i thënies së famshme të Donald Veshaj në BBVA 1 "Më lër të flas", me atë që kishte thënë dikur një qytetar në një intervistë me kërkesën për të folur.

348358803 1771116913307956 6805493907105092744 n e1685009939800

Gjithashtu, një përdorues i rrjetit social Facebook me emrin Nim Shabani, ka publikuar një sërë videosh, të cilat tregojnë krahasimet hde mënyrën se si disa nga kronikat televizive të Kosovës, mund të prezantoheshin në dialektin e Shqipërisë.

Si rast shakaje është marrë kronika famëkeqe televizive e Radio Televizionit Publik (RTK) të Kosovës, kur ishte raportuar kinse për "prezencën" e disa jashtëtokësorëve në Lipjan.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe shakatë me fotografitë e vjetra dhe figurat e rëndësishme historike, duke vendosur titra krahasues mes dialekteve të gjuhës shqipe. /Telegrafi/

348356813 210477724644986 2380288822255802422 n 1

fsk 2

qasja Foto: Qasja Politike/Facebook

348854362 945752636743116 2629637122828319421 n e1685010401350