Si supozohet t’ju përfytyrojë dikush nëse i tregoni vetëm shenjën tuaj të horoskopit? Cilat tipare fizike e dallojnë një shenjë nga tjetra?!
Profili i bukurisë së Dashit
Femrat e Dashit mund të jenë të mrekullueshme: me tipare të theksuara dhe vetulla të errëta. Ato mund të kenë një fytyrë fëmijënore, por shikimi i tyre është sërish i mprehtë. Si një shenjë që sundohet nga Marsi, ato skuqen shpejt kur vendosen në siklet.
Një këshillë për Dashin? Theksojini vetullat tuaja me një hark të bukur.
Profili i bukurisë së Demit
Femrat Dem janë njëkohësisht të forta dhe të buta. Kjo është një shenjë elegante dhe e rezervuar. Një përzierje midis feminilitetit dhe hijshmërisë. Qafa e tyre është elegante. Si një shenjë që drejtohet nga Venera, kjo është e ndjeshme në aromë dhe prekje.
Një këshillë për Demin? Tregoni bukurinë tuaj natyrale pa qenë e nevojshme të bëni tualet më shumë seç duhet.
Profili i bukurisë së Binjakëve
Binjakët reflektojnë dinamizëm dhe energji! Personat që i kanë planetët në konstelacionin e Binjakëve vërtet që shkëlqejnë. Ata kanë sy të shndritshëm që ndjekin mendjet e tyre kurioze dhe të interesuara për çdo gjë.
Këshilla jonë për Binjakët? Plotësoni gjithmonë pamjen tuaj me diçka të shndritshme.
Profili i bukurisë së Gaforreve
Pamja e gaforreve është shumë femërore, me sy të mëdhenj, të ndjeshëm dhe si të përlotur. Gaforrja është e vetmja shenjë që përjashtohet nga hëna dhe këta njerëz mund të duken “si njeriu hënë” me një hundë me majë.
Një këshillë për femrat e gaforres? Theksoni sytë tuaj të mrekullueshëm me hije gri.
Profili i bukurisë së Luanëve
Pamja e Luanit ngjan me atë të maces. Ato kanë një prerje dhe një stil flokësh të mrekullueshëm. Ato ecin me kokën lart me vetëpërmbajtje dhe siguri.
Këshilla e bukurisë për luanin: mbajini flokët me më shumë volum.
Profili i bukurisë së Virgjëreshës
Virgjëresha është e ëmbël dhe e vetmja nga të gjitha qeniet njerëzore që ngjan me shenjën e horoskopit. Virgjëresha ka tipare të qarta dhe të rregullta. Ajo është shenja e virtyteve duke qenë se personat që i përkasin kësaj shenje janë shumë femërore dhe të përmbajtura.
Këshilla për virgjëreshat: mbajeni fytyrën e pastër, shmangni etiketimet si e çrregullt.
Profili i bukurisë së Peshores
Peshorja e Venerës është një shenjë e qytetëruar. Ata dallohen veçanërisht për tiparet e fytyrës të rregullta dhe simetrike. I rrethuar nga planeti i bukurisë, peshoret kanë një prirje të natyrshme drejt modës dhe drejtësisë.
Këshillë? Mos u sheqerosni shumë, mund të bëheni pak “të pisët”.
Profili i bukurisë së Akrepit
Sytë e akrepit janë të zjarrtë, pasi kjo shenjë është e rezervuar, e tërhequr, e fshehtë dhe që nuk duan të jenë në qendër të vëmendjes. Stili i tyre i bukurisë e reflekton këtë, me një përzierje të stileve të grimit, të tilla si sytë e nxirë. Aura e tyre natyrisht jep ndjenjën e privatësisë. Shikimi i tyre thotë: “Rrini mbrapa, derisa unë them se ju mund të vazhdoni… ” Ata janë me trupa të fortë, të fshehtë dhe të fuqishëm.
Këshillë për Akrepin? Qëndroni misterioze.
Profili i bukurisë së Shigjetarit
Moda e Shigjetarit ndryshon vazhdimisht duke qenë element i zjarrit. Ajo përfaqëson lëvizjen e pasionit në zodiak e cila i jep një shpirt aventurier dhe një shikim soditës. Ajo ka një pamje të vendosur. Ashtu si shigjetari ata mund të ngjajnë me kalin me fytyrën e gjatë dhe flokët bisht.
Këshillë për këtë shenjë është që ata të ngadalësojnë pak. Të mendojnë dy herë përpara se të përplasin derën.
Profili i bukurisë së Bricjapit
Femra e bricjapit mund të duket e rezervuar, jo e ftohtë por serioze dhe konservatore. Ato kanë një pamje stoike, me një stil të errët, të projektuar dhe një grim gjithmonë të përshtatshëm. Ata nuk marrin shumë rrezik përsipër, kjo lidhet dhe me stilin e tyre të bukurisë.
Këshillë për bricjapin? Shkëlqeni, qetësohuni dhe merrni një risk.
Profili i bukurisë së Ujorit
Ujori është një karakter i pazakontë i zodiakut që duket jashtë mureve të estetikës. Ujorëve u pëlqen të jenë të ndryshëm, dhe shpesh mund të vijnë me një stil bukurie të veçantë. Ata kanë shpesh një fytyrë në formë zemre dhe një nofull të fortë. Mënyra e të veshurit thotë se ata janë jashtë çdo imagjinate.
Këshillë për ujorin? Mos bëni asgjë të çuditshme, qëndroni të veçantë në mënyrën tuaj.
Profili i bukurisë së Peshqve
Peshqit janë një shenjë e ujit dhe si të tillë mund të kenë një pamje shumë të butë dhe të freskët dhe sy si të përlotur. Të lindurit e kësaj shenje kanë flokë të mrekullueshëm, të trashë, të shëndetshëm, me shkëlqim dhe të valëzuar.
Trupat e Peshqve janë me një formë të pazakontë dhe gishtat po ashtu. Me një mendje prej artisti, femrat e Peshqve janë të tërhequr pas stilit të bukurisë dhe modës që reflektojnë format e detit, me një gri të lehtë ose hijet e syve ngjyrë vjollce.
Këshilla për peshqit: Të qëndrojnë të butë dhe të qetë: mos u përpiqni të krijoni një mur midis jush, modës dhe kreativitetit.
Burimet: Anabel, Star Sign Style
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit