Tinka Kurtit ia dhurojnë fotografinë kur ka qenë e vogël, por në foto ishte dikush tjetër!

Në mbyllje të festivalit “KoKoFest” në Korçë, ka ndodhur çudia shqiptare e radhës. Organizatorët e festivalit i kanë bërë befasi aktores së madhe, Tinka Kurtit, me një fotografi ku supozohej të ishte ajo si e vogël.
Aktorja është “prekur” shumë, ndërsa fotografia është shtypur në qindra kopje, për ta bërë dhuratë festivali.
Dritare.net mëson se e vërteta qëndron krejt ndryshe, pasi në foton që presupozohej të ishte Tinka Kurti, në të vërtetë është Liri Qemail Quku, një ish-mësuese në Shkodër. Quku nuk jeton më, por kanë reaguar familjarë të saj të cilët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë gjest të organizatorëve.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































