Timbland ka njoftuar se ekzekutivët pranë kompanisë incizuese “Blackground” ishin bërë xhelozë për suksesin e tij dhe kishin kontaktuar kompani të tjera incizuese duke iu thënë atyre që të mos e angazhojnë këngëtarin.

Timothy Mosley, emri i vërteti i yllit të muzikës hip-hop, ka shtuar se kompania i ka borxh shumë para. Sipas TMZ.com, ai po kërkon përfundimin e kontratës me kompaninë incizuese dhe kërkon dëmshpërblim, megjithëse shifrat ende nuk janë bërë të njohura.